Zall Dardha në ditarin e Isuf Rashës

Nga Ilmi DERVISHI

Artisti i Madh i Dardhës, Dibrës dhe gjithë Shqipërisë, Hazis Ndreu – “Nderi i Kombit”, kur donte të shkruante dhe botonte libra për traditën dhe alegorinë dibrane, njeriun e parë që takonte në Zall Dardhë dhe e pyeste rreth projektit të tij krijues ishte Isuf Rasha
“Nëse dëshiron të njohësh një njeri lexo ditarin e tij. Nëse dëshiron të njohësh një periudhë kohore historike lexo ditarët dhe shtypin e kohës.…

Lexo më shumë

Skamnorët, një novelë nga Gëzim Loka

Nuk e kisha menduar ndonjëherë që ambiciet e mia modeste në fushën e shkrimtarisë të arrinin gjer te novela. Gjithmonë kam lexuar, në punë, në shtëpi, në kafe, madje dhe në stolat e parqeve publike, por nuk kam guxuar ndonjëherë ta vë veten apo ta përfytyroj atë në rolin e një prozatori e aq më pak të një novelisti. Leximi i novelave gjithmonë më ka suprizuar me një emocion të veçantë, pasi, duke qenë midis tregimit dhe romanit, ndjesia e zbulimit të detajeve të rrëfimit ka qenë për mua përherë e beftë dhe çarmatosëse, në kuptimin e joshjes së leximit dhe dilemave të postleximit.…

Lexo më shumë

“Një rrëfim mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi”

Nga prof. Sadik Spahija*

Piktor: Zaim Elezi (ZAYA)
Titulli i ekspozitës: “NANA”
Çelja e ekspozitës: 20 shtator 2021, 18:00
Kurator: Prof. Sadik Spahija
Vendi: Galeria FAB, Universiteti i Arteve
Mbyllja e ekspozitës: 30 shtator 2021
Hyrja e lirë

Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.
Lexo më shumë

Akademiku shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet me Dekoratën “Nënë Tereza”

Ditën e martë, më 27 korrik 2021, studiuesit shqiptaro-britanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë btën.…

Lexo më shumë

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm të përshkrimit të historisë rreth Nënë Terezës, murgeshës së famshme, që u bë e njohur me kontributin e saj humanitar. Besueshmëria e Alpion vjen nga fakti se ai bazohet në burime të ndryshme, ku deduktimi i të dhënave që ai merr, bëhet nga një filtër sociologjik e historik, dhe jo fetar, duke e ngritur figurën e Nënë Terezës në një nivel diskutimi akademik.…

Lexo më shumë

Gëzuar festën Dibër!

Nga Besnik Lami

Qielli i pastër e me ca avuj flakërues në horizont na tregon se edhe sot do të jetë ditë e bukur dhe e nxehtë si shumë ditë të tjera të kësaj vere të jashtëzakonshme. Bulevardi i bukur i Peshkopisë, bulevardi i blinave, që mban emrin e patriotit Elez Isufi, ka ditë që hijeshon nga flamujt, banderolat dhe parullat për 77 vjetorin e krijimit të Brigadës 18 S dhe 77 vjetorin e çlirimit të qytetit.…

Lexo më shumë

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fiton Çmimin e Parë në Festivalin e Deçanit

Nga Halil RAMA

Mes 23 grupesh konkurruese, Ansambli Aristik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fitoi Çmimin e Parë në Festivalin Folklorik “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që u mbajt para disa ditësh në Deçan të Kosovës.
Çertifikata e Çmimit fitues iu dorëzua Presidentit të këtij Ansambli, Z.Muharrem Gjoka-”Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj.…

Lexo më shumë

Shi lotësh te praku i derës

Nga Selman Meziu

Isha larguar prej kohësh. I fundit u largua vëllai i vogël, duke lënë pa bluar thesin e fundit të drithit. Trojet nën ujë, më thoshte babai, janë flori. Toka e plleshme prodhonte gjithçka. Edhe fikun kishte filluar ta piqte të amël. Kumbullat e verdha vareshin mbi degë. Rrushi i thanxëz kishte krijuar një trup me perimetër pesëmbëdhjetë centimetra.…

Lexo më shumë

Një libër për traditat, fisnikërinë dhe vlerat kombëtare

Nga Mevlud Buci

 

Rrezatuese dhe tërheqëse, e thjeshtë dhe e madhërishme, e bukur dhe mbresëlënëse, një arkiv tradite, fisnikërie dhe vlerash njerëzore është pa mëdyshje libri publicistik i të përkushtuarit të pendës, Hamdi Hysuka. Cilido lexues, a çdo studiues që lexon e gjykon me sytë e zemrës e të mendjes, do të meditonte a vlerësonte realisht tematikën dhe shtjellimin e problemeve, të cilat pasqyrohen me mjeshtëri, humanizëm e korrektësi në librin publicistik “Gjerdan fjale”.…

Lexo më shumë

Këngë dhe fjalë të urta popullore

Nga dr. Fejzulla Gjabri

Studiuesi Hajri hehu është kthyer në vendlindje për së dyti herë. Herën e parë, me fjalën e Ujemujës*. Tani, me krijimtarinë folklorike të Ujemujës.

Libri ka gjashtë pjesë: këngë djepi; këngë motmoti; këngë dashurie; këngë dasme; fjalë të urta; gjëegjëza. Autori nuk zgjatet në komentimin e tyre, pasi ato flasin vetë. Por aty ku ia ka dashur puna, jep komente e shpjegime letrare, gjuhësore, stilistike etj.…

Lexo më shumë
1 14 15 16 17 18 56