Fallsifikimi i historisë – shkas për spastrime etnike


(Ky shkrim eshte botuar me pak shkurtime ne shtypin rus, “Tatjanin denj” (“Dita e shen Tatjanes) reviste nacionaliste studentore dhe ortodokse. Pas botimit te ketij shkrimi, kryeredaktori i saj u shkarkua nga puna, per “simpati” ndaj shqiptareve. Gjithashtu, nje fragment nga ky shkrim eshte botuar ne revisten me popullore ruse, te perjavshmen “Novoje Vremja” (Koha e Re’~ me psudonimin Elez Isufi. Tezat themelore te kiitij shkrimi jane shfrytezuar ne konferencen per Kosoven, mbajtur me nje fryme radikale antishqiptare nga Instituti i Marredhenieve Nderkombëtare me 15.04.1999. Publikimi i shkrimit ngjalli nje reaksion jashtezanisht histerik ne shtypin rus, me reagime te trasha, qe i tejkalojne normat etike).

Ka qene vere e vitit 1997, kur autorin e ketij shkrimi e solli rasti ne Ljubljane (Slloveni), dhe ne nje hotel-restorant jo larg aeroportit, takoi per here te pare ne jete, moshatarin e tij serb. Quhej ky serb, Zoran. Mbremja qe e qete, dhe salla e restorantit ku qeshe ulur, qelloi krejtesisht e zbrazet. Djaloshi qe sapo hyri iu drejtua si me medyshje tavolines sime, pershendeti serbisht, e pasi mori prej meje nje gjest ftues, u paraqit, nderkohe qe zinte vend karshi meje ne tavoline. Une i ofrova nje gote vere, dhe ai e pranoi ate me kenaqesi. Tha se kthente me pushime nga universiteti i Kelnit, por rusishten e fliste mire, pavaresisht theksit serb. Se pari, desha te flisja me te per poete e prozatore te njohur serbe – Branko Radicevic, Desanka Maksimovic, Danillo Kish, Millorad Pavic etj. Pot, ajme, kuvendimi yne s’ qe i thene. Me te marre vesh nacionalitetin tim, Zorani s’mundi me ta fshehe irritimin e vet. Fytyra iu shtremberua nga zemerimi, sapo shqiptova emrin e qytetit tim – Peshkopia. Se pari s’ arrita ta kuptoj dot arsyen e ndryshimit aq te menjehershem te gjendjes shpirterore te bashkbiseduesit tim, ngase biseda jone qe ende mjafte e shkurter, dhe asnje fjale lenduese nuk qe leshuar. Sidoqofte, gjithshka u be e qarte. “E dini si, -me thote Zorani, – im gjysh mbeti i vrare pikerisht ne qytetin tuaj, ne gusht te vitit 1920. Ekziston ne shtepine tone veçse fotografia, kurse varri …” Per mua kjo qe krejt e papritur dhe ndjeja te me përfshinte ngadale nje lloj fyrje e erret. “Po, – iu pergjigja, – me vjen vertet keq … Dhe im gjysh ne ate lufte la krahun e majte. Serbet atehere vepruan mizorisht: tre here e dogjen krahinen tone dhe masakruan çnjerezisht gjithe banoret”. Me te thene keto, mu krijua nje ndjesi diskonforti, dhe heshta. Zorani gjithashtu nuk pergjigjej, veçse kerciste gishterinjte mbi tavoline,e se mbranmi, u ngrit nxitimthi dhe doli duke u pershendetur ftohte e duke lene ne tavoline goten e veres se papirë.

