“Penën time nuk e shes!”

 

Në një ceremoni të bukur të organizuar nga Bashkia Krujë, më 23 qershor 2018 z. Halim Laçi, iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Krujës, bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Krujë Nr. 40, datë 30.04.2018.
Merrnin pjesë qytetarë të Krujës dhe Fushë-Krujës, kuadro të rrethit, të ftuar nga Tirana, Dibra, Mati, Shkodra, Mirdita, Lezha, Vlora si dhe pjesëtarë të familjes Laçi.

Lexo më shumë

Krijohet “Union Lura”, një përpjekje e qytetarëve për t’i rikthyer Lurës lavdinë e dikurshme

Më 29 qershor, në mjediset e hotel Tirana International në Tiranë është themeluar shoqata “Union Lura”.
Në një postim në FB, Abaz Deda, një nga anëtarët themelues të shoqatës, falënderoi në emër të Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës, të gjithë anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, të ardhur nga qytetet dhe zonat në të cilat lurianët kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përfaqësojnë denjësisht vlerat dhe traditat e Lurës në këto vende.…

Lexo më shumë

Me Rrugën e Arbrit, Dibra kthehet në kopshtin e Tiranës

Më 10 nëntor, u bëra pjesë e një darkë që qeveria shtroi me anëtarët e saj të kabinetit, funksionarë dhe punonjës të administratës.
Salla e katit të poshtëm të Hotel “Verit”, aty ku qeveria kishte zhvilluar më parë mbledhjen e saj, ishte e mbushur plot. Në secilën tavolinë ishin vendosur drejtuesit e ministrisë përkatëse dhe vartësit e saj në qark.
Në tavolinën nr.…

Lexo më shumë

Ike o Besim Daci, parajsa është jotja!

E kisha bërë të derdh ndjenjat e mija të shpirtit për komshiun tim në hyrjen tjetër të pallatit tonë në Peshkopi, Besim Dacin, shoferin e “Korabit”, qytetarin, prindin e përkushtuar, njeriun që e vlerësoja si “Qytetar Nderi” i trevës ku lindi, u rrit, bëri emër të përveçëm…
Sa ishte në jetë…
Tash, me hidhërim mësoj nga e bija, Zhuljeta, se Besim Daci iku…
Iku për të bërë vend në parajsën njerëzore.…

Lexo më shumë

Më shumë libra të botuar, se sa vite pune

Rruga e formimit dhe vetëformimit të Shaban Sinanit në antropologji dhe më gjerë, në albanologji, rezulton me studime për etnicitetin në trashëgiminë joshkrimore të shqiptarëve (tri monografi të botuara); me studime për traditën e dorëshkrimeve dhe shkrimeve parashqipe në kulturën e vendit (tri monografi të botuara); me studime për praninë kulturore dhe mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri përgjatë dy mijëvjeçarëve (tri monografi të botuara); disa studime të tjera për shtresime, nënshtresime e mbishtresime të kulturave joshqiptare në pasurinë shpirtërore kombëtare (tre libra).…

Lexo më shumë

“FERRA E PASHËS”

Plaku Zenel Dika, kishte ardhë enkas nga Luznia në Sinë, për të marrë pjesë në përurimin e “Muzeut të Kastriotëve”. Edhe pse i kishte tetëdhjetë vjet kokërr në kokërr, mbahej ende i fortë. Trupi i tij i rreshkur, pak i imët, dukej si dru thane që nuk thyhet kollai. Koka e bardhë nën qeleshe, ishte plot mend dhe të paplakura. Ishte një dibran tipik nga karakteri, burrëria dhe muhabeti.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit: qeveria shpall tenderin

Ekskluzive / Qeveria vendos të shpallë tenderin për dhënien me Koncension/PPP të Rrugës së Arbrit. Përfshihet gjithë segmenti i rrugës nga Tirana në Bllatë, gjithsej rreth 69 km si dhe lidhja e me Maqellarën dhe Klosin. Përshkrimi i 8 segmenteve të rrugës, gjatësia, specifikimet teknike dhe standardi i kërkuar. Kriteret e vlerësimit për shpalljen e fituesit dhe përmbledhja e kushteve kryesore të koncesionit.

Lexo më shumë

Nazmi Kolarit, kujtesë në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta

Dibra, sinonimi i dijes dhe trimërisë, ndër shekuj lindi dhe rriti breza, të cilët e bënë atë të gëzonte famë dhe prestigj të madh brenda e jashtë vendit. Horizontin tonë e tejkalon përkushtimi i atyre burrave që dhanë gjithçka nga vetja për të ruajtur nderin dhe kulturën dibrane. Mes brezit të përvuajtur të intelektualëve dibranë, me meritë qëndron emri i Nazmi Kolarit, i cili u lind në një familje me traditë dhe kulturë, në vitin 1924.…

Lexo më shumë
1 67 68 69 70 71 86