Shqipëria, vendi i vetëm ish-komunist që nuk e kemi ba ndamjen nga e shkuemja diktatoriale


Para disa ditësh shkrimtari Agron Tufa kërkoi azil politik në Zvicër. Siç u mësue nga deklarimi i tij dhanë publikisht, ai e ndërmori këtë hap sepse i kërcënohej jeta jo vetëm atij në person por edhe pjesetareve të familjes, bashkeshortes dhe pesë fëmijëve që kanë. Zotni Agron Tufa deklaroi se kerkonte azil si person i kercenuem per shkak te detyres si Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKPK). Kjo gja mendoj se asht nji çashtje serioze, sepse ka kerkue azil politik nji funksionar i administrates shteterore të Republikes së Shqiperise, vend qe jo me larg se në muejin Tetor 2019, kerkoi që ti hapeshin negociatat me Bashkimin Europian, me shpresën per anetaresim aty…Kerkesa e azilit nga ana e Drejtorit te ISKPK do mbetet nji sy i nximë, nji buhavitje në fytyrën e shtetit shqiptar per sa kohë qe institucionet e shtetit nuk reagojnë per me mbajtë qendrimin e duhun. Sepse nji vend në të cilin drejtuesit e institucioneve kërcënohen me jetë, jo vetem qe nuk ka pse shpreson per anetaresim ne BE, por e ka te humbun edhe davanë e demokracisë. Nji nga parimet baze te demokracise funksionale asht transparenca, në demokraci ka shtet te se drejtes që asht transparent ne tanë proçeset…Në nji demokraci të vërtetë kjo do thjeshtohej keshtu :
-“Nji palë jane gabim në këtë rast, ose Shteti Shqiptar ose zotni Agron Tufa.”
Të mesme nuk ka ketu…
Lajmi i kerkeses per azil nga nji drejtues Institucioni deshmoi edhe njihere mangesite e shumta qe ka shoqnia shqiptare në perballje me realitetin si dhe ne qendrimin ndaj ngjarjeve. Sot falë rrjeteve sociale dhe medieve online, asht e lehtë të shihet reagimi masiv i shoqnise…Ne nji mase te madhe kjo kerkese per azil u paraqit si kerkesa e shkrimtarit Agron Tufa dhe jo si kerkesa e drejtorit të ISKPK!? Ka nji diference te madhe…kjo huti në rrjete sociale nuk shkaktohet pa qellim nga mediet, synimi asht te shmanget vemendja nga shkaku pse u kerkua azil ma së pari. Dhe shkaku asht qendrimi ndaj periudhes se diktatures enveriste. Siç kam mujte me pa ne artikujt e botuem vazhdimisht ne shtypin periodik, gjate ushtrimit te detyrës ne këtë Institut z.Tufa u perplas me segmente te caktueme te pushtetit aktual që mbrojnë publikisht periudhen kriminale te diktatures enveriste. Në detyren e drejtorit te Institutit Agron Tufa ishte vokal ne medie duke shqiptuar fakte qe deshmonin se Shqipnia e mbas vitit 1991, jo vetem qe nuk asht shkepute nga diktatura, por ne fakt mbahet peng prej saj, deklarime të bamê publikisht, siç ishte ky :
-“Janë rreth 3 mijë ish-shefa të Sigurimit në krye të institucioneve dhe të administrates sot.”.
Siç kemi verejte nga shtypi mbas deklarimeve te tilla nisi nji ndermarrje ligjore që filloi para nji viti ne dhetorin e kaluem, ku bazue në nene te ligjit nr. 10242, te ISKK, kerkohej qe çdo institucion te shprehej nese kishte ne strukturat e veta punonjes qe kishin mbarue shkollen e Larte te Ministrise se Punëve te Brendshme, profili “Sigurim”. Me perjashtim te dy institucioneve, te tjerat, jo vetem qe refuzuen kerkesen, por u bashkuen ne sulme dhe kercenime ndaj ISKK. Kjo perplasje asht produkti i nji gjendjeje te pergjithshme te krizës së shoqnisë shqiptare, krizë që nis nga Individi e deri te Institucionet. Kjo krizë që deri tash asht maskue e mshefë mbas termit demagogjik “periudha e tranzicionit”, asht ne fakt kriza e mosballafaqimit me të verteten e hidhtë të diktatures. Shqipnia asht ne krizë sepse nuk asht nda nga e shkuemja diktatoriale, te inkriminuemit jane në pushtet, nuk asht vendosë drejtesia e per pasojë nuk jane qetesue ndergjegjiet.
Po te bajme nji krahasim me vendet e tjera te ish-Europes Lindore ne jemi vendi i vetem ish-komunist qe nuk e kemi ba ndamjen nga e shkuemja diktatoriale, nuk kemi denue krimet dhe nuk kemi realizue transparencen e dosjeve te Sigurimit diktatorial. Per pasoje jemi shnderrue ne nji vend qe rri e troket ma së koti në dyert e BE-së. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit u mundue me na kallzue se boja qe ia kane lye per siper ngrehines se diktatures asht thjesht nji varak “demokratik” siperfaqesor dhe se asgja nuk ka ndryshue ne realitet, as jane denue krimet e diktatures, as ka pase ndergjegjesim dhe distancim moral nga ajo e shkueme…Perkundrazi nga kerkesa per azil e drejtorit te ISKK, z.Agron Tufa u pa kjarte se spartak brahot dhe lakenjte e tjere glorifikues te diktatures, vetëm sa u inkurajuen ma shume ne revanshin e tyne per restaurim te neo-komunizmit maskue nen aureolë e “Lavdise se Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare”…Nji tjeter leksion deshtimi në proçesin e “dekomunistizimit” te shtetit ma stalinist ne Europe që vegjetoi deri me 1991. Nji tjeter deshtim per ata shqiptare qe aspirojne per demokraci në Shqipni mbas ndryshimeve te vitit 1991, deshtim sepse me perjashtime te rralla nuk u gjenden ne perkrahjen e z. Agron Tufa kur sulmohej publikisht dhe endej dyerve te gjykatave i detyruem me shkue aty per me mbrojte te drejtën e perbashket, per me mbrojte shtresen e perndjekun në kohen e diktatures…