Mentori i Zeralinjve të Dibrës 


Nga Abdurahim Ashiku 

Një shtëpi e thjeshtë tiranase me avlli në një rrugicë që takohet me rrugën Hoxha Tahsim…
Një shtëpi e ringritur nga një zjarr në vitet shtatëdhjetë, zjarr që mori mes flakëve kujtesën e shkruar të tre brezave, por nuk preku kujtesën e të zotit të shtëpisë, Mentor Zeraliut, jeta e të cilit shkon drejt shekullit… Ulur në ballkon, përballë një limoni tek i cili, siç më tha, numëroheshin 180 kokrra të pjekura, me vështrimin mbi një karton mbi të cilin end figura me fara hurme të ndara në mes…
Ngrihet në këmbë, më përqafon dhe më fton të ulem përballë. Dielli i vjeshtës ia ndriçon rrudhat e fytyrës dallgëzuar nga një jetë e mbushur me ngjarje të mëdha në tre kohë të ndryshme jete… Zëri i qartë vjen e ngrin në shiritin e diktofonit…

MENTORI I FUNDIT …

Kam lindur në Peshkopi më 8 qershor 1923… Baba im Jashar Zeraliu është nip tek Bahollët, një familje e madhe në Dibër të Madhe. Sheh Hyseni, gjyshi im, mik i ngushtë i Bahollëve, kishte lënë amanet që në qoftë se janë dakord krahu tjetër me jua dhënë gocën time të madhe…
Jashari dhe Zyraja ishin prindërit e mi… Gjyshi im, babai i nënës, ka pas katër vajza e tre djem: Habibka martuar me Ali Pustinën, nëna ime Zyraja martuar me Jashar Zeraliun, Tixhja martuar me vëllain e babës tim Munirin dhe Nuneja martuar me Isuf Jarecin në Durrës. Ka pas edhe tre djem: Musa Shehun, Haki Shehun dhe Myrteza Sehun që trashëguan 12 djem e vajza.
Të shtatë fëmijët, tre djem dhe katër vajza, në shtatorin e egër 1913 kur babai i tyre Sheh Hyseni u pushkatua nga serbët si pjesëmarrës në kryengritjen e shtatorit 1913, e kaluan Drinin e Zi në koshat e dy kuajve, dy e nga dy futur zhveshur tërësisht nga pasuria, veshur vetëm me rrobat e trupit…
Teqeja e Sheh Hysenit në Dibër të Madhe ka qenë bazë e udhëtimit të Abdyl Frashërit drejt Prizrenit dhe Ai ka qenë shoqërues i tij në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Për këtë është dekoruar me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes.
Baba im ka pasur nëntë fëmijë. Tetë lindën dhe vdiqën. Vetëm dy kishin emra të ndryshëm, të tjerët quheshin Mentor, Mentor, Mentor…derisa mbeta unë, Mentori i fundit, fëmija i vetëm…
E rropi, më tha të zhvishem lakuriq dhe më mbështolli me lëkurën e ngrohtë të dashit. Jetën e kam prej tij…
Kam qenë intendent i komandës së Qarkut të Dibrës e Matit. Pas Çlirimit kam punuar në komandën e përgjithshme të ushtrisë me Beqir Ballukun. Për dy vjet e gjysmë kam punuar shef llogarie në spitalin ushtarak në Tiranë me Sinan Imamin drejtor.
Pastaj kërkova të dal në lirim dhe të shkoj në shkollë. Shkova u regjistrova në liceun e Tiranës dhe kam bërë tre vjet shkollë. Më doli e drejta për të shkuar në Çeki për studime. Më doli bursa. Atë ditë që po bëhesha gati për të shkuar në Çeki më vdiq baba. Kështu unë nuk shkova dhe mbeta në Tiranë. Vazhdova Institutin Politeknik të Tiranës në degën mekanike. E fillova në vitin 1951 dhe e mbarova në vitin 1954. Më caktuan në Ministrinë e Transportit në Tiranë dhe kryeinxhinier në NSHRAK-un e Tiranës.

