Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë

Ritëm vallje e refren kënge

Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë në pranin e miqve, dashamirësve të kulturës, shkrimtarë e artistë, u promovua libri kushtuar Xhelal Çerpës, një artist shumë dimensional, në fushën e kulturës jo vetëm në Dardhë, por edhe më gjerë. Nën moderimin e aktorit Llesh Nikolla folën për librin dhe sollën kujtime për Xhelal Çerpën, aktorin, humoristin, valltarin, autorin e teksteve e muzikë të disa këngëve, organizatorin e shumë aktiviteteve kulturore artistike për 40 vite me radhë si drejtues kulture në Zall Dardh por edhe në Maqellarë, Guri i Zi , Shkodër, në HC Fierz etj.…

Lexo më shumë

KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK

Parathënie

KALAJA E DODËS – VËSHTRIM ENCIKLOPEDIK
Dheu i Kalasë së Dodës (emërtimi dhé është i autorëve; përdorimi është gjithëpopullor në truallin, për të cilin është shkruar libri) ka kufij natyrorë e historikë Veleshicën e Ujët e Lapave. Është një dhé me kroje e me kopshte. Me ara e me livadhe. Me kullota e me bjeshkë. Me ujëra e me ujëvara.…

Lexo më shumë

Nga Peshkopia në Fushë Lurë, rrugës nga Grykë Noka

 

Kisha ikur për disa ditë nga Tirana për të eksploruar një pjesë të Shqipërisë që ende nuk e kisha vizituar. Kështu që u nisa nga Peshkopia për në Fushë Lurë.
Kjo zonë e vendit është padyshim e mrekullueshme, por unë nuk po udhëtoja si turist dhe, meqë kisha kohë të kufizuar, nuk mund të qëndroja askund për shumë gjatë.
Duhet ta them që në fillim se kjo histori ka ndodhur në një kohë kur shumë pak të huaj vizitonin zonat e largëta të Shqipërisë, por gjithashtu duhet të them që personalisht nuk u ndjeva kurrë i kërcënuar dhe nuk pata probleme.…

Lexo më shumë

Krijimtari nga Anisa Tufa

BOSH

E di se asgjë-ja ndodhet kudo
madje edhe në thellësinë e sinqeritetit
E di se edhe boshllëku ngjason me asgjë-në,
me hic-in.
Shumë gjera di për asgjë-në…
sa sirtaret e shpirtit nuk pranojnë dosje bosh, dosje me asgjë.
Ia di kuptimin deri në rrenjë këtij dreqi boshi, bosh…
e ndiej deri në pikën e fundit të qenies time
të cilën shkatërron dita ditës me asgjë-në e tij.…

Lexo më shumë

Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX

Parafjalë për botimin

Monografia “Letërsia dhe procesi letrar në shekullin XX” synon të përmbushë një njohje sa më përfaqësuese të peizazhit europian e më gjerë në kulturat letrare përgjatë shekullit XX. Në këtë vëllim (sikundër dhe në dy vëllimet e tjera të ardhshme) kemi parashtruar një variant sa më efikas të procesit dhe rrjedhave letrare të shekullit, duke u orientuar nga kriteri i kanonit dhe kodit të traditave letrare, të cilat kanë përcaktuar specifikën e vetëdijes letrare të epokave, të shkrimtarëve dhe të lexuesve, midis normës dhe tabuve në krijimin dhe receptimin e letërsisë.…

Lexo më shumë

Michele Mëziu, muhrraku në origjinë, talenti në shkëlqim

 

Në historinë e saj Dibra ka shumë personalitet që kanë bërë emër brenda dhe jashtë Shqipërisë, në çdo fushë të jetës dhe një shtrirje të gjatë kohore. Vazhdon të rritet ky numër nga dita në ditë, kudo ku jetojnë e punojnë dibranet në çdo skaj të botës dhe pasardhësit e tyre duan të kenë një emër të zëshëm dhe të dallohen për vlerat që mbartin.…

Lexo më shumë

Për librin “Lutfi Ndreu, mësues dhe artist”

 

Kur dikush, mik i afërt apo një i panjohur që ta njeh sado pak përkushtimin e përvojën dhe sidomos gatishmërinë dhe dashamirësinë për të kontribuar në një proces krijues apo veprimtari vlerësuese, të kërkon të shkruash për një personazh të njohur, e ke të vështirë të kundërshtosh apo, për mirësjellje, të sajosh e të renditësh argumente e pengesa që ta bindësh sado pak porositësin se koha dhe detyrat e përditshme të pengojnë ta kryesh këtë kërkesë.…

Lexo më shumë

PESHA E FJALËS

 

Dritan Qoku ka lindur në Kërçishtë të Epërm të Dibrës më 30 qershor të vitin 1975. Pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, përfundoi edhe studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të natyrës, Tiranë.  Ai sot është i martuar dhe ka dy fëmijë. Një aksident në vitin 2011, e detyroi të ulej në karrige me rrota, gjë që ndoshta e shtyu në rrugën e krijimtarisë aritstike.…

Lexo më shumë

Poezi nga Astrit Balliu

Astrit Balliu u lind në Muhurr të Dibrës më 5 maj 1973. Për shkak të varfërisë, në vitin e tretë gjimnaz, ndërpreu shkollën duke marrë rrugën e emigracionit, ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij. Prej 23 vitesh jeton e punon në Greqi.
Pasioni i tij për të shkruar ka lindur që në fëmijëri, por ai do bëhej i njohur për lexuesit me ardhjen e mediave të reja.

Lexo më shumë
1 36 37 38 39 40 55