* * *
Kur konfrontimi nderetnik ne Kosove vitin e kaluar mberriti pikun e vet me te tmershem, dhe rreziku i nje lufte te trete qe me se real, atehere Evropa u be e vetedijshme per krimin e 1913-es, kur gjysmen e territoreve shqiptare i ndau nga shteti ame duke ia dhene Jugosllavise. Evropa u vetedijesua me ne fund, vetem atehere, kur serbet po e shnderronin Kosoven ne nje kasaphane: Nuk do permend ketu perpjekjet e shumta per zgjidhjen e konfliktit ne rruge paqesore – nje nga perpjekjet e fundit, ajo e Rambujese, dha veçse nje rezultat logjik, te parashikuar prej kohesh, dhe kush i ka ndjekur zhvillimet e bisedimeve, ka kuptuar vetem se nje gje: marreveshja e shqiptareve me serbet, eshte po aq absurde, sa ç’ qe dhe ajo mes serbeve dhe slloveneve, kroateve dhe boshnjakeve, te cilet vecse me forcen e armeve arriten te shkeputeshin nga ajo
Jugosllavi, e shnderruar ne nje ferr serb per nacionalitetet e ndryshme.
Ne momentet e tashme Serbia eshte perfshire nga ethet e nacional-fashizmit kurse Miloshevici i eshtë vene misherimit te endrres se vjeter te careve serbe, per ta bere Kosoven toke serbe. Për permbushjen e ketij deliri shpenzohen te gjitha mjetet e mundshme te shovinizmit praktik gjer tek falsifikimet e abstraguara te nje historie qe kurre s’e kane pasur. Dhe prandaj pra, kur ne Rambuje vazhdonin bisedimet, une, sikurse dhe shqiptaret e tjere, nuk shpresoja me, ne asgje. Dhe para syve s’ di pse me rrinte gota e papire e veres, qe la ne tavolinen time moshatari serb me emrin Zoran.

* * *
Nese do pyesesh sot cilindo qytetar rus, se ç’kerkojne te arrijne serbet ne Kosove, kur popullsia e ketij territori perbehet prej 95%’ shqiptare etnike, – pergj igjen çdo rus e ka ne maje te gjuhes: “Po Kosova, dihet, eshte djepi i kombit serb”. “Ne Kosove – serbet kane luftuar me turkun, aty gjenden tempujt e lashte te besimit serb …”.
E verteta eshte, se pikerisht per hir te ketyre “tezave”, serbet e shnderruan Kosoven ne nje thertore te pergjakur.
E supozojme, se Kosova na paska qene djepi i kombit serb! – porse ne kete djep tashm’e gjendet foshnja shqiptare, dhe ia vlen valle te mbysesh foshnjen ne emer te shpetimit te nje fare djepi te mjere?
Nese, kjo nuk eshte asgje. tjeter,veçse ana etike e çështjes dhe secili eshte i lire te gjykoje në pershtatje me ndergjegjen dhe vlerat e moralit personal, – atehere serbet, ashiqare,e kane bere tashme konkluzionin e tyre: ata i jane perveshur mbytjes se kesaj foshnje. Ne pajtim me nje logjike te tille, pjesa dermuese e kontinentit Latino- Amerikan, SHBA, Kanada etj, duhet t’i braktisin territoret e tyre, perderisa ato dikur kane qene populluar nga indigjenet, dhe ke mund të quash djep te fiseve indigjene.
Ja dhe nje tjeter shembull: maqedonet nuk kane te drejte te jetojne aty ku jane, perderisa territori i tyre i sotem ka qene banuar dikur nga popujt greko-ilirefoles, nga ilirefoles, dhe aspak nga sllavet * * *
Heret a vone te tilla falsifIkime japin frytet e veta duke hyre ne vetedijen e njerezve te thjeshte, dhe se fundi duke zgjuar nder ta mizori te tilla. Kjo te ‘ndernend skicen e vjeter per njeriun, i cili ne te hyre te pazarit leshoi nje genjeshter dhe kur doli ne krye të pazarit, degjoi genjeshtren e vet te hiperbolizuar dhe e besoi. Keshtu ngjau dhe me ministrin serb te puneve te jashtme, Ilia Garashaninin kur me 1844 shkroi programin nacionalist” Nacertanie”, qellimi i te cilit ka qene pastrimi etnik i tokave shqiptare te Kosoves. Ky njeri, me 1846 sajoi nje harte, ne te cilen per here te pare Kosova quhet “Serbia e vjeter”. Ketu dhe ze fill miti qe helmoi me shovinizem gjithe popullin serb dhe fqinjet perreth. Me 1876-77, “Nacertanie” e Ilia Garashaninit punoi: ushtria e knjaz Obranovicit nje nate, papritur, ra mbi 620 fshatra shqiptare te Nishit duke djegur, vrare, gjymtuar e perzene nga shtepite familjet shqiptare, e me pas, duke pervetesuar tokat e shtepite e te debuarve dhe te te vrareve prej tyre. Nje analogji e tille, edhe me e eger po ndodh sot ne Kosove.
