T’i shërbesh atdheut si Selim Pira!

Vetëm Selim Pira shkruaj në zarfin e kujtesës dhe fletët brenda do të hapen si në një enciklopedi…
Nuk kisha pi ndonjëherë kafe me Selim Pirën…
As i kisha dhënë dorën në ndonjë konak Dibre…
Me të vëllain Sulën po,
Edhe me fëmijët e tij…
Banonim në një pallat me themele të lidhura,
Ai në hyrjen e parë e unë në të tretën,
Në të njëjtin kat…
Selimi më njihte,
Jo në portret, por në germë të penës…
Sa herë më lexonte në “Rruga e Arbrit” apo në “Dita”, më merrte në telefon…
Nuk dëgjonte mirë, por fliste qartë e me pasion,
Më bënte të skuqesha nga fjalët në shkallën më të lartë që përdorte ndaj meje…
Më fuste në borxh,
borxhin njerëzor për ta takuar,
pirë një kafe e qëndruar në krah të njërit tjetrit përjetësuar në fotografi…
Do të më afronte me të djali i tij, Xhimi, ikanak si edhe unë në Athinë…
E kisha fiksuar numrin e tij të telefonit…
Xhimi më dha numrin e motrës së tij me këshillën që lidhu me të se ajo ta sjell ku të duash…
Në Tiranë shkoj e iki, si i thonë, “për të marrë një gacë për zjarr”…
Sa herë shkoja e kisha në mendje ta takoja,
“Gaca” mi digjte takimet…
Më në fund e gjeta kohën…
I “lidhur” për t’i shkuar në shtëpi por i zgjidhur gjalmash për ta takuar atje ku duhet të ndiqja një seminar treditor…
I ngjiti shkallët e hotelit “Tirana Internacional” mbajtur për krahu nga vajza, për siguri (kështu na mbajnë tash fëmijët),
i drejtë si plepat “fyell pushke” të Lugjejt buzë Drinit…
“Kambët po më lenë,-më tha duke u përqafuar- por mendjen e kam si në rini”…
U ulëm ballë për ballë…
I shikoja në fytyrë buzëqeshjen…
Mundohesha t’i lexoj shpirtin…
I gjerë si deti, ku kishte lundruar në sipërfaqe e në thellësi…
I lartë si Korabi bjeshkëve të të cilit kishte kullotur ëndërrat…

SHPIRTIN E KAM ATJE,
NË DIBËR…

“Unë jam Selim Isuf Pira, mu prezantua me një zë gjëmues…
Datëlindja 1926…
Lindur në Lugje të Dibrës…
Kam pas babën patriot e atdhetar…
“Daja i vogël”, i thoshte Eles Isufi…
Në pesëdhjetëvjetorin e Pavarësisë, në vitin 1962, është dekoruar…
E quajnë Isuf Pira…
Unë: Një biografi që më erdhi në shpirt si këngë trimërie, atdhedashurie…
Shpirtin e kam atje, trupin e kam këtu në Tiranë…
Në Dibër…
Duke filluar nga fisi, nga fshati…
Unë: Një mall që s’e shuan as Drini në rrjedhë të trojeve të tijLugjejt, as Veleshica tek takohet me Drinin e Zi…
Zall Dardha më ka nderue me titullin “Nderi i Dardhës”…
Erdhi edhe Donika Hyseni, sekretarja e përgjithshme…
Erdhën edhe nga komiteti i veteranëve, IlmiCani…
E kush do ta humbiste një flori kaq vezullues të asaj treve që atdhetarët e mëdhenj dhe këngët i kishte në barazkandar…
Unë kam 38 vjet pension…
Por a kam qenë në pension apo në punë?……

Lexo më shumë

Zeqi Agolli dhe Mit’hat Frashëri në Betejën e Dibrës, nandor 1943

Zeqi Agolli iku nga kjo jetë në moshën 93 vjeçare. Për të nuk shkroi asnjë gazetë, nuk u dha asnjë lajm në mjetet e komunikimit masiv. Kryeministri u harrua në bisedat me këdo në facebook. Ministri Bushati nuk u fol se shkoi për ngushëllim (pa le të lironte hollin e Ministrisë për t’i bërë homazhe e nderime një diplomati karriere që zor se i afrohet kush).