NSHRAKU-DASHURIA DHE MERAKU I MADH 
Që nga 19 qershor 1954 dhe gjatë gjithë kësaj periudhe deri më 16 tetor 1988 kam punuar në NSHRAK me një ndërprerje 9 vjet si drejtor i Drejtorisë Mekanike në Ministrinë e Transporteve.
Në NSHRAK kam marrë pjesë në disa rikonstruksione. NSHRAK ka qenë ndërmarrje e riparimit të makinave vetëm të transportit me 208 punëtorë. Kur ika NSHRAK-un e kam lënë me 1980 punëtorë. E kam gjetur me 14 riparime kapitale në muaj dhe e kam lënë me 1000 riparime kapitale në muaj.
…Sot jam nëntëdhjetë e ca vjeç dhe them se ne kemi bërë gabim shumë të madh që kemi hequr dorë nga “Skoda”. Ne jemi një vend fukara, jemi një vend jo me mundësi të mëdha. Ne arritëm që 92 për qind të pjesëve të ndërrimit të “Skodës” ti prodhonim në Shqipëri. Kur erdhi këtu për të tretën herë drejtori i “Skodës” dhe kur pa në NSHRAK prodhimin e disa pjesëve u habit. Ai tha se këto ju i keni blerë tjetërkund dhe i paraqitni se janë tuajat. Kur e futa unë nëpër uzina, në Uzinën e Autotraktorëve, Uzinën “Enver”, Ishim një familje e mirë, shumë kompakte, shumë e lidhur me njerëzit e vet, me rrjetin familjar.

EMIGRACIONI I PARË- MIKPRITJ A E FAMILJES JELL A NË TI RANË

Jam 93 vjeç sot. Baba im, pas vitit 1913, në emigracionin e parë, ka ardhë në Tiranë. Shkuan në Elbasan, por Elbasani nuk i mbajti. Shkuan në Durrës, edhe Durrësi nuk i mbajti. Erdhën në Tiranë, dhe Tirana i mbajti. Janë strehuar për herë të parë tek Jella, familje e vjetër tiranase, e cila me shumë dashamirësi i ka mbajtur gjashtë muaj pa hapur plaçkat. U ka thënë je mik i familjes time. Do të hash, do pish, do të flesh dhe do të jetojmë bashkë. Mbas gjashtë muajsh u tha urdhëro dy dhoma të familjes time, krijo familjen tënde dhe jeto.
Kur panë se serbi nuk po e lironte Dibrën e Madhe atëherë u kthyen në Peshkopi. Në Peshkopi shkoi jo për të ndenjur përfundimisht por të krijonte një far baze jete. Mbetën atje deri më 19 dhjetor 1944. Atëherë prej Peshkopie kemi ardhur në Tiranë.

