Eh, mor Xhevat Dani i maleve të Dibrës!

Nga Abdurahim Ashiku

Një lajm i zi, kob që të mblidhet në grykë, frymën ta merr, mend ti vgjer.
Lajm i shkurtër, vetëm tre rreshta…
Profesor! Xhevat Dani vdiq, Varrimi më datë 9 prill ora 15
Nuk e besova, Nuk e besoj.
Nga profili jot erdhi, Kush ma dërgoi? Kush më hidhëroi? Anonim, pa firmë…
I shkrova…
Më vjen shumë keq, më trondite këtë mbrëmje, larg Dibre.…

Lexo më shumë

Për mësuesin veteran Ramiz Leka

Nga Zabit Lleshi

Më 27 mars u nda nga jeta mësuesi veteran Ramiz Abaz Leka, nga Kovashica e Grykës së Vogël të Dibrës. Lindi në vitin 1934, në një familje me një të kaluar patriotike. Gjyshi i tij Elmas me Rrahman Lekën luftuan përkrah Merrsim Demës në kryengritjet e mëdha 1910-1912 dhe mbrojtjen e fitoreve të saj 1913-1921. Mbështetën Qeverinë e Lushnjes dhe revolucionin demokratiko-borgjez të vitit 1924.…

Lexo më shumë

31 fruta dhe perime

Nga Hajredin Toca*

Brezi im kishte ëndërr të mbaronte një shkollë të lartë, por, të shkoje në universitet për Agronomi, nuk pëlqehej. Edhe unë gëzoja se do të mbaroja shkollën e lartë, por jo për profesionin e agronomit. Pasi mbarova studimet, e kam thënë dhe e them përsëri, isha me fat që kisha studiuar në degën e duhur, me dije të gjithanshme për tokën e për bimët, për kiminë e agrokiminë, për biologjinë e për gjenetikën, etj.…

Lexo më shumë

Udhëtim përmes margaritarësh i një gazetari

Nga dr. Selman Mëziu

A ka mundur ndokush të lidhë me fije Korabin kreshtlartë në lindje me Runjën këmbëlagur në lumin e Murrës e Drinit bashkë? A ka mundur kush të përshkruaj natyrën e luginës së Drinit, të shkruaj për Dibrën që nga prehistoria, luftën kundër perandorisë osmane, serbëve, e deri tani te thirrja për ta mbrojtur luginën nga “gjoli” i Skavicës?…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, Tirana dhe Dibra janë 2 orë larg me pak bakshish

Kjo foto është nga ura e fshatit Fshat në Klos, e cila u bashkua më 25 nëntor 2020, duke e bërë plotësisht të kalueshme trasenë e Rrugës së Arbrit, përjashtuar tunelin e Murrizit, ku vazhdojnë punimet. Kjo urë është një nga gjashtë urat e Rrugës së Arbrit, e dyta për nga rëndësia, pas Urës së Vashës. Ajo është e gjatë 174 metra dhe e lartë 157 metra. Ndërsa Ura e Vashës, me gjatësi 316 metra dhe lartësi 152 metra, përfundoi në prill të vitit të kaluar. Të dy urat janë me konstruksione metalike, me elemente çeliku me karbon të saldueshëm.

Nga Bujar Karoshi

Ndërsa pritej që kjo fushatë elektorale të sillte simbolikisht nisjen e qarkullimit në rrugën e Arbrit, qoftë edhe pjesërisht, duket se nuk do të ndodhë. Një punonjës i kompanisë, që kërkon të mbetet anonim, thonë se punimet po vazhdojnë normalisht, pa ngutje për inaugurime.
Por ndërkohë rruga është e hapur pjesërisht për kalim. Makinat e zyrtarëve lokalë në Dibër dhe atyre në Tiranë, po e përdorin rrugën për kalim për lëvizjet nga Tiranë-Dibër.…

Lexo më shumë

Balluku mbron ligjin: Rrisim prodhimin e energjisë, shpëtojmë nga përmbytja fushën e Nënshkodrës

Balluku: “Përveç prodhimit të energjisë nga vetë HEC-i i Skavicës, nëpërmjet optimizmit të kaskadës së Drinit do të rriten gjithashtu kapacitetet prodhuese për tre hidrocentralet ekzistuese, si dhe do të japë një zgjidhje të mirë, të thellë dhe të menjëhershme për përmbytjet në të gjithë zonën e nënshkodrës”.

“Miratimi i projektligjit i hap rrugë ndërtimit të një nga veprave më ambicioze e më të domosdoshme për sektorin elektroenergjetik në vendin tonë”, tha në parlament ministrja Belinda Balluku, duke mbrojtur ligjin nr.…

Lexo më shumë

Shoqëria civile: Çdo projekt, pa miratimin e banorëve, është i papranueshëm dhe i dështuar

“Përse dibranët kundërshtojnë ndërtimin e Skavicës? A duhen dëgjuar banorët e zonave të prekura nga ky projekt?”. Kjo temë u trajtua gjatë një bisede online në televizionin lokal “TV DibraNews”.
Moderatori i emisionit, gazetari Islam Shehu, kishte të ftuar profesor Adem Bungurin, publicistin dhe gazetarin Abdurahim Ashiku, mjekun Hajrulla Nikolli dhe gazetarin Bujar Karoshi.
Ky është një projekt që në vitet 1980, tha në hyrje Islam Shehu.…

Lexo më shumë

Bashkia jonë është me fat që e ka një si Ai…

Ne jemi me fat. Nuk e di si do t’ia kishim bërë në bashkinë tonë pa të.
Në vjeshtë, kur nga malet vijnë rrebeshe, gurë e stuhi, që bllokojnë rrugën e ujërat hyjnë në tokat tona, Ai është aty duke ndihmuar në rikthimin në normalitet. Ndonjëherë hyn edhe në mes të lumit dhe unë kam shumë frikë mos rrjedha e furishme e merr me vete… Unë nuk di si ta falënderoj dhe e nxjerr në Facebook, shoqëruar me një ❤️….…

Lexo më shumë

Dibër, zgjedhjet parlamentare: 73 kandidatë për 5 vende në parlament

Bujar Karoshi

Dy partitë kryesore, PD dhe PS, janë në luftë të ashpër për mandatin e tretë, i cili rrezikohet nga kandidati i pavarur

Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen më 25 prill 2021, në Dibër zhvillohen në kushtet kur i është hequr një mandat deputeti. Nga 6 vende në parlament, që ka pasur Dibra në të kaluarën, tashmë do të jenë 5.…

Lexo më shumë

Dhjetë pyetje kandidatëve për deputetë

Nga Selman Mëziu

1- A do ta çojnë tokën bujqësore, pyllin, kullotën tek i zoti? (Format, reforma, mënyrat, koha e realizimit.)
2- A do të mundin ta ndalojnë hemorragjinë e rinisë dibrane drejt kurbetit?
3- A do të ndalohet/lejohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës që përmbyt gjysmën e sipërfaqes së tokës të Dibrës së poshtme bashkë me historinë e pasuritë e saj?…

Lexo më shumë
1 29 30 31 32 33 86