Pas ketij spastrimi etnik, me 1901 ne Serbi, krijohet organ izata terroriste “Crna Ruka” me synim zhdukjen e shqiptareve nga Kosova, kurse vetem nje vit pas fonnimit te “Keshilli i nalte i Çetnikeve” (1904), nis fushata e gjere e Çetnikeve kunder kosovareve, te cilet asokohe vuanin pushtimin turk. Ne vitin 1908 shfaqet nje tjeter organizate “Narodnaja Odbrana”, detyra e se ciles ka qene formimi i bandave terroriste dhe hedhja e tyre per veprim ne Kosove. Nepo kete vit, del ne skene nje grupim jo me pak iterbuar “Serbet Otomane” veprimet e te ciIeve, gjithashtu, qene drejtuar kunder shqiptareve te Kosoves. Viti 1912 sjell librin e Vlladan Gjeorgjevicit, se pari ne anglisht e frengjisht, pastaj ne serbisht, ku ne nje menyre krejt te kualifikuar prej akademiku i deshmon botes, se çdo shqiptar ka bisht. Tema e bishtit te shqiptant, qe i qe nderkallur ne tru ketij serbi, qe kundruar asokohe nga shkencetaret evropiane si simbol psikoanalitik fallocentrizmi, dhe nje shqiptar, qe shprehur ne shtypin francez, se çeshtja eshte tejet serioze, ndaj i duhet ofruar urgjent psikanalist ketij te gjori. Tezat e Gjeorgjevicit u perpunuan dhe me radikalisht nga pasuesi i tij, Cubrillovic dhe u zbulua kesisoj, se Fallocentrizmi shqiptar qe ngulur thelle ne akademine e shkencave serbe.
Me 1913-14, vit i agresionit serb mbi Shqiperine Veriore dhe Veri-Lindore, Jovan Cvijic, Ylladan Gjeorgjevic dhe Nikolla Pashic, u shkruanin fuqive te medha te Antantes: “Serbia gjendet e izoluar nga te gjitha anet. Populli serb jeton si ne burg. Serbet jane te rrudhur brerida kontinentit dhe kerkojne, e vazhdojne te kerkojne me kembengulje t’ i jepet Serbise, te pakten nje port shqiptar. Serbise i duhet patjeter nje dalje ne Adriatik – me hir apo pahir. Ju shpallim se, gjithshka qe quhet teritor. serb, eshte fituar me lufte”. (I.Aralica. Reeard for Suffering, Yjesnik, Zagreb, 1993).
Ne kohen qe shkruheshin keto, çetat ushtarake serbe u nxirrnin lulaket nga barku grave shqiptare shtatzena, i digjnin, u rrjepnin lekuren vajzave, u shkulnin gershetat, qe te krenoheshin kur te ktheheshin ne Beograd.
Ata mbyllnin neper shtepi familje te tera, i sperkasnin me benzine dhe i digjnin, duke mos lene gjalle, as pleq, as femije. Roberit shqiptare i detyronin te germonin gropa te medha e pastaj i varrosnin aty, per se gjalli. Ky realitet ka ndodhur nder vitet 1912-1920, ky realitet po perseritet ne nje shkalle edhe me te eger sot.
