Sinoret e Luznisë

Studiuesja Emrie Skuka ka shkruar me përkushtim e kompetencë për Luzninë,tradita, etnografinë, folklorin,frazeologji dhe ligje popullore,historinë në periudha të caktuara përballë turkut, luftën përballë serbit, po edhe kohën e Monarkisë, luftën partizane si dhe periudhën e monizmit. Është pra, një pasqyrimi gjerë i një realitetit të gjallë të kësaj krahine. Në hyrje të librit, shkrimtari i shquar AgronTufa e përcakton atë si një libër të shquar monografik, filozofik e publicistik, studimor, kronikal e enciklopedik.…

Lexo më shumë

“Qesh e qaj me lot”, dëshmi e pjekurisë krijuese të Mevlud Bucit

Në poemën e vet madhore “Gomari i Babatasit”, poeti ynë i dashur Gjergj Fishta pasqyron një moment. Një deputet vjen me gomar në parlament dhe e lidh zinxhirin e kapistrës tek kangjellat e godinës. Sot deputetët tanë nuk shkojnë me gomar në parlament, por me makina të shtrenjta, po gomarllëqet e tyre nuk kanë fund ndaj, po të rilexonin poemën e Fishtës, do ta kuptonin se po të shkonin me gomerë në parlament do të ishin më afër të vërtetës së tyre.…

Lexo më shumë

BUJAR KAPEXHIU, “DIAMANTI” I ARTIT DHE KULTURËS KOMBËTARE

Nga Halil RAMA

Nderimi nga kreu i shtetits, me dekoratën e lartë, është para së gjithash vlerësim i arritjeve të spikatura të Prof.Dr.Bujar Kapexhiut në fushën e regjisurës, karikaturës e të interpretimeve të paharrueshme kinematografike, të cilat kanë karakterizuar veprimtarinë e tij profesionale të shumanshme artistike si dhe për vlerat e çmuara në edukimin, formimin dhe përgatitjen e disa brezave artistësh të rinj.

Lexo më shumë

Agron Tufa: Historia e letërsisë sonë më mirë të mos shkruhet njëherë

 

Një bisedë me shkrimtarin Agron Tufa është gjithnjë shumëdimensionale, janë angazhimet dhe ritmi i jetës së tij, që e diktojnë këtë: shkruan prozë, poezi, përkthen me po aq intensitet sa ç’përpiqet të krijojë një mundësi komunikimi mes lexuesit dhe autorëve të tjerë, sidomos bashkëkohorë, të gjeneratës të tij. Është ndër shkrimtarët e parë të pas ’90-s i cili theu kanonet skematike të realizmit socialist, që e vazhdoi letërsinë si vokacion e ndërgjegje intelektuale, bashkë me detyrat “politike” në zbardhjen e krimeve të komunizmit, në krye të Insitutit të Studimeve të Pasojave dhe Krimeve Komuniste, reflektuar në botimet që dëshmojnë e rrëfejnë diktaturen

Sepse është e sigurtë që do të manipulohet, cilidoqoftë kriteri, qasja, metoda.

Lexo më shumë

Poezi nga Xhoana Tafçiu

PO NDJEJ TE FTOHTE

Po ndjej të ftohtë,
Këtu për rreth, gjithçka e akullt,
Po ndjej të ftohtë.
Përse vallë?
Askush nuk ma thotë arsyen,
Pse ndjej të ftohtë.
Në këtë ditë të nxehtë vere,
Po ndjej të ftohtë.
Sa shumë e akullt qenka kjo botë!
Unë i afrohem e ajo largohet,
Unë i buzëqesh e ajo tërbohet,
Kur rri e mërzitur, ajo gëzohet,
Unë i jap dorën, ajo më shtyn,
Harron se fytyrën e vet po pështyn.…

Lexo më shumë

Guri i Vashës

1. Kryekomandanti po kthehej nga Petraalba. Era loste me pelerinën e tij ngjyrë qielli, që i fërfëllonte pas shpatullave. Nga goja e atit bryms varej shkuma e bardhë, kurse kokrra djerse i rrokulliseshin nga qafa. Kishin dhjetë ditë që udhëtonin. Kishin vrapuar natën dhe ditën. Nga kalaja e Krujës në AIbulenë, nga Arbulena në Modriç, në Stellush, në Petraalbë (Guri i Bardhë, ky toponim romak e nervozonte atë), e prej andej qenë nisur për në kalanë e SlIuçit, mbi qytetin e Varoshit, në Qafëmurrë.…

Lexo më shumë

Kontributi i Ali Maliqit në Luftën Antifashiste

Albert Kotini: Ali Maliqi në historinë e Dibrës dhe Shqipërisë
Botimet Botart / 272 faqe, me fotografi.
ISBN: 978-9928-219-87-9
Çmimi: 1000 lekë
E gjeni në çdo librari

Në Dibër njihnin Maliqtë, Lleshët, Ndretë e Kaloshët, ndërkohë, nga ana tjetër, shekujt u lyen me bojën kuq e zi, ku ekzistonte edhe “lënda e errët” që karakterizonte antikomunistët. Tashmë “reaksionarët” treteshin në pa historishmëri, edhe pse populli i Dibrës e kishte të kyçur në memorien e tij shekullore të vërtetën, kur heshtën për Maliqtë, Kërçshtit, Kaloshët etj.,…

Lexo më shumë

Në ashensor

Kujdestari i pallatit, z. Martinez ndalon në korridor përballë ashensorit. Ai shtyp butonin dhe pret.
I duhet të zbresë në bodrum, të marrë veglat për të montuar një bravë dere.
Heq kapelen, prek me mollëzat e gishtave çaçkën e kokës, – ku aksidentalisht pati marrë një plagë, që tashmë sapo është mbyllur, – dhe bie në dilemë: ta kruajë, apo të mos e kruajë plagën?…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

Kamtrupthi: Këmbëtrupthi. Thuhet për dikë që nuk tregohet i kujdesshëm dhe hyn në një problem pa e gjykuar shumë. Mos shko kamtrupthi. Filani gjith herësh kështu ka shkuar, kamtrupthim. Mos shko ku të çojnë këmbët.
Pallajermas. Nga jerm, në tym, kuturu, me përforcim emocional (si pallë). Thuhet për dikë që s’tregohet i vëmendshëm, që nxitohet. Ke shkuar pallajermas.…

Lexo më shumë

Mjeku i pagabueshëm

Kishte qenë një burrë që e quanin Nelë Kazani, por i thonin Nelë Akshami – fatngrysur. Kishte nëntë fëmijë, se në dhjetë vjet martese e shoqja, një dërdënge, kishte pjellë çdo vit. Nela kishte pak tokë, mezi bënte bukën për pesë muaj. Iu lut Zotit:
– O Zot, ma bjer vdekjen një sahat e ma parë se kështu nuk jetohet.
Zoti ia dëgjoi lutjen dhe ja ku para tij u shfaq engjëlli Xhebrail.…

Lexo më shumë
1 34 35 36 37 38 56