MALLI PËR DIB RËN

Jam rritur me dibranët, me fëmijë e banorë nga Ushtelenca, Brezhdani, Pilafe, Tomini, Dohoshishti, Greva, Begjuneci, Bellova, Staraveci…
Kam nostalgji jashtëzakonisht të madhe edhe për rrugët e gurët e Peshkopisë. Unë tani kur shkoj, të them të drejtën nis të qaj (një rrjedhë e loti kapërcen rrudhat e jetës). Shumë njerëz e duan vendin e vet por unë kam një dashuri të jashtëzakonshme për vendin tim, për atë kulturë që ka, për atë edukatë që ka, njerëz të mirë, të ndershëm, punëtorë, të sjellshëm, jo intrigantë, jo hajdutë. Fëmijëria dhe fillimet e rinisë sime lidhen me Peshkopinë, me shtëpinë në dy poda në teposhtën e rrugës së kalldrëmtë drejt hapësirës së gjerë ku të enjtet bëhej pazari me prodhime bujqësore e blegtorale, me anën tjetër të përroit ku bëhej pazari i kafshëve, me hanet dhe qarkun rrethues të sheshit me dyqane të vegjël, me xhaminë në lagjen e shehëlerëve…
Në Peshkopi mbarova katërvjeçaren, filloren si e thonë sot. Asokohe nuk kishte shkollë më të lartë. Vonë do të ndërtohej Internati i Kastriotit. Kam shkuar në vitin 1935 në Liceun e Korçës. Kam qenë deri në vitin 1939 ku për pjesëmarrje në një demonstratë në Korçë na futën në burg. Baba u tremb dhe më mori, nuk më la ta vazhdoj shkollën. Në Peshkopi, kur u ktheva nga Korça deri në vitin 1944 kam punuar në dyqanin e babës.
Gjatë kësaj kohe me ndihmën e kushëririt tim të parë Besnikut që ishte partizan me Brigadën e Parë Sulmuese, i çetës së Mokrës, jam aktivizuar me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kam pas shokë Zeqi Agollin, Nazmi Rushitin…
Gjatë kësaj kohe u lidha me çetën e Haxhi Lleshit. Kam bashkëpunuar shumë me të duke i dërguar armë, ushqime, veshmbathje… Në Brigadën e 18-të kam ndejë jo ma shume se tre muaj e gjysmë se Esat Ndreu, Dali Ndreu, Zoi Themeli, Milo Qirko, kishin nevojë shumë për lajme, informacione nga Peshkopia.
Njëherë, me disa të rinj aktivistë të luftës për çlirimin e vendit u ngjitëm në fshatin Ilnicë. Ishte mezi i dimrit. Ilnica i ka themelet shumë lart në malin e Hynoskës. Dëbora afrohesh me mesin e trupit. Akulli varej në hej të gjatë poshtë tjegullave të shtëpive. Misioni ynë ishte të bënim propagandë për luftën, ti tërhiqnim njerëzit në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Tek bisedonim nëpër shtëpitë e fshatit dëgjohet një breshëri automatiku. Gjermanët ishin ngjitur në fshat. Për të mos u krijuar vështirësi banorëve dolëm nga shtëpitë dhe u fshehëm ku mundëm. Të ftohtit ishte i madh. Na ngrinë duar e këmbë. Mezi mbanim frymën. Gjermanët vazhdonin bastisjen shtëpi në shtëpi. Një krismë arme në Rabdisht na shpëtoi nga vdekja e sigurt nga të ftohtit. Gjermanët ikën. Fshatarët dolën të na kërkonin. Na morën në shtëpitë e tyre. I Zoti i shtëpisë që e kishte mik babanë tim menjëherë theri një dash. UMT e Durrësit, uzinën e Korçës u habit. Mua më ka pas dhënë Adil Çarçani, ministër i Industrisë dhe Minierave në atë kohë, 900 mijë dollarë. Na duheshin për të blerë një makineri të kohës për të bërë riparimin e kushinetave. Unë arrita ta bindi shokun Adil dhe mi dha. Më vjen shumë keq që atë makinë që edhe sot e qaj, që bënte punë në të dhjetë mijtën e mikronit, e kanë shit për skrap në Mal të Zi. Kam shkuar dhe e kam gjet në Mal të Zi , kam shkuar dhe e kam gjet në uzinën që e ka ble. Ata e blenë për skrap, e pastruan dhe e vunë në punë dhe akoma punon në Mal të Zi…