Vjeshtes se vitit 1944, tre mije partizane kosovare, me urdher te shtabit te pergjithshem te ushtrise Jugosllave, qene thirrur te mblidheshin ne manastirin e qytetit te lashte shqiptar Tivar (asokohe e gjer me sot gjendet ne republiken e Malit te Zi). Brenda oborrit te manastirit ate i çarmatosin, dhe pastaj, sipas skenarit te nates se Shen Bartolemeut, masakrohen nga serbet, qe kishin zene pozicione speciale per kryerjen e kesaj masakre.Kete tmerr e vazhdoi pas luftes se dyte boterore Rankoviçi (Minister i puneve te brendshme te Jugosllavise), i cili nen pretekstin e çarmatimit te popullsise, torturoi e zhduku mbare Kosoves mijera e mijera shqiptare te pambrojtur,ç’ka i shpinte ate ne veprime absurde: ata qe nuk kishin arme,shterngoheshinm ta blinin per t’ i shpetuar kesisoj dhunes shteterore. Por edhe pas kesaj, serbet i rrihnin e i burgosnin shqiptaret – per mbajtje arme pa leje.
Megjithate, kjo nuk e qetesoi Rankoviçin. Ai mblodhi rreth 500 mije kosovare, dhe sipas nje marreveshje te bere me qeverine turke, i deboi ata ne Turqi si turq, ku sot e kesaj dite jeton atje diasporam shqiptare. Kjo ka ngjare ne vitet pesedhjete; dhe me e eger po ngjet dhe sot.

* * *
“Serbia duhet te shtrihet gjer atje, ku jeton qofte edhe nji serb i vetëm”- kjo ka qene parrulla kryesore e Sllobodan Milosheviçit, gjate pjesemarrjes ne te ashtuquajturen “lëvizja unitariste” ne vitet 1987 -1988.
Duke Iigjeruar ne mitingje te panumerta ne mbare Serbine e veçanerisht ne
Kosove, (qe ne fund te fundit e solli ne pushtet) ai i dha sinjal ne fakt nacinalizmit serb qe priste ne beft, duke i bere ftese te hapur per hegjemoni mbi nacionalitetet e tjera. Ne ligjerimet e tij te nginjura me pathos nacionalist, ndjehej instalimi i shpejte i rregjimit fashist ne Jugosllavi. Te paret qe u vetedijesuan per kete qene sllovenet, e fill pas tyre, kroatet e boshnjaket, ç’ka solli dhe renien e ish-Jugosllavise.
Duke ndjekur se si shtypeshin me tanke protestat e shqiptareve ne Kosove, ata iu kunder vune idese nacionaliste serbomadhe.
* * *
Anologji te tilla mund te sjellesh sa te duash, mirepo, persa i perket Kosoves, kemi te bejme me nje situate krejtesisht tjeter. Kush ka patur fatin te mos jete injorant, me nje vullnet minimal ka arritur te mesoje nje te vertete te siperfaqshme: Kosova nuk ka qene kurre atdheu i kombit serb, siy nuk ka qene kurre as qender kulturore e shpirterore serbe. Kjo eshte nje nga idete e jermise serbe, gjenealogjia e se ciles i ka rrenjet ende ne truall te ceket.
Konflikti etnik mes serbeve dhe shqiptareve ka rrenje mjaft te thella, kornizat kohore te se ciles nuk kufizohen aspak brenda suazes se shekullit XX, siç e paraqesin mjetet e informimit publik ne Rusi, fale shkrimeve te panumerta te te ashtuquajturve “specialiste” e qe per faqe te zeze, nxijne faqet e pafajshme te letres ne kete kohe krize. Zanafilla e konfIiktit eshte shume e lashte dhe ka patur vazhdimisht shumanesine e tij te pandryshueshme gjer ne ditet tona. Ai ze fill nder shekujt VII-VIII pas Kr. me natyre nacionale, religjioze e gjuhesore. KonfIikt ndermjet nje populli qe i kundervihet pushtimit dhe asimilimit, dhe nje tjetri, qe kerkon te zhduke ekzistencen e nje popullsisë autoktone. Pikerisht ne kufijte e ketyre shekujve (VII- VIII) ngjizet te shqiptaret e veriut dhe ne Kosove eposi nacional i shqiptareve, ne te cilin lejtmotivi qendror eshte ai i mbrojtjes se territoreve dhe bjeshkeve me kullota, nga dyndjet kaotike sllave, gjer tek invadimet e formacioneve luftarake te mbreterive mesjetare serbe.
