Libri përmban 100 poezi në 159 faqe. Autorja shtjellon estetikisht meditimet e saj dhe ndjenjat e emocionet e saj. Libri nuk ka parathënie, siç ndodh rëndom në botime. Duket, autorja nuk ka dashur të ndikojë te lexuesi në receptivin e poezive të saj. Unë nuk jam kritik letrar. Thjesht, si lexues, do të them pak fjalë në trajtë shënimesh.
Te stili individual i aksh shkrimtari a poeti, domethënë, te mënyra si i shpreh mendimet ai, besojmë se përshfaqen veti të veçanta të karakterit të tij; p.sh., sinqeriteti, ndershmëria, thjeshtësia, ngrohtësia e shpirtit, ose të kundërtat e tyre.…
SHËNIME PËR LIBRIN ME POEZI TË MIRANDA SHEHUT – XHILAGËS “KJO DHIMBJE ËSHTË IMJA”, Tiranë, 2018
Poetja me një “penel” të hollë | Nga prof. dr. HAJRI SHEHU
