Skënderbeu dhe martirizimi i pashoq i Dibrës


…Dëmet që treva dibrane pësoi gjatë fushatave osmane qenë të mëdha. Por sakrificat e pallogaritshme njerëzore dhe materiale ajo i pësoi në vitet 1466-1467, gjatë rrethimit të dytë dhe të tretë të Krujës. Gjatë rrethimit të dytë, në pamundësi për të shtënë në dorë kalanë e Krujës sulltan Mehmeti II shpresoi se do ta thyente rezistencën e Skënderbeut duke asgjësuar bazën njerëzore dhe ekonomike të rezistencës shqiptare. Madje inatin që i shkaktoi sulltanit për të dytën herë Kruja heroike ai e shkarkoi në trevën dibrane…Në korrik të vitit 1466, sulltani marshoi drejt krahinës së Dibrës dhe viseve të tjera të shtetit të Skënderbeut. Kudo ushtritë osmane kryen mizori, plaçkitje, rrënime e djegie, të cilat e detyruan një pjesë të popullsisë të kërkonte strehim në skutat malore…”

Nga Abdurahim Ashiku

Gjergji i Gjon Dibranit (po përdor llagapin e Volaterranus (1434-1516)) njeriut që ka qenë pranë Kastriotëve po aq sa edhe humanisti i madh Marin Barleti) – Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është dibran, me rrënjë në Sinë të Dibrës, nuk është as sllav e as “feudal grek i helenizuar mesjetar”…
Kam në dorë veprën “Historia e Dibrës” të historianit të madh të kohës sonë Kristo Frashëri, një rrëfim historik që nuk është thjesht “dibran”, por kombëtar, veçanërisht kur ai lidhet me origjinën e kryetrimit arbër, me 18 nga 25 betejat fitimtare të tij në krye të arbërve në truallin e Dibrës, me trimërinë arbërore por edhe me dhimbjen dhe tragjedinë e trevave ku u zhvilluan betejat dhe ku shpata e pushtuesit otoman preu me qëllim zhbihjejeqafa pleqsh e plakash, burrash e grash, fëmijë në djep…
Betejat e mëdha të kryetrimit shqiptar na qëllon që ti lexojmë në qetësinë e të ndjekurit të një filmikalorësiak, të gjëmimit të tambureve dhe vringëllimit të shpatave pa e vrarë mendjen se çfarë dhimbje sillnin ato, çfarë peshe të jashtëzakonshme mbante mbi shpatulla një popull i vogël në numër dhe një vend në një hapësirë të ngushtë gjeografike.
Tek lexoja Kristo Frashërin (vazhdoj ta lexoj e ta rilexoj, ta nënvizoj e të shkëpus pjesë nga “Historia e Dibrës së tij”) ndjeva trimërinë e pashoqe, dhimbjen e plagëve, kohën në dejet e gjakut tim.
Populli im, të parët e mi, kanë hequr atë që nuk e ka hequr popull tjetër në Evropë, është vgjerë dhe shkrirë si qiriu. Por, për këtë, më mirë t’ia lë penën disa fragmenteve nga dhimbja e madhe përcjellë nga historiani Kristo Frashëri, tashmë dibran po aqsa edhe përmetar.
“Në epopenë skënderbegiane treva dibrane luajti një rol të rëndësishëm nga pikëpamja gjeografike dhe njerëzore. –thekson Ai. Nga pikëpamja gjeografike trevës dibrane, e cila ndodhej në kufijtë lindorë të Shqipërisë së çliruar, i takoi të luante rolin e ledhit për ta mbrojtur vendin nga ushtritë osmane meqenëse në shumë raste ato i turreshin Shqipërisë nga gryka e Radikës ose nga Gryka e Drinit të Zi. Ledhin mbrojtës në këtë sektor e përbënin luftëtarët dibranë me në krye Mojsi Golemin ose siç quhej ndryshe Mojsiu i Dibrës. Gjithashtu nga pikëpamje njerëzore kontributi që dha treva dibrane në mbrojtjen e Shqipërisë së çliruar ka qenë shumë i madh. Sakrificat njerëzore, me të cilat treva dibrane përballoi luftërat mbrojtëse kanë qenë të jashtëzakonshme. Sikurse do të shohim më tej, më 1467 popullsia e trevës ka qenë thellësisht e dhjetuar. Fshatrat e saj qenë rrudhur në shumë pak shtëpi. Dëmet e mëdha që treva dibrane pësoi në ekonomi mund të kuptohen po të kemi parasysh numrin e madh të betejave që janë zhvilluar në këtë trevë dhe taktikën e djegieve, plaçkitjeve, rrëmbimeve që ndiqnin ushtritë osmane, sa herë vërsuleshin kundër Shqipërisë së Çliruar. Veç kësaj, treva dibrane u bë disa herë fushë betejash të përgjakshme. Madje emrat e vendeve dibrane të këtyre betejave si: Torvioll, Sfetigrad, Oranik, Çidhën, Meçad, Vajkal historianët, duke filluar që nga Barleti, i popullarizuan në mbarë Evropën.”
Për historianin Frashëri…”Nuk është rastësi që beteja e parë shqiptare-turke, nga e cila varej në njëfarë shkalle fati i mëtejshëm i Shqipërisë së çliruar, u zhvillua në fushën e Torviollit-një fushë e rrethuar me pyje, në Dibrën e Poshtme, ndoshta në fushën e sotme të Peshkopisë. Ka mundësiqë Skënderbeu ta ketë zgjedhur vetë vendin e betejës (madje këtë e pohon vetë Barleti), mbasi ai e njihte mirë terrenin, njohje kjo që i dha atij mundësinë ta fuste ushtrinë turke të Ali Pashës në kurth. Këtu nuk është vendi për të trajtuar betejat e Skënderbeut, mbasi ata i takojnë historisë së Shqipërisë dhe si të tilla janë trajtuar nëmonografinë kushtuar jetës dhe veprës së Skënderbeut.