Serbet jane vendosur ne Ballkan ndermjet shekujve VII-IX, siç deshmojne shumica e burimeve dhe autoriteteve historike. Keshtu, historiani bizantin Konstandin Perfirogjeni, burimi me i hershem qe fIet per Serbinë si te tille, shkruan se Serbia kufizohet nga lumejte Lim, Drina, Piva, Tar dhe Morava Perendimore. Konform te dhenave me te vona, ketyre territoreve u bashkangjitet termi Rashka (Rascka).
Procesi shtetformue serb, i realizuar ne disa stade, gjate mbreterimit te Stefan Njemanjes ne gjysmen e dyte te shekullit XII, çoi ne krijimin e nje njesie te fuqishme politikb-ushtarake me qender Rashka dhe Dukla (Historia e popujve te Jugosllavise, Beograd,1953). Nje tjeter burim deshmon: “Nen mbrojtjen e mbretit hungarez, zhupani i madh Stefan Njemanja e shpalli veten te pavarur. Nga vasal i bazileusit Emanuel I, ai serishmi rrembeu armet pas vdekjes se te fundit dhe ne aleance me hungaret, pushtoi toka bizantino-shqiptare duke bashkuar kesisoj Rashen me Zeten (Dukla) e duke krijuar ne kete menyre shtetin e pare serb perreth qytetit Pec (Peje), qe hynte ne arqipeshkopaten e Ohrit.” (G. Castellan,Historie de Ballkan, Paris 1991). Prandaj serbet per nje kohe te gjate i quanin “serbe nga Rasha”. “Perderisa serbet u shfaqen ne Ballkan pas shekullit VII, nuk eshte çesnure, qe per popullsine autoktone te Kosoves ata s’qene veçse ardhacak – pushtues.
Dhe sundimi serb pati filluar shume me vone se Stefan Njemanja te behej Car, me 1189, shume me vone nga pushtimi i Pultit (krahine ne veri te Shqiperise) dhe Pejes (qytet ne veri-perendim te Kosoves), ne nje kohe kur “pjesa tjeter e Kosoves ishte jashte sundimit te tij” (A. Ducellier, Le monde, Paris, 1981).
Se kendejmi nxjerrim konkluzionin e pashmangshem: Kosova nuk ka qene as djep e as qender kulturore serbe, porse nje province bizantine, e okupuar perkohesisht nga mbreteria mesjetare serbe.
Mbetet i pamohueshem fakti historik, qe Stefan Dushani, okupuesi me i madh i tokave shqiptare pas Stefan Njemanjes, beri per nje kohe te caktuar kryeqytet te tij Prizrenin, dhe me pas Shkupin (Skopje)- nje tjeter qytet te madh shqiptar, qe gjendet sot ne territorin e Maqedonise. Nuk eshtee çuditshme, qe pushtuesit dhe tiranet, mund te vendosen aty ku duan. Prandaj le te mos kembengulin serbet, qe themelimi i nje qendre politike apo ekonomike, percakton, veçanerisht ne mesjete, perkatesine etnike te pushtuesit”(A. Ducellier, Le monde, Paris, 1981). Se sidoqofte, pushtuesi zhduket fill pas renies se perandorise. Procese te ngjashme po perjeton sot dhe “perandoria serbe”, e cila, sipas kllapise se nacionalisteve vendas, duhet te shtrihet “gjithkund, ku jeton qofte dhe nje serb”.

