… Lexo më shumëSot është e domosdoshme shfrytëzimi me eficensë i tokës bujqësore. Koha ka risjellë në skenë nevojën e prodhimit të drithërave për prodhimet bazë. Skavica do ta mbytë luginën e Drinit, këtë hambar të Dibrës dhe Shqipërisë në veri të vendit. Nesër me Skavicën ajo nuk do të jetë më. Dhe ndoshta nesër do të kuptojmë ne dhe brezat gabimin që është bërë.
Kategori: VENDLINDJE
Kuplon, ‘Vjeshtë e parë” 1991
Nga “Fletë të verdha ’90”
Qenoku e Ravnat, Kallaveret e Kabet, Bordet e Kubeni, Gjarajca e Pasmari… me rreshtat “fyell pushke” të pemëve, një nga krijimet më të bukura t mendjes e dorës punëtore dibrane, përbëjnë “rrethimin ekologjik” më të fortë që mund ti bëhet një qyteti si Peshkopia.
Njerëzit e dinë se sëpata pa bisht nuk pret dot një dru të vetëm e jo më të presë një pyll të tërë pemësh…
TËNDEN E KE APO TË BABAIT
Pemëtaria në Kuplon është në hapat e parë.…
Peticion kundër ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga komuniteti shqiptar në Amerikë
Peticion drejtuar:
Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta,
Kryeministrit Edi Rama,
Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku
Zoti President, komuniteti shqiptaro-amerikan me qendër në New York, SHBA, i themi JO Digës së Skavicës dhe PO alternativave energjetike.
Projekti i Digës së Skavicës cënon proceset ligjore dhe kushtetutën shqiptare, është shkatërrues për mjedisin, shkatërron identitetin dhe kulturën dibrane dhe identitetin e popullit shqiptar dhe është kundër interesit kombëtar të vendit.…
“Stop Skavica” – thirrja që duhet të na bashkojë
Nga Ferzileta Gjika*
… Lexo më shumëDibra është në kërkim të një përfaqësuesi që mirëpret mundësitë për të deleguar dhe gjetur mënyra për t’i përfshirë të gjithë në procesin e vendimmarrjes dhe për të vlerësuar ndryshimin. Përfaqësues të tillë dëgjojnë dhe vlerësojnë synimet në lidhje me hyrjen dhe disponueshmërinë për reagime. Drejtuesit proaktivë krijojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës, duke nxitur punë krijuese dhe produktive ku dibranët ndihen të motivuar dhe të vlerësuar.
Sadin Maliq Çerpja, trupin në Amerikë e shpirtin në atdhe
Nga Shaqir Çerpja
Sadin Maliq Çerpja nga fshati Lashkizë i rrethit të Dibrës, për 45 vjet, që nga viti 1949 e deri pas rënies së regjimit dhe diktaturës komuniste në Shqipëri, qëndroi në mërgim, larg atdheut, në Amerikë dhe e kishte të ndaluar e të pamundur të vinte në atdhe, të vizitonte vendlindjen, të shihte e të takonte njerëzit e tij të afërt e të dashur, vëllain, kushërinjtë, hallat e dajat, nipat e mbesa.…
Lexo më shumëMullirit i Postovirës, mulliri i shenjtë
Nga Drini Vlesha
Mullirit i Postovirës është një mulli shekullor, i cili ndodhet në luginën e lumit Drini i zi. Ai është ndërtuar fisi Marku nga fshati Vrej (Kukës). Në ndarjen administrative i takon Kukësit, por në jetën shoqërore të atyre anëve, njihej si mulliri që bashkonte Dibrën dhe Kukësin, konkretisht fshatrat nga njësitë administrative Reç në Dibër dhe Arën në Kukës
Mulliri u shërbentë të gjithë banorëve, dhe shpesh herë – tregojnë njerëzit, mullixhiu në disa raste ka shërbyer edhe si shkues.…
Dibra është unike. Kur vdes një pjesë, ka vdekur e gjithë Dibra
Nga bisedat me intelektualë dibranë
Një rast i rrallë, një shans që dibranët ti thonë me votë masive popullore JO SKAVICËS, jo zhdukjes përgjithmonë të luginës së Drinit të Zi, jo shuarjes së gjithçkaje që ka krijuar zoti e robi, me vullnet hyjnor, me gjak e me djersë, me përkushtim e sakrifica si asnjë krahinë e vendit të shqiponjave.
Rasti është që në zgjedhjet 6 marsit Dibra popullore, nga Bllata në Draj Reç, nga Ilnica e Vasija e Kalasë së Dodës në Krej Lurë e Monasdre, të zgjedhë njeriun e vet që në krye të bashkisë të bëjë betejën epike për ta mbrojtur Dibrën.…
Lexo më shumëAbdurahim Ashiku: Është koha për një memorial që i bën nder Dibrës mbarë
E ndjej si obligim qytetar që t’ju përcjell respektin tim për nismën me të vërtetë madhore që arritët ta realizoni: 100 vjetorin e betejës historike të Lanë-Lurës dhe 100 vjetorin e vendosjes së kufijve që edhe sot kemi, me veprimtari të gjëra që nga rivendosja e lapidarit të Lanë-Lurës, Konferencës Shkencore në Peshkopi dhe tash të Konferencës Shkencore “100 VJET NGA LUFTA E DIBRËS”, Tiranë, 20 dhjetor 2021.…
Lexo më shumëBulqiza, “bukuroshja e fjetur”
Nga Sami Curri / Bulqiza ime
Një masë kritike prej 47 xhupash fosforeshentë kishin pushtuar trotuarin pranë RTSH-së. Të ishe pjesë e masës qeshje dhe mendoje eskursionet me shkollën, të ishe i jashtëm i merrje të gjithë për të marrë. Plot migrantë malesh, veshur ngjyra ngjyra, kundra borës dhe shiut që nuk po shkonin në Valbonë, as në Curraj apo në Lurë, po shkonim në Bulqizë.…
Lexo më shumëSofra e kullës së madhe në Lashkizë
Nga Shaqir Çerpja
… Lexo më shumëQë nga koha kur u ndërtua kjo kullë, gati dy shekuj më parë, vitet dhe koha kanë ecur. Kanë ndryshuar brezat, ka ndryshuar dhe kulla, por nuk kanë ndryshuar themelet e saj. Kanë ndryshuar njerëzit, pasardhësit dhe trashëgimtarët e kullës, kanë ndryshuar edhe miqtë e saj, por nuk ka ndryshuar tradita, bujaria dhe mikpritja e kullës së Xheladin Hysës.