Një udhëtim në Zall-Dardhë, bahçen e artistëve

Fugoni me të cilin po udhëtonim nga Peshkopia për Zall Dardhë tani më nuk e ka stacionin te Ura e Lushës, buzë Drinit të Zi, një urë e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, por rruga e asfaltuar kalon nga Laçesa deri te përroi i Blliçes, më pas, nëpër Fushë Alie vazhdon e parregulluar. Makina kalon në mes shtëpive të banimit në rrugën pa asfalt, duke ndjekur rrjedhjen e Drinit, paralel me rrugën Peshkopi-Kukës, siç quhet ndryshe “Rruga e Rinisë”.…

Lexo më shumë

Takimi me belanë

Populli, kur do ta nëmi dikë, i thotë: “Të daltë mendja mbi kësulë”, domethënë, “T’u rrittë mendja!”. Një burri i ishte rritur mendja aq shumë, sa e mbante veten më trimin e më të mençurin e krahinës. Dilte rrugëve të katundit dhe thërriste: “Oj bela, ku je?!” Kur nuk e gjeti në katundin e vet, doli me e thirrë nëpër vende të tjera.…

Lexo më shumë

anekdota e muajit

Shkon njëherë ndrikulla tek kumbara, ku po i ankohet se nuk shkonte mirë me njerëzit e shtëpisë.
– Kam një vëlla, kumarë, por me thënë të drejtën si vëlla të vetëm që e kam nuk po shkoj mirë hiç, nuk më respekton sa duhet dhe, e di, fajin ma ka vëllai jo kunata.
– Ndodh, moj ndrikull, ndodh, por bëj durim se ku dihet se çfarë halli ka dhe vëllai yt, – ia ktheu kumbara.…

Lexo më shumë

Fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

E ka kullot’: E ka kullotur. E ka bërë jetën e vet. Përdoret dhe për të treguar dikënd që e ka shfrytëzuar mirë detyrën. Kullote, kullote thuhet për dikënd që shfrytëzon një detyrë që i është dhënë.
I delë shqemash: Thuhet për dikë që nuk ruan asnjë normë, rrugaç.
E brenëj: E branoi / e brenoi, i kaloi brenë / branë sipër.…

Lexo më shumë

Plaka në bjeshkë

Legjenda e bukur e plakës në bjeshkë ka bredhur në të gjitha viset shqiptare. Tregohet në Jug e në Veri. E nuk ka se si të shpëtojë Dibra pa këtë legjendë vërtet të bukur, e cila në vetvete tregon vetë gëzimin që tregonin njerëzit për ardhjen e pranverës pas një dimri të gjatë e të ftohtë.
Tregojnë të moshuarit se në kohë të hershme dhe dimrat kanë ardhur mjaft të ftohtë, me reshje e ngrica akulli.…

Lexo më shumë

Tuneli i Murrizit: ndërpriten përkohësisht punimet në Zall Bastar, nisin në Xibër

“Pritej, pasi terreni në njërin nga tunelet ka qëlluar shumë i rrëshqitshëm. Gjithashtu edhe shirat e ditëve të fundit nuk kanë favorizuar vazhdimin e punimeve dhe për sigurinë e punonjësve tanë puna është ndërprerë”.

Më 16 maj kryeministri Edi Rama postoi një video nga punimet në Rrugën e Arbërit, ashtu siç e ka bërë zakon që kur nisën punimet në pranverën e vitit të kaluar, duke iu uruar shqiptarëve mëngjesin e 16 majit dhe duke treguar punimet.

Lexo më shumë

Kronikë e disa jetëve të humbura

Nga Sulejman Mato

Sapo mbarova së lexuari një libër me disa tregime befasuese dhe mendova të hedh sa më parë në letër mbresat e mia të para. Tregimet e këtij libri, siç thotë dhe vetë autori, janë mbresa të ruajtura gjatë në memorie e që na jepen me një freski dhe profesionalizëm admirues.
Libri hapet me tregimin “Kolevica kundërshton diktatorin”, kushtuar inxhinier Kolevicës, mikut tim poet, me një hije të vjetër trishtimi në sytë e tij të kaltër… Ata që nuk e kanë njohur inxhinier Petraqin, le të lexojnë tregimin e Orhan Sakiqit, i cili trajton një çast ku personaliteti i tij shfaqet në përballje me diktatorin e kohës.…

Lexo më shumë

Ëndrra po bëhet realitet

Rruga e re që po ndërtohet nuk prek gjurmën e rrugës së vjetër, nuk e “djeg” bibliotekën e saj. Rruga e re shpon malet tejpërtej me 6 tunele me rreth 5 km gjatësi. Më i madhi, ndërtimi kryesor i Rrugës së Arbërit, është tuneli i Murrizit me 3246 m gjatësi. Inxhinieri Mark Pepkola i shpjegon botuesit të gazetës “Rruga e Arbërit” Musa Rriçku, se po punohet pa u ndalur në dy tunelet, kryesorin dhe atë të emergjencës.

Lexo më shumë

“Një jetë maleve”, Kujtime 2, me autor Bashkim Lleshin

Në këtë libër përshkruhet aktiviteti i inxhinierit gjeolog Bashkim Lleshi në Gjeologjinë e Bulqizës në vitet 1969-1976, në fillim në Ekipin e Lurës të Ekspeditës gjeologjike të Peshkopisë e më vonë në Ekspeditën gjeologjike të Bulqizës, përpjekjet si gjeolog i ri në vendburimin e kromit të Bulqizës dhe më vonë si kryegjeolog i kësaj ndërmarje. Në faqet e këtij libri pasqyrohet puna shumë të madhe që është bërë në ato vite për kërkim zbulimin e shfrytëzimin e mineralit të kromit në vendburimet e Bulqizës, Batrës, etj.…

Lexo më shumë
1 95 96 97 98 99 161