* * *
Nje nga parimet me te rendesishme, qe serbet e quajne Kosoven qender te tyre kulturore apo “Jerusalemi serb”, ka te beje me ekzistencen e disa kishave e manastireve ne veri te kesaj krahine “autonome”, ç’ka per mendimin e serbeve, e justifikon plotesisht gjenocidin ndaj shqiptareve, masakrat e padegjuara masive, e se fundi, larjen e hesapeve, per t’ifshirë ata nga faqja e dheut. Ketu pra ze fill apoteoza e kundervenies. “Ndikimi i kishes serbe, – deshmojne fallsifikatoret serbe – pasqyrohet dhe ne emertimin e provinces autonome – Metohia, ç ka do te thote “toke kishtare”. Nga pikpamja historike, kjo nuk eshte aspak e vertetë.
Se pari, fjala “Metohia” që vertet do te thote “prone kishtare” rrjedh nga greqishtja e jo nga serbishtja. Kjo, tregon ne veçanti, se territoret e Kosoves ndodheshin nen zoterimin e kishes katoliko-romane, e se mbrami, nen ate ortodokso-bizantine.
Se dyti, ne periudhen e varesise nga Bizanti dhe pushtimi serb, keto territore qene te populluara kryesisht nga ‘shqiptare (shih, Regjistrimi kadastrial turk i vitit 1481, per popullsine e Dukagjinit. S.Pulaha, Prishtine, 1974). Keto toka zoteroheshin nga shqiptaret, njeri prej te ciIeve – Duke Gjini, qe i dha emertimin toponimik Metohise: Dukagjin.
Se treti, megjithese fja1a “metohi” nuk perdoret nga shqiptaret, ata e pranuan krishterimin nga romaket dhe luajten nje rol te caktuar’ne perhapjen e tij. Kesisoj, shqiptaret, ne veçanti ata te veriut dhe Kosoves, qene krishteruar disa qindra vjet me pare se serbet te vinin ne Ballkan dhe te perqafonin ortodoksine nga fundi i shekullit IX. Me 734, sipas disa politikave kishtare, nje pjese e territoreve te populluara me shqiptare, kisha romake ia dha nen juridiksion kishes se Konstandinopojes.
Dega ortodokse ne keto vise gjeti truall te begate. Si rezultat, nisi te shfaqet e lulezoje pak nga pak rituali sllavo-ortodoks. Kjo tendencë u shfaq serish pas ndarjes perfundimtare te kishes kristiane ne lindore dhe perendimore me 1054. (Shih. Fjalori i Plote Enciklopedik i Teologjise Ortodokse, botim i reprintuar 1992, Moske), gjersa shqiptaret mbeteshin nen zoterimin e Bizantit.Kesisoj, kishat e Kosoves, te ndertuara per banoret shqiptare, kane qene ne krye të heres romano-shqiptare, dhe me vone u bene bizantino-shqiptare, ne pajtim me politikat kishtare te asaj kohe.
Me zanafillen e okupimit serb nga mesi i shekullit XIII kishat ne Kosove qene shtrënguar t’u rezistojne ndryshimeve te gjithanshme, te cilat i sillnin me vete serbet. Pa marre parasysh infiltrimin e popullsise sllave dhe presionin e ushtruar prej tyre, kishat ne Kosove mbeten edhe per nje kohe te gjate te pandryshuara. Keshtu, kisha e Pejes gjendej nen kontrollin e shqiptareve gjer ne vitin 1445 (Branislav Djurdjevic, Odnoz iz medju oohridsko arhipeskopije i serpske crkve od pad smedereva, Sarajevo, 1970).
Serbet, veçanerisht ne fillim te pushtimit turk, u perpoqen t’ia nenshtrojne kontrollit te tyre kishat e gjithe gadishullit ballkanik. Ne keto kushte, per t’i shpetuar serbizimit, shumica e shqiptarevc u kthyen’ ne myslimane-nje analogji e tille ka ngjare ne te njejten kohe (shek. XVI-XVII) edhe me boshnjaket, per shkak te divergjencave qe paraqiste sekti ortodoks i fese karshi kishes serbe, si dhe nga presioni i vazhdueshem asimilues qe behej nga kisha serbe. Megjithate,’ kishat shqiptare mbeten per nje kohe ende te gjate nen zoterimin e shqiptareve shizmatik, te cilet dalengadale u serbizuan.
