Nuk mund të mbulojë harresa Rustem Devën

Blija karamele zana në dyqanin e Hysen Devës, kur isha cullak. Ndërsa Llan Devën trupmadh, veshur me tirqe të bardha e me gjetana të zes, xhamadan leshi, brez të kuq mbështjellë për mesi me kësulën e bardhë si borë bjeshke. Ndërsa Rustemin e ri, trupgjatë, fytyrëhequr, bardhosh, paksa të zgjatur, veshur pastër, elegant, hijshëm, siç i kishin hije një mësuesi. E më vonë funksionar partie në Peshkopi e fshatra të ndryshme të Dibrës së Poshtme.…

Lexo më shumë

Asnjë zë asaj Dibre…

Nga Abdurahim Ashiku

Asnjë zë Bujar Karoshi, ASNJË ZË.
As asaj Dibre, as…
Asnjë zë në Kuvendin e Shqipërisë për zhdukjen e Dibrës, MBYTJEN e saj, harresën historike të saj.
Kuvendi i Shqipërisë me votat e shumicës dhe të pakicës vendosi të ndërtohet Skavica…
Të ndërtohet që mos përmbytet Shkodra!!!
O tempo o mores!
Mbyt një krahinë që të mos përmbytet një tjetër!…

Lexo më shumë

HEC Skavica, qeveria po punon për të ndërtuar variantin me digën më të lartë

Benet Beci: Projekti i Hidrocentralit të Skavicës do të jetë një investim publik. I vendosur në rrjedhën e sipërme të HEC-eve ekzistuese të kaskadës së lumit Drin dhe do të ketë ndikim në operimin e të gjithë kaskadës. Në këtë mënyrë është shumë e dobishme për vendin dhe sistemin tonë elektroenergjetik që ky projekt të jetë një investim publik.

“Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nuk do të ketë vetëm efekte negative në mjedis, ekosistem dhe në popullsinë e zonës ku do të krijohet rezervuari, por do të ketë edhe shumë efekte pozitive në këtë zonë, madje efektet pozitive do të jenë dominuese.

Lexo më shumë

Aktualitet nga qyteti i kromit

Minator gjatë montimit të minave dhe ndezjes së tyre për hapjen e forntit të ri të punës, në Minierën e Bulqizës. Foto Ilustruese:Geri Emiri / reporter.al

Bulqizë, minatori 49 vjeçar humb jetën në galerinë e kromit

24 shkurt 2021. Një 49-vjeçar humbi jetën, pasi u zu poshtë prej një masivi gurësh në galerinë e kromit të kompanisë “Kaci shpk” në Zonën D të minierës së Bulqizës. Sipas Drejtorisë Vendore të Poliisë në Dibër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10. ”Në galerinë e një miniere kromi, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi F.…

Lexo më shumë

Lamtumirë Nderi i Kombit, Agim Krajka!

Më datë 1 mars 2021, u nda nga jeta përfaqësuesi i shquar i komunitetit dibran të Tiranës, Agim Krajka, Mjeshtër i muzikës dhe Nderi i Kombit.
Agim Krajka lindi në Kavajë më 3 maj 1937, nga një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i apasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore si violinë, mandolinë, fizarmonikë.…

Lexo më shumë

Aksidentet e pahetuara rrisin pasigurinë në minierën e Bulqizës

Grafikë ilustruese nga Jurgena Tahiri / reporter.al

Nga Sami Curri

Bilancit tragjik të aksidenteve në miniera iu shtuan pesë të vdekur dhe 28 të plagosur gjatë vitit 2020, por vetëm gjysma e rasteve u inspektuan dhe hetuan nga AKSEM – një praktikë që sipas ekspertëve rrit pasigurinë në punë dhe krijon terren për fatalitete.

Mëngjesin e 21 janarit, gjatë një shpërthimi të programuar eksplozivi në galerinë e kromit në Bulqizë, zjarrmëtari me inicialet B.C…

Lexo më shumë

Agim Krajka: Amerika për mua është vetëm Shqipëria

Nëse gjithmonë e gjen tek “Lemza”, lokali i tij i cili ka emrin e këngës së tij të parë në Festivalin e Radios, sot e takova në prezantimin e librit të poetes së talentuar Zhuliana Jorganxhi. Sipas tij “Lemza” është emër i veçantë, pasi kudo shikon që janë mbushur lokalet me lloj -lloj emrash të huaj, emra të çuditshëm që nuk i merr vesh kush.…

Lexo më shumë

Agim Krajka është Dritë që nuk do të fiket kurrë

Me hidhërim e morëm ikjen drejt parajsës të kompozitorit, artistit të shquar Agim Krajkës , “Nder i Kombit”.
Brezi im është rritur me këngët e muzikës së lehtë të kompozuara nga mjeshtri Agim Krajka.
E kush nuk i mësonte dhe këndonte këngët e Agim Krajkës, shumica e tyre u bënë hite. Sa herë mblidheshim në mbremjet tona festive me nxënësit shumë prej këngëve të tij këndoheshin dhe kërceheshin me shpirt duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga artisja e madhe e Kombit Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.…

Lexo më shumë

Ibrahim Kaziu, mjeku që rron në mijëra emra dhe zemra

Nga Shaqir Çerpja

Ibrahim Kaziu ishte njeriut human dhe mjeku i përkushtuar, i cili gjithmonë, kudo ku jetoi, punoi dhe shërbeu, la gjurmë të çmuara të dashamirësisë, përkushtimit, korrektësisë dhe punës së suksesshme, duke qenë dhe duke mbetur një model i spikatur dhe shembull për gjithë.

Kush guxoi dhe tregoi?! Kush nuk duroi e tha dhe lajmin e dha?!
Kujt fjala, zëri dhe zemra i ngriu kur i thanë se ka vdek Ibrahim Kaziu?!…

Lexo më shumë
1 55 56 57 58 59 161