Jo thjesht një letër malli nga Nazmi Koçi…

Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: “Dibra e Shkodra janë një vëlla”. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri.

Lexo më shumë

Një paqetë cigare e një kile kafe…

1. – E THËNË…
Është e thënë dhe e përsëritur sa herë bie shi…
…Dy shokë ia kishin marrë udhës në këmbë.Njeri kishte një çantë në krah e një ombrellë që e ngulte dhe e shultë në tokë si bastun. Tjetri ishte me duar në xhepa. Një re e zezë kapi kupën e qiellit, e pa numëruar deri në dhjetë, ia behu një shi me shtamba.…

Lexo më shumë

As në vdekje nuk jemi të barabartë!

A ka fakt më domethënës se ky raport zyrtar, i lëshuar më 11 janar 2021?! As në vdekje nuk jemi të barabartë, o Zot! Zyrtarisht jo. As në komunat me shumicë shqiptare. Po të ndodhte kështu me serbin në Kosovë do të shkonte puna deri në OKB!

Që në RMV nuk është zgjidhur ende problemi i statusit të gjuhës shqipe, fajin e kanë në radhë të parë partitë politike shqiptare në këtë shtet, të cilat nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 e deri më sot, pra plot tridhjetë vjet, participojnë në pushtet, por as shteti amë, Republika e Shqipërisë, nuk është pa faj, e as “shteti i dytë shqiptar në Ballkan”, Republika e Kosovës, nuk mund të amnistohet krejtësisht.

Lexo më shumë

Riza Shehu, misionari i hapjes së shkollave shqipe në Zerqan

Riza Shehu, me punën dhe veprën e tij edhe pse punoi e vrapoi plot vrull, pasion e përkushtim, si një misionar i vërtetë, në mësimin e gjuhës dhe hapjen e shkollave shqipe, si dhe çështjen kombëtare shqiptare, mbeti i harruar dhe i pavlerësuar nga regjimi komunist, por edhe pas ’90 me ardhjen e demokracisë?! Kjo heshtje absurde dhe e pajustifikuar, çuditërisht vijon edhe në ditët e sotme, pas 30 vitesh demokraci…

‘Porta e madhe’ e familjes së shehelerëve të Zerqanit, ne fillimshekullin e XX, nxorri mjaft pinjollë të saj që vijuan rrugën e të parëve të Teqesë së Zerqanit, Sheh Mustafës dhe Sheh Sulës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, për liri e pavarësi të atdheut.…

Lexo më shumë

Maqellara, dikur “hambari” i Dibrës, sot qindra hektarë tokë lihen djerrë

Njësia Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër njësitë më të mëdha në vendin tonë, që numëron rreth 14 mijë banorë. Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet kjo njësi administrative me fshatrat e saj, ka qenë dikur prodhuesja më e madhe e produkteve bujqësore. Fusha e Maqellarës, e rrethuar me burime ujore nga të katër anët, përfshirë lumin Drin i Zi, njihej për prodhim të jashtëzakonshëm para viteve 90-të.…

Lexo më shumë

“Agrinet Albania“, mbi 10 vjet ndihmë për fermerët e Maqellarës

Ishte vërtet fat e mirësi për fermerët e Maqellarës, që të binin në kontakt me stafin e mrekullueshëm të fondacionit “Agrinet Albania”, me qendër në qytetin e Korçës. Historia nisi këtu e dhjetë vite të shkuara, në takimet që organizonte agrobiznesi shqiptar. Fillimisht ishin lidhje të brishta, takime me dy tre fermerë, që më vonë u shpeshtuan, për të lidhur një miqësi që nuk do të shuhej më.…

Lexo më shumë

Çfarë të hamë kur sëmuremi?

Nga Hajredin Toca*

Individi në veçanti duhet ta konsiderojë ushqimin si një pjesë të rëndësishme të veprimeve të tij për mbrojtjen e shëndetit. Dhe akoma më në dilemë të ushqyerit bëhet në këtë kohë pandemie, kur jemi me shenjat e Covid-19.

Gjithkush kur sëmuret matet shumë çfarë të hajë. Tek çdo ushqim i sëmuri ka një dyshim nëse i bën mirë apo jo.…

Lexo më shumë

Kur lexon librin “Pacienti ynë i veçantë”

Nga Destan Rama

Ndodh që sa herë që del në dritë një libër i ri, lexuesit bëhen kureshtarë dhe duan të dinë: ç’libër është ky? Ç’temë trajton? Ç’synon t’i përcjellë lexuesit? Kështu ndodhi edhe me librin “Pacienti ynë i veçantë”, i shkruar nga prof. dr. Ahmet Kamberi.
Dr.Ahmeti është djalë i fshatit Peladhi (Dibër), një emër i nderuar ky, që vjen nga legjenda e kohës së Skënderbeut.…

Lexo më shumë

Një grusht lotësh, pikë- pikë mbledhur në shpirtin tim…

Nga Abdurahim Ashiku

Ike mik, ike…
Të kisha mik, më kishe mik…
Ike Murat Koltraka…
Ike…
Pse kështu mik?
Burrë i Dibrës…
Mik i të gjithëve,
Mik i maleve
Sa lind e perëndon?
Kalorës i artit,
kulturës,
sportit,
arsimit,
fjalës së urtë,
kuvendit,
batutës… ?
Pse mik?
Pse ike?
Pse kaq shumë,
dhimbje më solle?-
Oh medet!!!
Medet për ty,
për fëmijët e tu,
për shokët,
miqtë…
sa shumë shokë,
sa shumë miq,
për ty qajnë,
për ty vajtojnë…
Grushtet mbushin,
Me lot që vlon,
prush që djeg
Oh sa u dhemb!…

Lexo më shumë

Amaneti i Murat Koltrakës që s’e tret dheu:

Nga Murat Koltraka

Vendi ynë, ende në tranzicion e në proces të shpejtë transformimi, ka nevojë më tepër se kurrë për fjalën e akademikëve, profesorëve, doktorëve, në të mirën e zhvillimit të vendit tonë. Ndonëse rrallë në shtyp shfaqet mendimi i tyre, ndonjëherë dhe na zhgënjejnë.
Në gazetën ‘Republika‘ të datës 04. 10. 2009 botohet një studim i tre Prof. dr.…

Lexo më shumë
1 33 34 35 36 37 86