Keshtu qe, nga ana historike nuk ka shume serbe qe te qajne per ate kisha, maksimumi, as gjysma e minoritetit serb te Kosoves. Studiuesi amerikano-shqiptar dr. M. Kerabreg nenvizon: “Ne kohen e “restaurimeve” te njepasnjeshme “dekorative” faktikisht kemi te bejme me shuarjen e mbishkrimeve dhe simboleve bizantino-shqiptare ne te gjitha kishat e Kosoves dhe vendosjen e atyre serbe”. (The Century Historiographical Falsifications: Kosovo. NY, 1995 & The VOT, oct. 1995). Po tekembramja, keto kisha ne Kosove shqiptaret i kane ruajtur, duke i konsideruar ato deri sot si vende te shenjta (gje karakteristike e tolerances fetare shqiptare), se po te kishin dashur i kishin fshire nga faqja e dheut, dhe askush s’do mund t’i pengonte, po te kemi parasysh, qe partia komuniste ne pushtet, perkrahte politiken ateiste aso kohe. Keshtu do merrte fund dhe alibia e serbeve me kishat ne Kosove.
Se fundi, nje nder argumentet kryesore te serbeve eshte e ashtuquajtura “beteja e Fushë Kosoves (15.06. 1389). Si tezen me presticioze, serbet quajne ate, qe “ne kohen e fushates turke ne Ballkan, serbet u bene atyre rezistence, ndersa shqiptaret, bashkepunuan me turqit”.
Se pari, prijesi i madh serb Mirko Mmjanjevic, pjesetar I koalicionit kristian, ne betejen e Marices (1371) dha jeten duke luftuar ne anen e sulltanit turk kunder prijesit rumun Mirce (I. Aralica, Reward for suffering, Vjesnik, Zagreb 1993)
Se dyti, ne betejen e Kosoves(1389), ku gjithe popujt kristiane te Ballkanit u bashkuan, per t’ i dhene goditje invazionit osman, serbi Marko Krajlevic, nje nga personazhet qendrore te eposit e folklorit serb, madje me kryesori, luftoi ne anen e turkut (Historia e Popujve te Jugosllavise. Beograd 1956}.
Se treti, Vuk Brankoviç, guvernatori i Kosoves se okupuar, tradhetoi lidhjen krisliane,m duke braktisur fushen e betejes. (Historia e Popujve Jugosllave. Beograd. 1956).
Se katerti, Stefan Uazarjeviç, i biri i udheheqesit te kaolicionit kristian, i te peshtyrit dhe te rrjepurit per se gjalIi nga turqit, jo vetem qe luftoi me garden e vet personale ne anen e turqeve, por i dha sulltanit dhe motren e vet per harem (Historia e• Popujve Jugosllave, Beograd. 1956).
Se pesti, ne betejen e Nikopoljes, pothuajse ne prag te fitores se kristianeve, serbet hyne ne beteje ne fund fare, dhe per çudi, ne anen e turqeve, duke ua dhene faktikisht fitoren atyre (I.Aralica, Reeard, for Suffering,
Vjesnik, Zagreb, 1993.) Shkurt, qe t’i shmangemi numerimeve te merzitshme, nje pjese e “ajkes” serbe i ofroi bashkepunim pushtuesit turk, kurse shqiptaret, perkundrazi, ne menyre aktive iu kundervune turkut ne këte lufte, madje njeri prej tyre, Milesh Kopiliq, i preu koken sulltanit ne shatoren e tij.
Asnje shqiptar nuk luftoi ne anen e turkut ne kete lufte. Duke vazhduar traditen e “prijesave shqiptare” Gjergj Balsh Shkodrani III, komandoi formacionet luftarake te principatave shqiptare, qe luftuan bri per bri me serbet e te tjere kristiane te Ballkanit kunder fushates osmane. Pikerisht keto gjera studiuesit serbe, perpiqen te mos i kujtojne, duke i marre kesisoj mbi vete gjithe meritat e asaj lufte e duke e propaganduar si heroizem vetem te popullit serb. Psikopatologjia e nacionalisteve te sotem serbe ka arritur deri atje, sa ta shpalle jubileun betejes se Fushëkosoves si feste kombetare.Nese gjithe popujt e botes festojne fitoren, serbet, paraqiten i vetmi popull qe festojne nje humbje.