Unë në NSHRAK nuk them se kam bërë ndonjë gjë të madhe. Nuk e mendoj se unë kam bërë, por punëtorët e mi, duarartët e mi. Ata kanë bërë shumë gjëra. Ata kanë bërë gjëra që janë habitur qoftë në Gjermani, në Munih ku kam shkuar dhe i kam parë, qoftë në Çeki, qoftë në Milano, qoftë në Romë, qoftë në Paris kur kanë parë prodhimin e pjesëve të ndryshme. Kanë thënë se kjo nuk është e vërtetë, nuk mund të prodhoheshin. I prodhonim shtrenjtë? Po. I prodhonim me materiale jo shumë të mira? Po. I prodhonim me ato që kishim. Nuk kishim çelikun suedez. Në Elbasan e merrnim. Ne i prodhuam. Ne arritëm edhe një sukses tjetër që ia dedikoj pak vetes por shumë specialistëve. Unë arrita të bëj nga 13 vetë me arsim të mesëm që gjeta, gjysmën e personelit me arsim të mesëm, burra dhe gra. E hapa shkollën me dy klasa dhe arrita me 9 klasa, me dy turne, turni i parë dhe turni i dytë. E detyroja çdo punëtor që e shikoja se ishte në gjendje, kishte mundësi, i jepja edhe mundësi financiare, edhe mundësi kohe. I rregullova turnet me qëllim që secili ta mbarojë shkollën. Dhe arriti ta mbarojë shkollën. Sot unë jam krenar për disa njerëz që vijnë nga Gjermania, Amerika, Kanadaja, Japonia, kudo ku kanë shkuar dhe më falënderojnë.
Njeri kohët e fundit erdhi me të fejuarën. Unë i njihja shumicën e punëtorëve me emër e mbiemër. Nuk e njoha, mbase nga mosha, mbase kishte kaluar shumë kohë, mbase emigracioni i kishte dhënë të tjera ngjyra. Më tha si nuk më njeh inxhinier Mentori? Nuk të njoh, i thashë. Unë jam ai Manoli që e ka përzënë katër herë nga puna drejtori jot. Ju, tinëz, ai më përzinte nga dera kurse Ju më fusnit nga dritarja.
Mu kujtua. Një djalë i brishtë, me zemër të mirë. Ishte rritur, kishte krijuar familje dhe kishte mbaruar universitetin në Sidnei të Australisë dhe punonte në një kompani të nderuar. Dhe më tha se ai ishte kryetar grupi në kompani.
Mentori i Zeralinjve të Dibrës Këto gjërat e vogla më japin shumë gëzim, shumë kënaqësi, ma shtojnë jetën. Mua më ka ndihmuar edhe ajo që pasi u diplomova inxhinier dhashë për 14 vjet mësim në Universitetin e Tiranës. Jepja katër lëndë me buletinin teknik që e kisha shumë qejf dhe Besim Daja, dekan i fakultetit dhe pedagog imi. Ky më tha që të vish pedagog. Kjo ishte në vitin 1956. Më tha se më duhet një njeri që ta njohë profesionin por të njohë edhe punën. Kam dhënë teknologji ndërtim makinash për gati 12 vjet. Me ndihmën e Tahir Haxhiymerit që ka qenë një pedagog i shkëlqyeshëm mora teknologjinë e ndërtimit të metaleve. Kam dhënë edhe teknikën e sigurimit.
Të të tregoj një incident që më ka ndodhur. Isha në Moskë me një delegacion. Shkova takova pedagogun që më ka dhënë mësim sepse ne në atë kohë na jepnin mësim pedagogë të huaj. Vetëm dy pedagogë kanë qenë shqiptarë, të gjithë të tjerët kanë qenë rusë. E takova pedagogun. I çova një tufë me lule dhe një tufë me dafinë. Dafinën ata e kanë si një gjë shumë të shtrenjtë. Më mori për drekë. Më mori për darkë. Më çoi në vendet më të bukura të Moskës. Në fund më dha disa libra por më pyeti se çfarë lëndësh jepja mësim. I thashë se jap teknikën e sigurimit. Më dha një libër përkthim nga anglishtja nga një autor amerikan. Një ditë u them studentëve një shprehje nga parathënia e librit “ Njeri! Ruaje veten nga rreziku. Zoti kur të krijoi nuk ka krijuar pjesë këmbimi për ty”. Një spiun, një maskara po them shkoi më paditi dhe më futi në kallëpin se po bën propagandë Zotin. Nuk ngeli njeri pa më thirrë. Më thirri deri zëvendësministri dhe më futën në këtë kanal. Në muhabet e sipër me një pedagog të universitetit i tregoj librin dhe i them se nga rusishtja e kam marrë. Më thotë se nuk është e vërtetë. I Them urdhëro, merre librin. E lexoi. Shkon ky dhe u thotë a jeni në vete ai e ka thënë nga libri. I thonë se nuk është e vërtetë. Urdhëro librin dhe ua jep. Thanë se ky qenka me e përjashtuar nga universiteti dhe me e çuar inxhinier se bën propagandë…
Kohë me njerëz të vegjël të mbyllur në guaskën e përgatitur të kohës… E pyes se si e kalon kohën… Kam një nip të vogël dhe aty (më tregon kopshtin) kam mbjellë me duart e mija perime bio.
Merrem edhe me pikturë, me krijime artistike… Nuk e bëj as për interes, as për të shitur. E bëj për ta mbajtur veten time në zhvillim.