Minatorët kërkojnë statusin e harruar përmes peticionit

Firmosja e peticionit për statusin e minatorëve në qytetin e Bulqizës | Foto : Sami Curri

Një peticion i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, i cili ka mbledhur rreth 3 mijë firma, i kërkon qeverisë të kujtohet për statusin e minatorëve – një dokument që do u garantonte mijëra punëtorëve të nëntokës me probleme shëndetësore, kushte bazike të përkujdesjes për vete dhe familjet.

Reit Çekiçi tregon se doli në pension në janar 2020 së bashku me 27 minatorë të tjerë, por pa u mbushur ende viti, tre prej shokëve të tij ndërruan jetë si pasojë e problemeve shëndetësore nga puna në minierë.…

Lexo më shumë

fotolajm: Lidhet ura e Fshatit, në pranverë nis qarkullimi

Ura e Fshatit Fshat u bashkua më 25 nëntor 2020, duke i hapur kështu mundësitë që në pranverën e vitit të ardhshëm, në rrugë të nisë qarkullim i automjeteve.
Kjo urë është një nga gjashtë urat e Rrugës së Arbrit, e dyta për nga rëndësia, pas Urës së Vashës. Ajo është e gjatë 174 metra dhe e lartë 157 metra. Konstruksionet metalike të saj, ashtu si Ura e Vashës, janë realizuar me elemente çeliku me karbon të saldueshëm.…

Lexo më shumë

Rebelohu Dibër në shekullin e ri!

  •  Sot më shumë se kurrë, dibranët e dy Dibrave kudo që ndodhen, duhet të aktivizohen në protesta të fuqishme, kundër vendimeve të qeverisë Rama, për ti thënë, “JO” Skavicës dhe planit ogurzi të sllavo-maqedonasve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, të dashuruar me sllavët ndër shekuj, dhe për ti thënë një “PO” të fuqishme Dibrës dhe pasurive të saj.
  • Vetëm protestat masive popullore do të shmangin përmbytjen e të gjitha fshatrave të Dibrës së poshtme nga Zall-Reçi deri në fushat e Gjoricës, përfshi dhe Fushën e Torviollit, pjesë e historisë së Skënderbeut, Dibrës dhe shqiptarëve që sakrifikuan jetën për trojet shqiptare.
Lexo më shumë

Metamorfoza e Kamber Farrukut në librin e tij “Kur shkriheshin akujt”

Shumë vite kisha pritur që të shfaqej për publikun një botim nga Kamber Farruku. Ndaj, ndjeva kënaqësi kur në dorë mora librin e sapobotuar që kishte autor pikërisht redaktorin e ish-gazetës “Ushtima e maleve”. Pata një padurim për të filluar leximin e këtij libri të ri, botimin “e vonët” të Kamberit. Në vetvete kisha besimin e palëkundur se, ai ka bluar e pjekur më së miri atë ç’ka do na dhuronte ne si lexues të hershëm të tij.…

Lexo më shumë

Aty ku e nisi…!

Kupa, medalje, dhurata, aktivitete dhe mesazhe paqe dhe shprese me yjet dhe modelet e sportit dibranë dhe shqiptar, Shulku, Demollari, Toska, Cibaku, etj.


Aty ku e nisi…! Një tjetër gjetje e gazetarit të mirënjohur sportiv në vend, Defrim Methasani, një djalë dibran, që jo rastësisht është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” në Dibër. Ai shkoi sërish në vendlindjen e tij, edhe pse atje shkon shpesh, por tashmë me një tjetër mision, që u mirëprit me entuziazëm, ashtu si një vit më parë në fshatin e lindjes së tij, në Sohodoll.…

Lexo më shumë

Golloborda dhe Dibra, një ngulmim për të krijuar një panoramë sa më të plotë dhe sa më të qartë njohëse historike

Në këtë komunikim ju ftoj të përcjellim shpalosjen njohëse të një krahine, vlerësimin me rigorozitet dhe përgjegjësi të fakteve dhe orientimin drejt një përcaktimi sa më përfaqësues dhe rigoroz të asaj që merr tagër nga e vërteta.
Vite më parë botova monografinë “Sabri Caka, krahu i shqipes në flamur”, në të cilin është bërë prezent jo vetëm roli, emri dhe kontributi i këtij personaliteti të rëndësishëm, por edhe gjithë komponentët e tjerë që në njëfarë mënyre plotësojnë panoramën e përfaqësimit dhe rikthimit në kujtesë dhe mirënjohje të Sabri Cakës.…

Lexo më shumë

Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Mbi 30 kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë kanë bërë shkurtime dhe kanë vonuar prej muajsh pagat për minatorët për shkak të rënies së çmimeve të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Shumë minatorë që po vuajnë mungesën e pagës shprehen se nuk kanë protestuar dhe as kanë denoncuar pranë institucioneve shtetërore, me shpresën se dita-ditës kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Lexo më shumë

Dibra resort, një oaz qetësie në Luginën e Shërimit

Resorti i Gëzimit është vetëm një oaz në shkretëtirë. Më sipër vazhdon Lugina e Shërimit, me këtë emër të bukur. Rruga që shkon përmes saj e të çon në fshatrat e Bellovës, ku mes tyre dhe Rabdishti i shpallur fshat turistik, është për t’i qarë hallin. E paasfaltuar, gjithë gurë, pluhur e gropa… Ajo sipërfaqe dhjetëra hektarësh, që dikur ka qenë me plepa, mund të kthehet në një park të bukur, me asfalt, me pemë dekorative, me stola, kënde lojërash e bare që shërbejnë.

Lexo më shumë

Motive tiranase nga Zaim Elezi (Zaya)

Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Pra, ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në këtë kuadër, piktori dibran Zaim Elezi – i njohur me pseudonimin e artit ZAYA – hap një ekspozitë me piktura për kryeqytetin tonë, Tiranë, kushtuar traditës si dhe peizazhit tiranas me rrethina.

Lexo më shumë

BELLOVA, LEGJENDA E MIKROFONIT!

Dibra dhe mikrofoni sportiv, dy dashuritë dhe pasionet e mëdha të “Mësuesit të Popullit” Ismet Bellova.

Në 86 vjetorin e lindjes, Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës dekoroi me titullin e lartë “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”, “Mësuesin e Popullit” Ismet Bellova.


Dikur e kisha idhull, ndërsa për fatin e mirë sot e kam mik dhe koleg. Që fëmijë përpiqesha ta imitoj komentatorin më të famshëm të kohës dhe dibranin që na shtonte lavdinë.

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6 13