Nderkaq, ne Kosove, qe ndezur flaka e gjenocidit nacional sipas recetave te
vjetra: arrestimet, gjyqet e instaluara politike, burgimet. Nga viti 1997 gjer me 1998, rregjimi i Milosheviçit flaku nga puna 4000 mije shqiptare, te cilet qene te shternguar te emigrojne ne Evrope. Kjo ka hyre ne histori me term in “spastrimi i bardhe etnik”. Nga ana tjeter, gjate po atyre viteve rezultojne mbi 7000 mije femije kosovare te helmuar neper shkolla dhe qindra raste sterilizimi te studenteve shqiptare neper universitete, nen masken e vaksinimit te detyrueshem. Viti 1989, sjell kulmin e aktit kriminal ndaj shqiptareve te Kosoves: privimi i autonomise, nxjerrja jashte ligji i universitetit te Prishtines, ndalimi i organeve te shtypit dhe botimi i librave ne gjuhen shqipe, gjer te nderrimi i emrave te rrugeve dhe shesheve shqiptare me emra luftetaresh serbe. Ne te tilla kushte intelektualet shqiptare krijuan qeverine e tyre me ne krye Ibrahim Rugoven (02.07.1989) – sipas plebishitit mbare kosovar.
Kete shtet ilegal te “jashteligjshem” serbet e quajten me termin; “shtet paralel”.
Me ne fund, pas luhatjesh teper te gjata, edhe mjetet ruse te informimit publik, vendosen te pasqyrojne ngjarjet “objektive” ne Kosove. Vertet, me nje vetpermbajtje e kopraci qe del shpesh jashte kufijve te hijeshise dhe kontradiktë qesharake ne aspektin analitik te ngjarjeve, e megj ithate, gjithnje e me teper, vihet re pafuqia per ta “mbuluar diellin me shoshe”. Madje, realitetin e perzieshem kriminal qe po krijojne “vellezerit sllave” ne Kosove, nuk mund ta fshehin me as shprehjet tejet cinike te kryeministrit Evgjeni Primakov, kinse “numri i te deportuarve nuk i kalon te 90 mije shqiptareve, prandaj per asnje lloj gjenocidi nuk mund te behet fjale-dhe kjo, ngjet mu ne ato momente, kur ne te gjitha telekanalet me te nderuara te bote, SNN, BBC dhe EURONEWS, komunikojne, se numri i te debuarve e ka kaluar shifren e 800.000 shqiptarëve, pa llogaritur mijera te vrare e te djegur nga serbet neper qytete e fshatra te Kosoves. Kurse, deklaratat e nginjura me vrer te Igor Ivanovit, kinse UÇK financohet nga tregtia e narkotikeve,- tashme kumbojne aq debile, e te pacipa, e sidomos, impotente per nga flashktesia e fantazise. Ne sfondin makaber te krimeve te Milosheviçit, cinizmat diletante te politikaneve rus, fyejne ndjenjat humane te dhimbjes njerezore ne pergjithesi, duke perfshire nder to edhe te kombit rus.
Une jam i sigurt, qe shqiptaret do te dine t’i qendrojne dhe kesaj here ciklonit te urrejtjes severber e shekullore te fqinjit te tyre, se s’mund te zhduket keshtu, nje nga popujt me te lashte te Ballkanit, nga gjiri i te eilit kane dale figura te dimensioneve boterore, Aleksandri i Madh dhe Skenderbeu, dhe te tille idole te shpirtmiresise dhe meshires, misionere me shpirt te pamposhtur, si Nene Tereza.

MOSKE, më 07.06.1999