Lexo më shumë

Një histori për klonin që ndau fshatin

Për brezin e fëmijëve të mi, për nipërit dhe mbesat, për stërnipërit dhe stërmbesat e ardhshme, kjo është e pabesueshme. Por ja që kështu është e vërteta. Në vitet 1967-1968 filloi rindërtimi klonit të kufirit, kryesisht në viset kufitare të veriut dhe të verilindjes.
Fshati im u nda në dy pjesë. Pjesa e Viçishtit të Poshtëm mbeti brenda klonit, plotësisht e izoluar.…

Lexo më shumë

Faik Bruçi, biznesmeni ku qëndron bashkë suksesi dhe humanizmi

Faik Bruçi me kryetarin e Këshillit të Qarkut Dibër, z. Hajri Laçi, gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “Nderi i Qarku Dibër”

Faik Bruçi me kryetarin e Këshillit të Qarkut Dibër, z. Hajri Laçi, gjatë ceremonisë së marrjes së titullit “Nderi i Qarku Dibër”

Faik Bruçi në fillim e nisi nga hiçi, në një kohë që mjaft të tjerë e kishin kaluar stadin dhe po konkurronin bindshëm në fushën e biznesit. Kjo nuk e pengonte Faikun vizionar. Moto kryesore e tij ishte gjithmonë: “Fillo me pak, mendo për shumë”. Faiku në fillim kështu e nisi, me pak, por ambicia e tij ishte e madhe, kishte synime për t’u shtrirë jo vetëm në ndërtim, por edhe më gjerë.

Lexo më shumë

Shaban Bitri, inxhinieri i respektuar, dibrani me vlera të spikatura

Në Hotel Tirana International, ditën e shtunë më datë 28 prill, u zhvillua ceremonia e dekorimit të z. Shaban Bitri nga Këshilli Bashkiak i Dibrës. Në këtë veprimtari, e cila u organizua nga shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë, morën pjesë anëtarë të shoqatës, kryetarët e shoqatave të tjera dibrane, deputetë, koleg e miq të Shabanit.
Pas fjalës së prof. dr. Edlira Haxhiymeri, u shfaq një dokumentar rreth jetës e punës së Shabanit në veprat, si dhe u lexua një përshëndetje e ing.

Lexo më shumë

Pedagogjikja, shkolla që ka nxjerrë mbi 2000 mësues

Kam kënaqësi të veçantë që sot, në moshën 85-vjeçare, arrita të jem këtu bashkë me ju e t’ju përshëndes të gjithëve, të ardhur për të përkujtuar 70-vjetorin e shkollës së parë të mesme të Dibrës, shkollës pedagogjike, nxënës i së cilës kam qenë që në fillimet e saj, disa vite mësues së bashku me bashkëshorten e, së fundi si drejtor, dhe duke vazhduar pastaj gati po aq vite mësues, në seksion të arsimit, por i lidhur ngushtë me ish-nxënës, shokë e mësues të shkollës pedagogjike.…

Lexo më shumë

Tiku që çdo ditë mbledh dibranët!

Të mbledhësh dibranët në ditët e sotme nuk është shumë e lehtë, sidomos në këtë kohë, për të mos thënë e vështirë, sepse situatat e ndryshme kanë bërë që njerëzit të lëvizin anekënd botës.
Mijëra dibranë ndodhen larg vendlindjes, duke ndërtuar një jetë më të mirë, por pa e harruar kurrë vendin ku u lindën dhe u rritën. A ju mungon këtyre njerëzve Dibra?…

Lexo më shumë

PASIONANTI I SPORTIT DIBRAN

Nuk thonë kot, që njeriu vdes, por kurrë emri i tij… Islam Rama (Kosova) prej afro katër vitesh na mungon, por emri, buzëqeshja, gjurmët dhe historia që ai bëri në Dibër, nuk shuhet nga kujtesa në adresën e njërit prej figurave më të nderuara të sportit në Dibër. Islami ka kuriozitetin që mbante dy mbiemra, Rama dhe Kosova. Një histori kjo që vlen të tregohet që në startin e këtij shkrimi homazh, për pasionantin e sportit, që iu përkushtua si pakkush në vitet e jetës së tij.

Lexo më shumë

Shkolla Pedagogjike e Dibrës, vatër e ndritur e dijes për gjithë zonën verilindore

 

Nga Shemsi MANJANI*

Shtatëdhjetë vjet më parë, në shtator të vitit 1948, hapi dyert shkolla e parëe mesme në Dibër, shkolla pedagogjike, që rrezatoi dritën e dijes në gjithë zonën verilindore, një ndër zonat më të prapambetura deri në atë kohë në gjithë Shqipërinë.

Qëllimi i shkrimit, aq sa e lejon hapësira e një artikulli, është sensibilizimi në kohë për të përkujtuar këtë 70-vjetor të asaj shkolle që ishte elita e parë për përgatitjen e mësuesve të zonës dhe për gjenerimin e personaliteteve vendase, të munguar prej shumë vitesh.

Lexo më shumë
1 3 4 5 6 7