Zëri i qytetarëve të Bulqizës në mbrojtje të pasurive natyrore


Zëri i qytetarëve të Bulqizës nuk është i dëgjuar, megjithëse vetë Fjala “Bulqizë” vjen nga zëri që “bulxhet”, dhe kjo lidhet më grykën e madhe ku shtrihet territori i Bulqizës.
Që zëri i qytetarëve të Bulqizës të jetë më i fortë dhe të “bulxhet” më fortë, Federata e Pyjeve dhe Kullotave ka ndërmarrë një nismë, që të mobilizojë banorët e Bulqizës në mbrojtje të të drejtave dhe pasurive natyrore.
Projekti “Zëri i Qytetarëve te Bulqizës”, mbështetur nga Fondet e Delegacionit Europian, nëpërmjet projektit #PACT (Partnere Se bashku Kunder Korrupsionit), nëpërmjet qendres #ANTTARC (Qendra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistences Teknike), dhe po zbatohet ne Bulqize nga Federata e Pyjeve dhe Kullotave Komunale – Diber.
Ky projekt ka për qëllim që të kontribojë në ngritjen e zërit të qytetarëve të Bulqizës në mbrojtje të interesave dhe pasurive natyrore të tyre.
Projekti kërkon të Mobilizimin e qytetarëve të Bulqizës për të kërkuar të drejtat e tyre, të minatorëve dhe në mbrojtje të pasurive natyrore duke bashkëpunuar me qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, median sociale për të avokuar dhe influencuar në nivel lokal dhe qendror për Bulqizën dhe pasuritë e saj, për statusin e minatorit dhe rentën minerare.
Në kuadër të këtij projekti është krijuar grupi i punës «Zëri i Bulqizës» me përfaqësues nga shoqëria civile, autoritet vendore, media lokale, sindikata e minatorëve, rinia dhe përfaqësues të komunitetit.
Deri tani ky grup ka bërë disa takime, dhe ka mbledhur të dhëna dhe fakte për situatën e pasurive natyrore në Bulqizë, gjendjen ekonomiko sociale të banorëve të Bulqizës, dhe ka përgatitur një strategji avokimi dhe lobimi.
Pjesë e strategjisë dhe aktiviteteve të projektit është edhe përgatitja e një dokumentari televiziv rreth situatës aktuale të shfrytëzimit të burimeve natyrore në Bulqizë që do transmetohet në median sociale dhe median lokale.
Gjithashtu do të mbahen tryeza dialoguese me grupet komunitare më të prekura, takime me deputetet si dhe do të hartohet një rezolutë për të dërguar tek organet vendimmarrëse për statusin e minatorit dhe rentën minerare si dy çështje që duhet të aprovohen dhe të përfitohet sa më shumë nga qytetarët e Bulqizës. Kulmimi i aktiviteteve do të jetë më një protestë paqësore nga të gjithë qytetarët e Bulqizës për çështjet dhe vëmendjen e vendimmarrësve për Buqizën jo vetëm në fushata elektorale.
Ky është “Zëri i qytetarëve të Bulqizës”, më i fortë dhe në mbrotje të drejtave dhe pasurive të tyre.