Sabedin Kurti, mjeshtër i rrallë i punës dhe zejeve popullore

Mendja dhe puna, dy shina jete që rrezatojnë jetën dhe vlerat njerëzore. Mendja është xhevahir, puna mineral, që s’e tret dheu; të dyja përbëjnë pozitën a pasurinë më të çmuar, më të ndritur për veten, shoqërinë, për kohën dhe brezat që vijnë.
S’ke se si nuk mediton, apo nuk gjurmon, kur kujton dikë që e ke njohur, që i njeh mendjen, punën a shpirtin qelibar, si i thonë, që i njeh urtësinë e pasionin, njohuritë e virtytet.…

Lexo më shumë

Përgënjeshtron kompania: Asnjë problem me Urën e Vashës

Dhjetë kamionë të tonazhit të rëndë kalojnë njëkohësisht mbi urë, testojnë cilësinë

Një status i ish-kryeministrit Sali Berisha më datë 7 gusht 2020, i cili shpërndante një video amatore nga Ura e re e Vashës, dyshonte për problematikë në ndërtimin e urës.

“Ura është çarë rreth 30 cm, ku ka humbur kolonat e betonit” shkruante mes të tjerash ish-kryeministri.

Por ndërsa bëhej publik ky status, 10 kamionë të tonazhit të rëndë po kalonin së bashku mbi urën e re të vashës, duke realizuar kështu një nga proceset e punës që kanë të bëjnë me kolaudimin e punimeve.

Lexo më shumë

Arif Vladi, një legjendë e gjallë e këngës epiko-historike

Me këngët e Arif Vladit kam rënë në kontakt që herët, në fundin e viteve ‘80, kur ai ka nisur edhe interpretimet e para. Vazhdoj ti dëgjoj me shumë kënaqësi dhe sot këngët e tij. 

Krijimtaria artistike e Vladit është e gjerë dhe e larmishme. Ajo është e shtrirë në kohë dhe hapësirë. Është e shtrirë në kohë, pasi interpretimet e tij të para kanë nisur në fund të viteve ‘70 dhe vazhdojnë dhe sot.

Lexo më shumë

Profili njerëzor dhe profesional i Luljeta Çerës

Tregohet se diku e dikur, një mbret thirri një mjek të njohur, që të shërbente pranë tij, të cilit i tha: “Mos harro se po shërben në oborrin mbretëror”! Ndërsa mjeku i njohur e human iu përgjigj: “Madhëri, përpara meje, të gjithë pacientët janë mbretër”.

Gjithmonë kur kujton këtë shprehje, më vjen ndërmend Luljeta Çera, e cila ka dhënë prova se ajo është frymëzuar e motivuar nga ky parim i madh human.

Lexo më shumë

Heroi i kujt ka lindur më 6 maj?

A kemi nevojë që vorbullës së gënjeshtrave që na vërtiten dita ditës t’i shtojmë edhe ditëlindjen e Skënderbeut? A ia vlen që shprehjes së përditshme të padijes dhe krenarisë për të qënin të paditur t’i shtojmë edhe një dëshmi tjetër? A nxjerrim ndonjë dobi duke i shtuar fakteve të shumta për mungesën e kulturës dhe etikës, për mosnjohjen e parimeve më të thjeshta morale të të drejtës dhe të vërtetës, edhe një mashtrim tjetër?…

Lexo më shumë

A janë të pastra paratë e shqiptarëve?!

Është për të ardhur keq, që kapacitetet intelektuale të angazhuara dhe të specializuara nuk kanë krijuar traditën institucionale përkatëse, në mënyrë që të jenë të afta të prodhojnë ligje e rregulla adekuate. Emërimet nepotike dhe politike janë karakteristika kryesore e personelit edhe për këtë kategori.

1. MORRAT E KOHËS SË TALLONIT.
Në fund të viteve ‘90, kohë që përveç të tjerash, shpalosi krizën ekonomike të akumuluar në shumë vite, ndodhi edhe një “shaka” e pistë në treg.…

Lexo më shumë

Lura dhe feja, disa përkufizime

. Ajo që quhet nga tallavaistët e historisë si “harmoni fetare” apo “tolerancë fetare” është togfjalësh pa kuptim.
Lura nuk është Jeruzalemi dhe çështja se si do ta lëmë punën e Biblës me Kuranin, apo të katolicizmit me muslimanizmin nuk vendoset, as nuk vlerësohet në Lurë. Pra, ka qenë e është punë e feve katolike dhe muslimane, jo e lurasve.…

Lexo më shumë

Elisabeta Skarra: Ushqimin duhet të ta hajë syri e pastaj goja!

Po kush është Elisabeta Skarra?

E lindur në Shumbat të Dibrës më 16 maj 1987. Një nxënëse e shkëlqyer në shkollën 8-vjeçare “Hasan Leka” në Shumbat. Pas ardhjes në Tiranë të familjes përfundoi shkollën 8-vjeçare “Ahmet Gashi” .
Edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” u dallua si nxënëse e mirë, por veçanërisht ra në sy pasioni i saj për gatimin e për kuzhinën në përgjithësi.

Lexo më shumë

A do të shkojnë lurasit të vendosin një kurorë në Symizë të Mallakastrës?

* Në vendin ku ka një lapidar në kujtim të heroit të popullit Gjokë Doçi?
* Në shkollën 9 vjeçare të Damësit në Mallakastër që mban emrin e Djalit të Lurës që u bë Djalë i Mallakastrës?
Për të parë si e nderojnë Gjokën e Lurës, Gjokën e tyre: “Mallakastra i nderon dhe i kujton me nostalgji bijtë e saj që janë heronj të popullit si Gjok Doçi.

Lexo më shumë

FestFolk Klosi 2019, veprimtari e rëndësishme e trashëgimisë shpirtërore

 

Kaloi një vit, që Klosi, për herë të parë, në festivalin e parë folklorik, më 16 shtator 2018, ishte qendra e kulturës mbarëkombëtare. Vërtetë qe ngjarje artistike dhe tregues i shpalosjes së vlerave të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të komunitetit klosjan.
Dhe përsëri, në ditën e bukur të vjeshtës së dytë, 13 tetor 2019, u organizua Festivali i Dytë Folklorik Kombëtar “FestFolk Klosi 2019”!…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 7