Për lirinë e Agronit dhe humbjen e lirisë tonë

Agroni gjeti mënyrën për të ekspozuar para opinionit vendas dhe europian rrezikun që na kanoset ne që jetojmë këtu nga një e ardhme pa liri, sepse institucionet e quajtura demokratike të këtij vendi, në fakt, janë kthyer në institucione të dhunës.

1.
Kjo foto është në një nga netët e fundit në Tiranë me Agronin dhe Elvanën. Ndenjëm deri vonë – si kurrë më parë – dhe nuk ndaheshim dot.…

Lexo më shumë

Tre dimensionet e tim xhaxhai dhe një kauzë e humbur për të tjerët

Hekuri, thonë rrifet sa është i nxehtë, por të nxehtë, e rref veç ai që di se ku ta kapje, ku ta mbështesë, si t’i bjerë, sa t’i bjerë, si ta shtyjë, qysh ta kthejë, e së fundmi, kur ta shqimë në ujë, pra duhet një esnaf. Por meqë unë nuk jam edhe aq esnaf, thash të ftohet fillimisht hekuri e mandej, pasi i ranë të gjithë me ç’mundën, ta kap edhe unë kur të dua e t’i bie sa të dua, pavarësisht se forma është e vështirë për t’iu dhënë.…

Lexo më shumë

Shqipëria, vendi i vetëm ish-komunist që nuk e kemi ba ndamjen nga e shkuemja diktatoriale

Para disa ditësh shkrimtari Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër. Siç u mësue nga deklarimi i tij dhanë publikisht, ai e ndërmori këtë hap sepse i kërcënohej jeta jo vetëm atij në person por edhe pjesetareve të familjes, bashkeshortes dhe pesë fëmijëve që kanë. Zotni Agron Tufa deklaroi se kerkonte azil si person i kercenuem per shkak te detyres si Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK).…

Lexo më shumë

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën!

Unë kam qenë dhe jam me Agron Tufën! E kam njohur qysh kur ishte nxënës në gjimnazin e Kastriotit. Kur punonte gjithë ditën në fushë dhe shkollën e vazhdonte natën. Se hienat e komunizmit nuk e lejonin të vijonte mësimet ditën, si gjithë të tjerët! Megjithatë, me një vullnet të hekurt dhe etje të pashterrshme, ai studionte shumë dhe përpinte çdo libër që i binte në dorë.…

Lexo më shumë

Fallsifikimi i historisë – shkas për spastrime etnike

(Ky shkrim eshte botuar me pak shkurtime ne shtypin rus, “Tatjanin denj” (“Dita e shen Tatjanes) reviste nacionaliste studentore dhe ortodokse. Pas botimit te ketij shkrimi, kryeredaktori i saj u shkarkua nga puna, per “simpati” ndaj shqiptareve. Gjithashtu, nje fragment nga ky shkrim eshte botuar ne revisten me popullore ruse, te perjavshmen “Novoje Vremja” (Koha e Re’~ me psudonimin Elez Isufi.

Lexo më shumë

Reagime nga shkrimtarët shqiptarë

Bardhyl Londo:

Termeti i dyte ndodhi: Agron Tufen, nje nga shkrimtaret me te talentuar shqiptare e detyruan te braktise atdheun e tij te dashur per te cilin ka bere aq shume. Shqiperia thyen keshtu nje tjeter rekord famekeq: nje shkrimtar nga me te njohurit ne periudhen postdiktatoriale detyrohet te kerkoje strehim politik ne nje vend tjeter per te siguruar jeten e femijeve te tij.…

Lexo më shumë

Si e humbëm Lurën

Ndërsa ecim rrugëve të Tiranës, te ‘Komuna e Parisit’, Sevin Serjani, një mik dhe aktivist i shoqërisë civile, më tregon një histori sa komike aq edhe tragjike. Një ndodhi që i kishte ngjarë disa aktivistëve për mbrojtjen e natyrës, të cilët ishin nisur drejt Parkut të Lurës për të mbjellë disa pisha. Mjeti me të cilin ata udhëtonin që nga Tirana nuk e përballonte dot rrugën deri te Parku dhe aktivistët vendosin të gjejnë një makinë më të madhe, që mund të ecte nëpër rrugën e keqe.…

Lexo më shumë

Rinia, hapa përpara për ruajtjen e traditave

Dhoma e pritjes në Bujtinën Hupi, Bulqizë. (foto ilustruese)

Ndërsa shoh të rinjtë sot, tek rriten dhe të ardhmen e tyre, që hapet si një horizont i qartë, pafund e paanë, më vjen ndër mend e kaluara e brezave tonë. Një proverb thotë se kush lexon qartë të kaluarën, shkruan saktë të ardhmen. Kjo është shumë e rëndësishme dhe mendoj se është një çast shumë domethënës në jetën e njeriut.…

Lexo më shumë

Munir Shehu: Si më vodhi Radio Tirana kangën “Bulqizakeja”

Ministrisë s’Arsimit dhe të Kulturës
– Seksionit të Muzikës -Tiranë

I nënshkruemi, Mynir Shehu, mësues muzike pranë Shkollës Pedagogjike “8 Nëntori” në Peshkopi, kam nderin të ju parashtroj sa vijon.
Si çdo punonjës i kulturës në vendin tonë, që kryen nji aktivitet për të zgjanue thesarin kultural të popullit, ashtu edhe unë, mbrenda këtyne tre-katër vjetëve të fundit, për sa më kanë lejue dhe aftësitë, kam mundë me krye nji diçka të vogël, që asht pritë mirë nga populli i ynë, nga Partija dhe nga Pushteti në rreth.…

Lexo më shumë

Një natë poetike në Dibër të Madhe

Është takimi i përvitshëm i klubit letrar “Dibra art”, por këtë vit një jubile i veçantë i tij. Është 35 vjetori i formimit të këtij klubi letrar, që tashmë ka hyrë në histori dhe po bën histori. Kanë ardhur artistë nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria dhe Kosova. Si zor të gjesh qytete të trevave shqiptare, që të mos kenë të paktën një përfaqësues në këtë tubim krijuesish e publicistësh.…

Lexo më shumë
1 83 84 85 86 87 161