Bashkimi shqiptar në ritin e festimeve të Nevruzit

Riti…
I pari: Ata pres?
I dyti: Me kalë e me thes.
I pari: A ta pres or gegë?
I dyti: Me kalë e me shegë.
I Pari: A ta pres or toskë?
I dyti: Me kalë e me plloskë.
I pari: A ta pres?
I dyti: Preje…

Dita e Nevruzit (Jetë e re) si festë pagane, e lidhur me pranverën, me “bukoliket” dhe “gjeorgjiket”, bujqësinë dhe blegtorinë, me pemëtarinë e vreshtarinë në veçanti festohet nga banorë të krahinave të ndryshme të Shqipërisë në vlerë të kohëve të lashta mbushur me rite parakristiane.…

Lexo më shumë

Mallkimi i sheh Murat Begut

Historia që po tregojmë ka ndodhur këtu e pesqind e ca vite më parë, në fshatin e Allejbegisë. Sheh Murat begu, njeriu që ndërtoi xhaminë e këtij fshati, ka qenë në atë kohë njeri me shumë influencë, jo vetëm në fshatin ku banonte, por dhe në rrethinat për rreth. Thuhej se kishte miqësi të ngushtë me Agollet e Kërçishtit dhe me gjithë paritë e zonës dhe thirreshin për çdo sebep.…

Lexo më shumë

Fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

S’ka me krue dhamin: S’ka as për të kruajtur dhëmbin. Thuhet për dikë që është shumë i varfër, që nuk ka asgjë.
Berr’: Barrë kripe. Thuhet për një njeri që është shumë i bezdisshëm, të ngjitet pas.
U ba kamë e dër’: U bë këmbë e dorë: u fejua apo u martua.
Un’ e kërcun’: Urë e kërcu.…

Lexo më shumë

Zyberi u flet të vdekurve

Të parët e një katundi u grindën se cili do të bëhej kryeplak. Njëri kërceu e tha:
Më mirë të bëjmë kryeplak Zyberin, se kështu nuk i ngelet hatri asnjërit.
Zyberi ishte më i humburi i katundit. E thirrën dhe i thanë:
Zyber, prej sot je kryeplak.
Unë nuk mund të drejtoj shtëpinë time, jo më katundin me treqind shtëpi.
Po paria e katundit nxori vulën e ia dha, duke mos pranuar asnjë kundërshtim nga Zyberi.…

Lexo më shumë

Tre Hasanët

Për bujarinë dhe “bukën e Zajmit”, në gojën e popullit kemi edhe nji ankdotë:
“Hasan beg Zajmi, shquhej në Dibër për mikpritjen e tij. Si e shembi në dajak Jashar Gazi Toçin, kajmekamin turk në Peshkopi, i doli nami në nëndë malet e Dibrës. Pikërisht për këtë gjë e kapi cmira Hasan beg Xhilagën. Një natë, ky ndodhej për darkë tek Hasan beg Karahasani.…

Lexo më shumë

Sinoret e Luznisë

Studiuesja Emrie Skuka ka shkruar me përkushtim e kompetencë për Luzninë,tradita, etnografinë, folklorin,frazeologji dhe ligje popullore,historinë në periudha të caktuara përballë turkut, luftën përballë serbit, po edhe kohën e Monarkisë, luftën partizane si dhe periudhën e monizmit. Është pra, një pasqyrimi gjerë i një realitetit të gjallë të kësaj krahine. Në hyrje të librit, shkrimtari i shquar AgronTufa e përcakton atë si një libër të shquar monografik, filozofik e publicistik, studimor, kronikal e enciklopedik.…

Lexo më shumë

“Qesh e qaj me lot”, dëshmi e pjekurisë krijuese të Mevlud Bucit

Në poemën e vet madhore “Gomari i Babatasit”, poeti ynë i dashur Gjergj Fishta pasqyron një moment. Një deputet vjen me gomar në parlament dhe e lidh zinxhirin e kapistrës tek kangjellat e godinës. Sot deputetët tanë nuk shkojnë me gomar në parlament, por me makina të shtrenjta, po gomarllëqet e tyre nuk kanë fund ndaj, po të rilexonin poemën e Fishtës, do ta kuptonin se po të shkonin me gomerë në parlament do të ishin më afër të vërtetës së tyre.…

Lexo më shumë

Poezi nga Xhoana Tafçiu

PO NDJEJ TE FTOHTE

Po ndjej të ftohtë,
Këtu për rreth, gjithçka e akullt,
Po ndjej të ftohtë.
Përse vallë?
Askush nuk ma thotë arsyen,
Pse ndjej të ftohtë.
Në këtë ditë të nxehtë vere,
Po ndjej të ftohtë.
Sa shumë e akullt qenka kjo botë!
Unë i afrohem e ajo largohet,
Unë i buzëqesh e ajo tërbohet,
Kur rri e mërzitur, ajo gëzohet,
Unë i jap dorën, ajo më shtyn,
Harron se fytyrën e vet po pështyn.…

Lexo më shumë

Guri i Vashës

1. Kryekomandanti po kthehej nga Petraalba. Era loste me pelerinën e tij ngjyrë qielli, që i fërfëllonte pas shpatullave. Nga goja e atit bryms varej shkuma e bardhë, kurse kokrra djerse i rrokulliseshin nga qafa. Kishin dhjetë ditë që udhëtonin. Kishin vrapuar natën dhe ditën. Nga kalaja e Krujës në AIbulenë, nga Arbulena në Modriç, në Stellush, në Petraalbë (Guri i Bardhë, ky toponim romak e nervozonte atë), e prej andej qenë nisur për në kalanë e SlIuçit, mbi qytetin e Varoshit, në Qafëmurrë.…

Lexo më shumë

Në ashensor

Kujdestari i pallatit, z. Martinez ndalon në korridor përballë ashensorit. Ai shtyp butonin dhe pret.
I duhet të zbresë në bodrum, të marrë veglat për të montuar një bravë dere.
Heq kapelen, prek me mollëzat e gishtave çaçkën e kokës, – ku aksidentalisht pati marrë një plagë, që tashmë sapo është mbyllur, – dhe bie në dilemë: ta kruajë, apo të mos e kruajë plagën?…

Lexo më shumë
1 33 34 35 36 37 55