Vajkali, porta perëndimore e Dibrës

Vajkali ka qenë historikisht baza e minierës së kromit në Bulqizë dhe vetëm nga ky fshat kanë lënë jetën në minierë mbi 20 vetë.

Nga Adriatik Balla*

Vajkali është fshat famëmadh e historik në qarkun e Dibrës. Aktualisht përfshihet në njësinë urbane të Bashkisë Bulqizë. Fshati në fjalë shtrihet në pjesën më të sipërme të luginës së Bulqizës, në të dy anët e saj, në lindje të qafës së Buallit, në lartësinë 740-800 m (territori i fshatit shtrihet nga 720 m në zalli tek Pishat e deri në 2101m që është maja e Kreshtës së Balgjait).…

Lexo më shumë

Ndahen çmimet kombëtare për Letërsinë
Agron Tufa fiton çmimin e parë

“Ngjizja e papërlyeme” shpallet libri më i mirë në kategorinë e romanit’

Agron Tufa fitoi çmimin Kombëtar të Letërsisë, për kategorinë “Romani më i mirë i vitit”, me romanin “Ngjizja e papërlyeme”, “për një rrëfim mjeshtëror dhe një galeri të pasur personazhesh, ku gërshetohen së bashku historia, fantastikja dhe grotesku”.
Në datë 23 dhjetor 2022, në hollin e Akademisë së Arteve të Shqipërisë, u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.…

Lexo më shumë

Fati i individit në dy romanet e shkrimtarit Agron Tufa

Të dy romanet e shkrimtarit Agron Tufa ndërthurin fatin e individit. “Ngjizja…” përshkruan individin në diktaturë dhe shtypjen e tij në forma dhe mënyra të ndryshme, që vjen si rezultat i ingranazheve shtypëse të sistemit, ndërsa “Paqja e përgjakur…” trajton fatin e individit në bashkëkohësi, në demokraci, madje në dekadat e fundit, gjë që del edhe nga një mori shenjash tekstuale dhe elementeve të tjera.

Lexo më shumë

“Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë”, një arritje e arkeologjisë

Reçensë e monografisë “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” të studiuesit prof. Adem Bunguri.

Nga Prof. dr. Neritan CEKA

Punimi i studiuesit Adem Bunguri me titull “Përkrenare ilire në Shqipëri dhe Kosovë” vjen për diskutim vetëm një vit pas monografisë “Vegla bakri dhe sëpata bronzinë Shqipëri dhe Kosovë”. Në këtë punim, ashtu si edhe në punimin e mëparshëm, autori trajton një kategori të veçantë objektesh prej bronzi, siç janë përkrenaret ilire.…

Lexo më shumë

Hidajet Lahu, Atdheu është i bukur në çdo cep të tij

Hidajet Lahi promovon dy librat e tij

Këto ditë janari 2023, autori Hidajet Lahi, një intelektual i njohur dibran, promovon në Tiranë dy librat “Atdheu është i bukur në çdo cep të tij” dhe “Ujemuja”, monografi, etnografi kushtuar vendlindjes. Një vështrim historik shkruar me fakte e dokumenta, me ngjarje e njerëz të kësaj treve të njohur.
Në promovim morën pjesë banorë nga zona e Ujemujës, por dhe nga zonat përreth e më gjerë.

Lexo më shumë

“Mexhit Capa dhe krahët e fisit”, një monografi studimore e Mevlud Bucit

Historia e fisit Capa është historia e ndritur e një fisi që luftoi për qëndresë dhe mbijetesë ndaj të huajit, sidomos ndaj pushtuesit serb.

Në librat e tij, Mevlud Buci mbështet në një lëndë jetësore të pasur, në gjurmime të jetës së njerëzve, të traditave, bën lidhje të viteve të shkëputura për shkak të dramave dhe lëvizjeve (fisi Capa lëvizi nga Katër Grykët dhe u vendos në Dibër të Madhe), evidenton të shkuarën dhe të sotmen duke krijuar marrëdhënie kohore dhe hapësinore mes tyre, po kështu ngre lart njerëz të suksesit që kanë çarë në jetën e tyre përmes punës dhe ndershmërisë.

Lexo më shumë

Havzi Nela, i rrallë por jo i vetëm

Homazh për poetin nga Selami Nazifi

Para disa vitesh shkoja shpesh tek një farmaci bujqësore, që ndodhet diku pranë Pazarit të Ri në Tiranë. E dija që farmacisti ishte nga Kukësi. Një ditë, pasi mora porosinë që më duhej, e pyes farmacistin:
– A din gjë, ku është varrosur për së dyti herë i ndjeri Havzi Nela?
Mendohet pak sekonda e më thotë:
– Në fshatin e lindjes, në Kollovoz.…

Lexo më shumë

Fushë Bulqiza – Katundi i enigmave, vendeve të shenjta, hambari bujqësor mes malesh

Fushë-Bulqiza është katund me pasuri, ku mbi 300 hektarët e fushës së saj pjellore përbëjnë hambarin e kësaj krahine. Fusha përshkohet mes për mes nga rruga e Arbrit, një arterie që do të gjallërojë ekonominë në të ardhmen, do të shtojë bizneset dhe do të rrisë të ardhurat.

Nga ADRIATIK BALLA*

Fushë-Bulqiza është fshati më i madh në sektorin e sipërm të luginës së Bulqizës, pozicionuar në pjesën lindore të saj.

Lexo më shumë

Liqeni i dashurisë…

Në malësinë e Martaneshit ka disa grupe liqene akullnajore, por ato të Dhoksit krijojnë një ansambël unik natyror, me rëndësi në disa drejtime.

Nga ADRIATIK BALLA

Liqenet akullnajore janë ndër objektet më të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Të gjendur në lartësitë e maleve shqiptare, këta trupa ujorë kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve vendas e të huaj, madje për to ka thurje në të githa gjinitë letrare dhe histori nga më të pabesueshmet. 

Lexo më shumë

“Kushtetuta e dheut të Lurës”

Gëzim LOKA: Kjo trashëgimi historike e Dheut është bërë pronë-  e kujtesës kolektive të brezave luras dhe do të udhëtojë ende në shekuj e mijëvjeçarë, si një mesazhim vlerash që u krijuan në kohë të vështira për Lurën dhe që iu mbijetuan të gjitha kohëve.

Nuk është e lehtë të shkruash për Kararet e Dheut dhe t’i shohësh në këndvështrimin tënd, kur rreth tyre ka pasur dhe ka ende orvajtje serioze të autorëve të njohur për të depërtuar në arealin e krijimit dhe funksionimit të tyre në kohë-hapësirën luriane.

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7 56