Bulqizë, mungon landfilli për përpunimin e mbetjeve urbane

Organizata “SHERM” po realizon në Bulqizë projektin “Monitorimi dhe vlerësimi i ofrimit të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane” që financohet nga Lëviz Albania. Organizata ka vëzhguar mjedisin në të shtatë njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë (Krastë, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebisht) dhe ka arritur në përfundimin se mbledhja dhe përpunimi i mbetjeve urbane është një problem i pazgjidhur.…

Lexo më shumë

Ndërtimi i rrugës Arras – Lurë, domosdoshmëri për zhvillimin e turizmit dhe kërkimin e mineraleve

 

  • Dibra ka nevojë për shumë rrugë dhe magjistrale të tjera rrugore që duhet të ndërtohen për tu vënë në shërbim të përshpejtimit të vënies në qarkullim ekonomik të pasurive te saj mbitokësore e nëntokësore.
  • Para se të përfundoj ndërtimi i Rrugës së Arbërit, dibranët duhet të mendojnë për hapat e mëtejshëm të projektimit e ndërtimit të magjistraleve të tjera rrugore për të garantuar një zhvillim të shpejt e të qëndrueshëm, për ti paraprirë perspektivave zhvillimore që ofrojnë pasuritë natyrore të saj në të gjithë territorin e bashkisë, të mbitokës dhe të nëntokës.
Lexo më shumë

Velenja e Sllovenisë, shembulli që duhet ndjekur për zhvillimin e Bulqizës

Në maj 2018, me një grup teknikësh të servisit të fabrikës të prodhimit te elektroshtëpiakëve “Gorenje” të udhëtonim për në Velenjë, Slloveni. Rrugë e gjatë, por e bukur. Në mëngjes pasi lanë kufirin, kalojmë me radhë qytetet e bukura dhe të sistemuara të Tivarit, Budvës deri tek trageti për në pjesën tjetër të Malit të Zi. Pas një orë tjetër udhëtimi jemi në Kroaci.…

Lexo më shumë

Çfarë i kemi borxh Gjergj Kastriotit?

Nuk mund të debatosh, të hedhësh ide të ndryshme për një figurë mbarëkombëtare, me vlera të shumta në kuadrin e ujdhesës ilirike, të kontinentit evropian e më tej, pa studiuar imtësisht dokumente, shkrime, libra historik, folklor etj., të mjaftueshëm, të historikërkuesve, bashkangjitur me toponomistikën gjeografinë dhe të dhënat arkeologjike.
Këtij strategu të madh ushtarak, politikani të urtë, atdhedashurues me aftësi të mëdha kompromisesh politike e ushtarake, i cili i ka dhënë emrin shekullit të pesëmbëdhjetë i janë kushtuar me qindra vepra, artikuj, poema, poezi, piktura, sonate etj.…

Lexo më shumë

Përkujtohet rikthimi i Skënderbeut nga Nishi në Dibër

 

Më 25 nëntor 2018, në Sinë të Dibrës, nën kujdesin e shoqatave “Çidhna dhe Kastriotët” dhe “Unioni i krijuesve dibranë” u bënë dy aktivitete në kuadër të Vitit të Skënderbeut: Imitimi i kthimit të Skënderbeut nga Nishi në Sinë të Çidhnës (1443) dhe sesioni shkencor në Qendrën Kulturore Peshkopi, ku u trajtuan 7 kumtesa në fusha të caktuara.
Nderuan me pjesëmarrje dhe kumtesa në sesionin shkencor: Profesor Paskal Milo, Prof.as.…

Lexo më shumë

Zjarret në pyje, si të bashkëveprojmë për t’i parandaluar

Njerëzit dhe pyjet kanë qenë e janë aleatë të përhershëm, ndoshta që nga koha e krijimit të botës, si një binom i pandashëm. Në këtë rrugëtim të gjatë e të përbashkët, ka qenë dhe mbetet detyrë e njerëzimit të shtojë kujdesin për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve. Mbjellja e fidanëve të rinj, mosprerja pa kriter dhe parandalimi i zjarreve në pyje, do të ishin tre pikat më të forta për të mbajtur dhe forcuar këtë aleancë të lashtë sa vetë jeta.…

Lexo më shumë

Kuvendi i Lezhës

“Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj dhe me një tjetër çlirimtar se Arbërisë nuk i mungojnë burrat. . Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj. Armën nuk ua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushta”
(Skënderbeu, Krujë 1443)

Gjergj Kastriot-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe me i shquar i elitës drejtuese shqiptare, i cili udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osman.…

Lexo më shumë

Skënderbeu dhe martirizimi i pashoq i Dibrës

…Dëmet që treva dibrane pësoi gjatë fushatave osmane qenë të mëdha. Por sakrificat e pallogaritshme njerëzore dhe materiale ajo i pësoi në vitet 1466-1467, gjatë rrethimit të dytë dhe të tretë të Krujës. Gjatë rrethimit të dytë, në pamundësi për të shtënë në dorë kalanë e Krujës sulltan Mehmeti II shpresoi se do ta thyente rezistencën e Skënderbeut duke asgjësuar bazën njerëzore dhe ekonomike të rezistencës shqiptare.

Lexo më shumë

Orkestrina e Matit njëra nga mrekullitë e trashëgimisë shpirtërore shqiptare

Trashëgimia Kulturore shqiptare, si pjesë e identitetit tonë kombëtar, përbën kontributin më të vyer, më origjinal e identifikues e shprehur magjishëm në këngët e vallet, veshjet e rapsoditë, baladat e ritet, lojrat popullore e krijimet gojore, ndërtimet e mënyrën e jetesës, gjuhën etj, Ajo është e vjetër sa vetë njerëzimi dhe përfshin shumë fusha studimore që nga arkeologjia, etnofolkloristika, etnografia, gjuhësia, historiografia, arkitektura, etj.…

Lexo më shumë
1 107 108 109 110 111 161