EDHE NJËHERË PËR SKAVICËN

Çfarë janë S-443 dhe S-485 dhe cilat janë fshatrat që fshihen nga harta?

S-443 ose h=443 m është kuota (izoipsi) e projektuar e digës së hidrocentralit në variantin e parë. Kjo kuotë e sjell liqenin që do të krijohet mbi urën e Topojanit. Pra e pushton edhe grykën e Hoteshit, që ndan pellgun e Dibrës në jug nga ai i Peshkopisë (Dibrës së Poshtme) në veri.

Lexo më shumë

Edukimi patriotik nëpërmjet kulturës dhe artit

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit” fitues i dhjetra çmimeve të para e trofeve në disa festival kombëtare e ndërkombëtare

Nga Muharrem GJOKA*

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, i shdnrruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm ka luajtur dhe luan rol edukativ për publikun e ri, sepse dashuritë e mëdha fillojnë herët e jo pas moshës 50 vjeçare. 

Lexo më shumë

Bledi Cami, djali i Dibrës

Nga OSMAN XHILI

Dikur, një nga fëmijët e kopshtit të Breshjas, sot përgatit projekte prej qindra mijë eurosh, në ndihmë të këtij institucioni. E tillë qenka jeta, si një lojë shahu, që ka mundësi të pafundme për zgjidhje.  Bledi kthehet pas në vite, kur hidhte hapat e parë te “Breshja”, kur mësonte këngët e vjershat fëminore dhe i recitonte, në evente të ndryshme, bashkë me moshatarët e tij.

Lexo më shumë

Rexhep Hoxha – Mësuesi që takoi në Bulaçin malor “Lulin e Vocërr” në origjinal

Nga HALIL RAMA 

Rexhep Hoxha, mësuesi dhe veprimtari shembullor, i cili shërbeu me përkushtim e devotshmëri, si mësues e drejtues në disa shkolla e institucione të rëndësishme të rrethit Dibër, këtë 7 Mars nuk do të jetë mes ish-nxënësve e kolegëve të tij të shumtë, që i donte dhe e donin aq shumë. Më 20 janar 2022, pasi vuajti nga një sëmundje e rëndë ai e humbi betejën me jetën.

Lexo më shumë

“NGJIZJA E PAPËRLYEME”, një ndër romanet me të bukur, që sjell të plotë e të pjekur shkrimtarin Agron Tufa

Romani rrok tema shumë të mprehta politike në mënyrën e tij si: krimet e komunizmit, vëllavrasja, dhuna, terrori psikologjik,  diktatura, vendosmëria obsesive për t’i qëndruar besnik stalinizmit, shoqëria e nëpërkëmbjes së të drejtave të njeriut, angushtia e lirisë së individit. Këto tema të mprehta vijnë si një realitet në dialog të fuqishëm me atë që konsideron letërsia, letërsia e nivelit të lartë që operon me të gjitha mjetet e saj për të sjellë para nesh tabllonë e një shoqëri të tronditur.

Lexo më shumë

“Fjalor nga e folmja e Bulqizës”

Shtëpia botuese “PRINT-AL” boton studimin shkencoro-gjuhësor të autorit Agim Demiri

Shtëpia botuese “PRINT-AL” nxori nga botimi librin “Fjalor nga e folmja e Bulqizës” me autor mësuesin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, Agim Demiri, i cili jeton e punon prej vitesh mërgimtar në Terni, Itali. 

Lënda e këtij fjalori është vendosur në 310 faqe dhe përbëhet prej 4250 fjalësh vetëm të kësaj krahine, të mbledhura me kujdes gjatë kohës kur Agimi jetonte dhe punonte si mësues në Fushë-Bulqizë.

Lexo më shumë

Vargje që gulçojnë nga dhimbja dhe tradhtitë tinzare

Nga SELMAN MEZIU

Dremitet njeriu nga pa gjumësia. Cfilitet populli nga tradhëtia. Ligështohet një popull nga krimet e shëmtueme plotë dhimbje. Del mbi të shumtat valë deti poetja reçiane nga fisi troci. Buçet së brendëshmi me vikamat dhimbje therëse. Arma e saj melhem shërues është poezia. Miranda Troci Derti din mjeshtërisht të ulet kam kryq mbi poezinë e ta thur me plotë mjeshtëri e intonacione.

Lexo më shumë

Familja e madhe Imeri

Nga OSMAN XHILI

Pak vite më parë, po ndiqja një emision televiziv në një nga kanalet e Kosovës. Moderatori i emisionit po tregonte se si një nga biznesmenët e shquar të Kosovës, po plugonte me traktor në pronat e tij dhe po i bënte gati për mbjellje. Mos ishte një truk televiziv, mendova në fillim, njëfilmim sa për tu parë nga bota, një gjetje artistike?

Lexo më shumë

Luftëtari dhe qëndrestari, Bajram Bardulla

Nga MEVLUD BUCI

Historia e qëndresës popullore dibrane si ajo mbarëkombëtare i ngjan një galerie me plot thesare të çmuara. Sa herë kthen kokën pas nëpër vite e shekuj, çdo studiues befasohet dhe ka çfarë të thotë nga atdhetaria e atyre burrave të pamposhtur dhe shpirtstuhi, që luftuan për flamur dhe tërësinë e trojeve shqiptare. 

Këtu e dyzet vite më parë, në kuadrin e 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, botova shkrimin”Trim, ndër trimat dibranë”, në gazetën”Ushtima e maleve”, një shkrim kushtuar Bajram Bardullës, besimtar, filozof e prijës popullor, sheherli i Dibrës. 

Lexo më shumë

Lëvizja demokratike e Marsit 1922

Nga ZABIT LLESHI

Lëvizja e Marsit ishte një lëvizje demokratike e progresive që synonte të konsolidonte themelet e demokracisë të hedhura në Kongresin e Lushnjës.

Viti 1921 mbylli nje etapë të rëndëndësishme në historinë e shtetit të pavarur shqiptar. Ai kurorëzoi luftën e popullit shqiptar për ruajtjen dhe konsolidimin e pavarësisë së Shqipërisë të tërësisë së saj territoriale1.

Kriza politike që shoqëroi shtetin e qeverinë shqiptare tregonte për demokracinë e brishtë shqiptare që e shoqëroi me antagonizma të fuqishme shoqërinë shqiptare në gjysmën e dytë të vitit 1921.

Lexo më shumë
1 30 31 32 33 34 161