Megjithatë këtu nuk është pa vend të vihet në dukje një nga momentet më dramatike për shqiptarët e epopesë skënderbegiane, ku shkëlqen besnikëriae pafund e popullsisë së Shqipërisë së çliruar, përfshirë edhe banorët dibranë, ndaj Heroit. Është fjala për betejën e Ujëbardhës e cila u zhvillua në verën e vitit 1457. Atë vit një ushtri e madhe osmane (sipas burimeve të kohës me 80.000 ushtarë), nën komandën e Isak bej Evrenozit, të cilën e shoqëronte tradhtari Hamza Kastrioti, marshoi kundër Shqipërisë së çliruar. Pasi përshkoi grykën e Radikës armata osmane hyri në trevën dibrane. Këtë na e thotë guvernatori venedikas i Durrësit NarkDiedo. Në raportin që ai i dërgonte senatit të Republikës më 31 korrik 1457 njoftonte se: “Me anën e kësaj letre plot nderim lajmëroj të ndriturin Këthjelltësi tuaj për arritjen e ushtrisë së Turkut, në një vend të quajtur Dibër, vend i të madhërishmit Skënderbej”.
Në Dibër ushtria turke ndeshi një rezistencë të vogël, jo se ushtria shqiptare u thye, por se Skënderbeu u shtir sikur u thye dhe u tërhoq…
“…Gjatë kësaj kohe ushtria osmane, pasi kaluan përmes Dibrës e Matit duke kryer plaçkitjet, djegiet dhe mizoritë e tyre të zakonshme dolën në grykën e lumit Mat…”
“…Popullsia dibrane i qëndroi besnike Skënderbeut edhe në vitet e vështira të mëvonshme. Dëmet që treva dibrane pësoi gjatë fushatave të mëvonshme osmane qenë të mëdha. Por sakrificat e pallogaritshme njerëzore dhe materiale ajo i pësoi në vitet 1466-1467, gjatë rrethimit të dytë dhe të tretë të Krujës. Gjatë rrethimit të dytë, në pamundësi për të shtënë në dorë kalanë e Krujës sulltan Mehmeti II shpresoi se do ta thyente rezistencën e Skënderbeut duke asgjësuar bazën njerëzore dhe ekonomike të rezistencës shqiptare. Madje inatin që i shkaktoi sulltanit për të dytën herë Kruja heroike ai e shkarkoi në trevën dibrane…Në korrik të vitit 1466, sulltani marshoi drejt krahinës së Dibrës dhe viseve të tjera të shtetit të Skënderbeut. Kudo ushtritë osmane kryen mizori, plaçkitje, rrënime e djegie, të cilat e detyruan një pjesë të popullsisë të kërkonte strehim në skutat malore…”
Fatihu… “Gjatë kthimit të tij kaloi nëpër Dibër dhe në viset e Skënderbeut, në Çidhën ku kreu një masakër të përbindshme-masakroi rreth 8000 shqiptarë (sipas Barletit). G. Biemi thotë: u masakruan 30 mijë burra, gra e fëmijë, midis të cilëve 8 mijë luftëtarë…”
Shqipëria e çliruar, siç e emërton në të gjitha rastet historiani Frashëri, për një çerek shekulli u rrudh deri në palcë në njerëz dhe pësoi shkatërrimin më të madh ekonomik në historinë e saj. Historiani, bazuar në “defterin emëror të hartuar nga administrata osmane (mars 1467) për viset e Dibrës së Epërme, të Dibrës së Poshtme, Gollobordës, Rekës e për vise të tjera” thekson se “mbarë treva dibrane kishte 171 fshatra, nga të cilët 153 ishin me banorë, me gjithsej 1331 familje, kurse 18 fshatra ishin krejtësisht të braktisura. Po të kemi parasysh se në shekullin XV familjet kishin karakter patriarkal, pra çdo familje kishte mesatarisht tetë anëtarë për familje (Pashko Vasa njoftonte më 1879 se në Lurë, e cila bën pjesë në malësinë dibrane, kishte dëgjuar për një familje me 225 anëtarë), si rrjedhim, treva dibrane kishte në kohën e regjistrimit 10.648 banorë. Në se marrim në konsideratë se në fillim të epopesë skënderbegiane fshatrat e trevës dibrane kishin secila 40 familje, me siguri me karakter patriarkal dhe në se pranojmë të njëjtën mesatare prej tetë anëtarësh për çdo familje del se treva dibrane kishte në fillim të viteve ’40- të 54.720 banorë. “
Mund të vazhdoj të citoj Kristo Frashërin në “Historia e Dibrës”, Kristo Frashërin në “Skënderbeu”, Marin Barletin në “Historia e Skënderbeut…”, Biemin, Volaterranos, dokumentet evropianë, osmanë etj. në të cilët do të na dalë e njëjta tablo, një heroizëm i pashoq i një populli të vogël dhe një sakrificë e pashoqe e po të njëjtit popull që u gri dhe u zhbi nga shpata dhe mërija e perandorisë më të egër të kohës, madje më e egra e të gjitha kohërave.
Kjo, pikërisht kjo, e zbehtë nga shumë studiues, një trevë që u dogj e u përvëlua sa asnjë trevë tjetër në hapësirën gjeografike shqiptare…
Mbase, për sakrificat e jashtëzakonshme, është koha që Dibra të shpallet “Nder i Kombit”