Dr. Ahmet Alliu, mjeku i parë i Dibrës

Me mjekun e parë dibran, Dr. Ahmet Alliun, u takova para disa ditësh në mënyrë krejt të rastësishme. Kisha pyetur për të sa herë kishte rënë rasti, sidomos gati çdo ditë të bijën, Anjeza Alliu, kur punonja në Ministrinë e Shëndetësise dhe kisha mësuar se ishte mirë nga shëndeti, (përveç një inerventi kirurgjikal që e kishte kaluar me sukses) dhe bënte një jetë të qetë e normale.…

Lexo më shumë

FATMA METHASANI: Gjithçka arrihet me pak inteligjencë, shumë punë, përkushtim dhe dashuri

Ti je një nga figurat e më të dashura për të rinjtë në mbarë Shqipërinë. A mund të shuash kuriozitetin e një publiku më të madh në moshë? Kush është Fatma Methasani?

Si fillim i përshëndes pa përjashtim të gjithë lexuesit.  Unë ndaj me shikuesit e mi çdo ditë detaje për personazhe nga Shqipëria dhe e gjithë bota, por e vërteta është që unë nuk jam e zonja ta bëj këtë për veten time.…

Lexo më shumë

Të jesh grua

Sapo ka dalë në qarkullim libri “Të jesh grua”, i autores Sanie Degjoni Ndreka, botuar nga Shtëpia botuese M&B.
Ky libër me poezi vjen pas disa botimeve të tjera të autores.
Sanie Degjoni Ndreka u lind në Brezhdan, Peshkopi. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, ka punuar si mësuese në disa shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. Ka punuar si drejtore e shkollës 9-vjeçare Arras dhe nëndrejtore e shkollës 9-vjeçare “Selim Alliu”, Peshkopi.…

Lexo më shumë

Zëri i qytetarëve të Bulqizës në mbrojtje të pasurive natyrore

Zëri i qytetarëve të Bulqizës nuk është i dëgjuar, megjithëse vetë Fjala “Bulqizë” vjen nga zëri që “bulxhet”, dhe kjo lidhet më grykën e madhe ku shtrihet territori i Bulqizës.
Që zëri i qytetarëve të Bulqizës të jetë më i fortë dhe të “bulxhet” më fortë, Federata e Pyjeve dhe Kullotave ka ndërmarrë një nismë, që të mobilizojë banorët e Bulqizës në mbrojtje të të drejtave dhe pasurive natyrore.…

Lexo më shumë

Disa mendime rreth romanit të dytë të shkrimtarit dibran Dogjan Dervishi

ROMANI “SHPRESË E THYER”, “VETINGU” I DEMOKRATAHURËS SHQIPTARE

Pamëdyshje e them qartazi se letërsia bashkëkohore dhe shoqëria shqiptare ka në dorë një vepër të re, një roman social-shoqëror që si i thonë prek në plagë, aty ku gëlon jeta e njerëzve të thjeshtë. Besoj se është i motivuar fakti sesi romani i shkrimtarit Dogjan Dervishi është pasqyra e kohës, pasqyra e dukurive të jetës e mbi të gjitha vetingu, i demokratahurës (apo siç thoshte i madhi Dritëro i demoshkërdhatërisë shqiptare).

Lexo më shumë

Projektet e rilindjes urbane Dibër

Qytetarët e  Peshkopisë do të kenë më në fund Unazën e qytetit, mungesa e së cilës krijonte kaos në lëvizjen e mjeteve. Gjatë vizitës në Dibër, Kryeministri Rama i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Dibrës, Muharrem Rama inspektuan kantierin e punimeve që pritet të përfundojnë në pranverën e ardhshme.    

“Është një projekt që është filluar qysh nga ’85-a dhe sa herë janë ndërruar kryetarët e bashkive e kanë premtuar, kanë filluar punimet dhe janë lënë në mes.…

Lexo më shumë

Llixhat, një thesar apo një pengesë për bashkinë e Dibrës?

Llixhat janë një nga burimet natyrore më të begata që ka ne territorin e Dibrës dhe të shfrytëzuara për vetitë kurative. Aktiviteti kurativ në ujërat termale të qytetit të Peshkopisë ka filluar që në vitet 1600, kur janë përdorur nga banorët e Peshkopisë dhe më gjerë në mënyrë të vazhdueshme për efektet kurative. Gojëdhënat janë transmetuar brez pas brezi për efektin e tyre kurativ, derisa rreth viteve 1870 filluan të përdoren dhe të mirëmbahen nga komuniteti i teqesë së Peshkopisë.…

Lexo më shumë

Odat ku prodhohej filozofia popullore

Filozofia popullore / Xhafer Martini Botimet M&B, 2017 / ISBN 978-9928-4458-3-4 / Faqe 256 / Çmimi: 1000 lekë

Nëse streha e filozofisë së antikitetit kanë qenë shkollat filozofike, nëse streha e filozofisë së sotme moderne janë universitetet, streha e filozofisë popullore kanë qenë odat dhe kuvendet. Në odat është holluar mendja, në oda është thelluar mendimi, në oda filozofët popullorë angazhoheshin në sipërmarrjen e përbashkët për ta çuar jetën përpara me anë të diturisë. Odat kanë qenë parlamente të vërteta popullore.…

Lexo më shumë

“Frymëzimi im” i Dhurim Nazifit

E njoh nipin tim Dhurimin si njeri me natyrë gazmore, i qeshur, me humor të mprehtë, i qejfit, i valles e i këngës në tavolinat familjare. E kam për zemër. Por, kur rastësisht më lanë në dorë disa poezi të shkruara vite më parë, u befasova, më bënë shumë përshtypje, më lanë mbresa. Me kohë u kthjellova e mendja më tha: “Selami, mos u çudit shumë, gjiri ynë i familjes është shtrat për të lindur poetë, artistë dhe njerëz”.

Lexo më shumë

Lobimi për Rrugën e Arbërit tani kërkon drejtim të ri

E veçanta e nismës tonë ishte se ne nuk do të bënim lojën e asnjë force apo kualicioni politik, ashtu siç nuk do të hiqnim dorë nga lobimi, pavarësisht presioneve, sulmeve dhe akuzave, që nuk munguan që në fillim.

Dorëzimi formal i peticionin nuk përbënte qëllim në vetvete. Objektivi ynë kryesor ishte fillimi i një dialogu konstruktiv me qeverinë. Për fat të keq, kjo nuk na e lejua.

Lexo më shumë
1 122 123 124 125 126 161