TË DHËNAARKEOLOGJIKE NGA ÇIDHNA E POSHTME

Zona e Çidhnës shtrihet në pjesën veriore të pellgut të Peshkopisë, në të dy anët e Drinit të Zi, në një pozitë gjeografike të përshtatshme. Ajo përbëhet nga 16 fshatra dhe përfaqëson një nga zonat më interesante arkeologjike dhe etnologjike të rajonit të Dibrës. Vetë emri “Çidhën” i saj, rrjedh, siç do të ceket më poshtë, nga onomastika ilire, dhe përkatësisht nga kalaja e shek.…

Lexo më shumë

Shiu që të kthen në kohë, në vitet e rinisë

Foto: A. Ashiku

Mua nuk e di pse sot më çoi në Prat të Selishtës për tu ndalë tek Pusi i Kurt Bodinit, për të zbrit thellë kovën e drunjtë prej pishe arneni e për të nxjerrë ujin e ftohtë. Nuk e di pse Kurti në një vend ku kishte kaq burime uji (një burim poshtë shtëpisë së tij, anës rrugës thuhej se është më i miri për kurimin e veshkave), kishte hap pus dhe e përdorte për të gjitha nevojat e shtëpisë.

Lexo më shumë

Kalaja e Dodës  në ndarjet administrative

Dokumenti i parë i shkruar për Kalanë e Dodës është i vitit 1571. Ai është regjistrim osman. Në regjistrimet e vitit 1468 Kalaja nuk është përfshirë në defterin osman. Mendimi i studiuesve të historisë është se Kalaja më 1468 nuk ka qenë e pushtuar akoma nga osmanët. Në vitin 1571 banorët e Cerenit kanë pasur katër mbiemra të gjithë shqip, asnjë sllav.…

Lexo më shumë

Kujtime të fshatit tim
Kafe në Athinë me një zdojanak të ri

Zdojani është vendlindja ime.
E saktë!
Ndokush do të më kujtojë Brezhdanin si vendlindja ime.
E saktë!
Në regjistrin themelor të gjendjes civile të Brezhdanit më shkruan prindërit më 11 maj 1941, plot 62 ditë pas daljes në jetë.
Kohë lufte…
Brezhdani ka qenë që herët katundi më i madh dhe më i populluar i Dibrës. Treqind shtëpi numëroheshin.
U nda në dy katunde, në Brezhdan dhe Zdojan përmes një vije ndarëse hequr nga lindja në perëndim.…

Lexo më shumë

Skënderbeu, mes legjendës dhe heroit

Portret i rrallë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga fillimet e shek. XIX. Portreti në fjalë, pothuajse fare i panjohur për historiografinë tonë, është një riprodhim i zbuluar në biografinë e parë të shkruar në serbishten e vjetër, e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar. Tërheqë vëmendjen, sidomos titulli mbret dhe origjina arbërore e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, origjinë kjo që nuk është kontestuar asnjëherë nga qarqet intelektuale serbe të asaj kohe.
Lexo më shumë

Lugina e Drinit, një mrekulli natyrore e Botës

Nga Dr. Selman Mëziu

Nuk janë fjalë të pa vlera që përbëjnë një fjali të pakuptueshme. Por as fantazi trupash qiellor të largët me dymijë vjet dritë ku hamendësohet: ka jetë – nuk ka, ka hidrogjen apo oksigjen si elemente kimike të fillesës së gjallimit. Është një realitet që ka ekzistuar në mijëra shekuj, por, vlerësimi i asaj që lëviz, transformohet, zhduket, apo zbukurohet nga njeriu apo vetë faktorët klimatik ka mbetur pezull në memorien e kohës.…

Lexo më shumë

Një bisedë me Nin Rajtën për Gjokë Doçin

Ai, Nin Rajta, shoku dhe miku im, nuk më ndahesh me letrat e tij, të shkruara me dorë e elektronike, edhe pse ishim njëmijë kilometra larg. Ka qenë ndër pak miq të mi që në momentet më të vështira të jetës sime më rrinte pranë, më shoqëronte mbrëmjeve nën kurorën e blirëve, Bulevardit të Blireve, pa u frikësuar se të nesërmen do ta pushonin nga puna duke i heq të vetmen kafshatë që rridhte nga paga mjerane e mësuesit.…

Lexo më shumë

Bahutja, fshati që po shkon drejt zhdukjes…

Bahute

(Fotot: Foto 1: Bahute – Foto, Foto 2: Bahute Foto Artur Xhediku)

Bahutja ndodhet rreth 6 km në veri të qytetit të Peshkopisë dhe është pjesë e rëndësishme e njësisë administrative Tomin. Poshtë vargmaleve të Deshatit në lindje kufizohet me fshatin Shimçan, në veri me Zimurin, në jug me Deshatin dhe në perëndim përroi e ndan me fshatin Vrejnt. Ka një klimë me dimër të ashpër dhe me borë, verë të thatë dhe të nxehtë, klimë tipike të kësaj zone.…

Lexo më shumë

Në do të njohësh vendlindjen, njih toponiminë dhe onomastikën e saj

Fshati Peladhi është i pozicionuar në veriperëndim të Grykës së Madhe,
Njësia Administrative Zerqan. Është vendbanim i hershëm i regjistruar
në defterin turk të vitit 1467.

Fshati im quhet Peladhi. Ky fshat është i pozicionuar në veriperëndim të Grykës së Madhe, Njësia Administrative Zerqan. Është vendbanim i hershëm i regjistruar në defterin turk të vitit 1467. Përpara pushtimit osman fshati ka qenë i banuar nga banorë të besimit katolik.…

Lexo më shumë
1 8 9 10