Propozim:
Dibra, e Madhja dhe e Vogla, në nevojën për bashkim

E kam jetuar vrullshëm jetën në Dibër, ku linda një ditë maji 1941, ku punova me përkushtim e dashuri, ku brodha nga Llanga në Draj Reç e Mërkurth të Lurës, ku derdha shpirtin tim në shkrime që do të desha ti mbledh një ditë bashkë në libra, ku fiksova në celuloid mijëra e mijëra pamje, njerëz e evenimente historike, ku më se dhjetëmijë prej negativëve kam arritur ti fusë në një arkiv vetjak.…

Lexo më shumë

13 dhjetori si ditë e madhe mbarëdibrane

Njëzet e tetë vjet të shkuara, saktësisht më 13 dhjetor 1992, u hap zyrtarisht Pika Kufitare e Bllatës, u përqafuan për të mos u shkëputur më kurrë burra e gra të moshuar që 45 vjet të shkuara ishin ndarë dhimbshëm, me lot në sy, me brengë në zemër, të rinj e të reja që nuk e kuptuan (dhe nuk e kuptojnë) pse në vitin e egër 1913 i ndanë për palce fuqitë e mëdha në Londër, pse 45 vjet i ndau ideologjia e mbjellë në një tokë shterpë që as e ujiste, as e prashiste, as e ushqente…

Më 13 dhjetor 1992 u thye kufiri shqiptaro-shqiptar…

Një precedent pak ndryshe nga thyerja e Murit të Berlinit…

I Dibrës, megjithatë mbeti.…

Lexo më shumë

Qeveria optimiste, Rruga e Arbrit hapet pas 6 muajsh

Pamje nga ura e re e Vashës, 24 Tetor, 2020

Balluku: Qeveria nuk ka detyrime të pashlyera ndaj kompanisë. Rruga do të përfundojë brenda afatit.

Një vëzhgim në terren: Ja segmentet që kanë përfunduar dhe ku po punohet

“Mes rrugëve që duhen përfunduar gjatë 2021 është Rruga e Arbrit, e cila do të përfundojë përpara afatit të parashikuar”, tha Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë një analize vjetore mbi Infrastrukturën të mbajtur më 21 tetor 2020.…

Lexo më shumë

Bechtel kërkon Skavicën përmes ndihmës së qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane

Një foto pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit.

Skavica do t’i sjellë Shqipërisë energji të pastër shtesë, që do të reduktojë përmbytjet, do ta bëjë prodhimin e energjisë shqiptare më pak të varur nga reshjet vjetore të shiut.

Skavica duhet të ketë një projekt që mbron mjedisin në afatgjatë, e mbi të gjitha duhet të jetë një projekt model sa i përket kompensimit të pronës private, dhe rentës që duhet të përfitojnë bashkitë që preken nga kjo vepër.

Lexo më shumë

Rebelohu Dibër në shekullin e ri!

  •  Sot më shumë se kurrë, dibranët e dy Dibrave kudo që ndodhen, duhet të aktivizohen në protesta të fuqishme, kundër vendimeve të qeverisë Rama, për ti thënë, “JO” Skavicës dhe planit ogurzi të sllavo-maqedonasve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, të dashuruar me sllavët ndër shekuj, dhe për ti thënë një “PO” të fuqishme Dibrës dhe pasurive të saj.
  • Vetëm protestat masive popullore do të shmangin përmbytjen e të gjitha fshatrave të Dibrës së poshtme nga Zall-Reçi deri në fushat e Gjoricës, përfshi dhe Fushën e Torviollit, pjesë e historisë së Skënderbeut, Dibrës dhe shqiptarëve që sakrifikuan jetën për trojet shqiptare.
Lexo më shumë

Metamorfoza e Kamber Farrukut në librin e tij “Kur shkriheshin akujt”

Shumë vite kisha pritur që të shfaqej për publikun një botim nga Kamber Farruku. Ndaj, ndjeva kënaqësi kur në dorë mora librin e sapobotuar që kishte autor pikërisht redaktorin e ish-gazetës “Ushtima e maleve”. Pata një padurim për të filluar leximin e këtij libri të ri, botimin “e vonët” të Kamberit. Në vetvete kisha besimin e palëkundur se, ai ka bluar e pjekur më së miri atë ç’ka do na dhuronte ne si lexues të hershëm të tij.…

Lexo më shumë

Aty ku e nisi…!

Kupa, medalje, dhurata, aktivitete dhe mesazhe paqe dhe shprese me yjet dhe modelet e sportit dibranë dhe shqiptar, Shulku, Demollari, Toska, Cibaku, etj.


Aty ku e nisi…! Një tjetër gjetje e gazetarit të mirënjohur sportiv në vend, Defrim Methasani, një djalë dibran, që jo rastësisht është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në Dibër. Ai shkoi sërish në vendlindjen e tij, edhe pse atje shkon shpesh, por tashmë me një tjetër mision, që u mirëprit me entuziazëm, ashtu si një vit më parë në fshatin e lindjes së tij, në Sohodoll.…

Lexo më shumë

Në 60-vjetorin e ditëlindjes Halil Rama promovon librin kushtuar vendlindjes

Promovimi i librit “Muhurri, histori dhe personalitete” të shkrimtarit dhe publicistit Halil Rama – Mjeshtër i Madh”, ka bërë bashkë personalitete të njohura të jetës publike dhe politike të vendit. Në këtë veprimtari promovuese të organizuar nga “Botimet M&B”, në bashkëpunim me Shoqatën “Bashkësia Dibrane” dhe Organizatën e Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se libra të tillë na sjellin ndërmend vlerat e atdheut tonë.…

Lexo më shumë

Pesëdhjetë vjet me penë, me pasion dhe përkushtim të epërm…

Për rreth pesëdhjetë vjet ka ndjekur rrugëtimin e të tjerëve, ëndrrat, kauzat, përballjet e tyre, duke i hedhur ato në letër si kujtesë për kohët dhe brezat. Vëzhgime, mbresa, emocione njerëzore kanë gëluar në penën e tij, duke marrë trajta reportazhesh, portretesh, analizash e reflektimesh rreth të ndodhurave. Një realitet i mbetur përgjithmonë në letër, në shkrime interesante, ku dallohen qartë përvijimet e të ndodhurave nga më të çuditshmet, konturet e një përditshmërie të ngarkuar me zhurmënajë e sherrnajë epokale, gjurmët e kohës dhe të bashkëkohësve.…

Lexo më shumë

Bijtë që nderojnë vendlindjen…

Ramadan Ymer Biba, përpara oxhakut të kullës me tre poda në Katund të Vjetër (Murre) e ringritur.

Pak kohë me parë, kur me ftuan lurianët e nderuar mësuam një fakt sesi gurë-lurasit ndonëse disa banojnë që kanë rregulluar shtëpitë dhe nuk e harrojnë vendin e tyre të shtrenjtë. E thjeshtë, por e bukur, krenarë dhe e madhërishme, emocionuese, por edhe njerëzore që sadopak cilido të bëjë si bijtë e Gurë-Lurës. Puna dhe dashuria, nderimi dhe lartësimi i vlerave, uniteti e vëllazërimi, pasqyrimi i figurave të ndritura e plot të tjera e dritësojnë atë, vendlindja është e mbetet e shtrenjtë si jeta, si familja, si drita e ajri: Vendlindja.…

Lexo më shumë
1 62 63 64 65 66 161