Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit, përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit, inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.
Ai lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera, ku dallohej për zgjuarsinë e tij.…
Muaj: Dhjetor 2016
P o e z i : “Udhë në pasqyrë”
Ahmet Prençi
KULLA
Po shembet kulla në fshat
i ka rënë suvaja, hatullat, parvazet;
Muret mezi mbahen në erën e thatë
siç mbahen me paterica sakatët…
e anuar kulla.
i dhëmbin ijet.
Kurrizi i dalë.
Reumatizma ia ka mpirë këmbët;
Me syze miopi anuar në një anë,
si nallane i kërcasin dhëmbët.
Qindra vjet do të rronte kulla
Ndërtuar me gurë e gëlqere safi;
e shkretë vatra e udha pa njerëz
vdes dhe Planeti po s’pati njeri!…
NEKROLOGJI / Ndahet nga jeta Profesor Doktor Agim Tërshana
Më 30 nëntor të vitit 2016 u nda nga jeta njeri nga specialistët më të mirë të Institutit të Studimeve e Projektimeve të Gjeologjisë në Tiranë, Profesor Doktor Agim Tërshana.
Agimi ka lindur në Tiranë më 21 shkurt të vitit 1933 nga familja e shquar intelektuale, arsimdashëse e me tradita patriotike e Tërshanave të Dibrës. Arsimin unik e të mesëm në ish Politeknikumi “7 Nëntori” i kreu me rezultate të larta në Tiranë.…
Ese / Unë zgjedh të jetoj pa dhunë
Nga Ygerta GJELESHI
Këtë mëngjes emërharruari nëntori dëgjoj melodinë më pikëlluese të Universit, dëgjoj të qarën e nënës sime. Shoh lotët e saj të pikojnë një nga një, e ndjej dhimbjen e saj aq të madhe. Ajo po na shikon me sytë e saj prej engjëlli të skuqur nga e qara sikur do të na thotë të largohemi, të ikim prej aty e të gjejmë një strehë lumturie fëmijërore diku mes shoqërisë tonë të lagjes.…
Lexo më shumëHasan Hoxha, ndihmësmjeku që shëroi mijëra jetë njerëzish
Me Hasanin jam njohur disa vite më parë, atëherë kur punomin të dy në Fushë-Bulqizë; ai në profesionin e nd/mjekut dhe unë në atë të mësuesit. Edhe sot e kujtoj atë, të veshur me bluzën e bardhë si bora e Malit të Bardhë, që na rrinte mbi kokë gjithmonë deri nga fundmaji i vitit.
Çdo ditë kaloja përpara qendës shëndetësore Fushë-Bulqizë.…
Histori / Konti Gjuric Vladani, komandant i shquar i ushtrisë së Skënderbeut
Gjuric Vladani njihet në histori si një nga komandantët dhe luftëtarët më të shquar të ushtrisë shqiptare të shek. të 15-të. Për fat të keq, për këtë Aranit dhe luftëtar të madh të ushtrisë së Skënderbeut nuk ka shumë të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tij, ç’ka e ndërlikon edhe më shumë biografinë e këtij aristokrati shqiptar. Në vitin 1981 Prof.…
Lexo më shumëTri arsye pse i kam mohuar ato që kam shkruar sipas metodës së realizmit socialist
… Lexo më shumëMexhit Prençi është i njohur si kritik letrar, studiues, eseist e publicist. Kritika e tij është zë i veçantë në rafshin e dramës dhe të spektaklit.
Mexhit Prençi ka lindur në Bardhaj-Reç të Dibrës, më 15 mars 1937. Që nga viti 1961 e këtej jeton e punon në Tiranë. Moshatarët e tij dibranë e njohin dhe e vlerësojnë, të rinjtë janë të pakët ata që e njohin, ca të tjerë e kritikojnë se ka bërë pak për Dibrën në rrafshin e letrave, ndaj, një intervistë me të për gazetën ishte e planifikuar prej kohësh.
Jufkat, tradita dhe biznesi i dibranëve
Në kuadër të një udhëtimi të gjatë dhe mjaft të bukur, nëpër Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, ndalesa e radhës ishte në Dibrën time. Ku me shumë kënaqësi, vizitova komunën e Dibrës, dhe pashë nga afër edhe ndryshimet e mëdha të qytetit, të cilat rezultojnë sot në atë që thuhet me mbajtjen e premtimeve nga ana e kryetarit të saj Ruzhdi Lata – dhe punën e vet dibranëve, sidomos, asaj në rritjen e mirëqenjes së tyre, dhe zhvillimin e biznesit.…
Lexo më shumëKënga e Hajredin Pashës, “pasaporta” e çdo dibrani”
Thesari popullor i Dibrës është tepër i pasur dhe i mjaftueshëm për të zënë vend meritor në mesin e thesarit kombëtar. Në këtë thesar hyjnë vargje lirike, këngë historike, e shumë këngë me motive të tjera. Populli dibran njerëzit historik i ka gdhendur si të thuash në kujtesën e tij, një pjesë për të cilët ka thurrur dhe këngë. Këngët historike dibrane kujtojnë “motin e shkuar” apo betejat kundër pushtuesve të huaj, ku populli është larë me gjak për liri dhe për trimat kanë thurrur këngë.…
Lexo më shumëEse / Dhuna, një parazit i përhapur kudo
Nga Besjana MAZARI
Shpesh herë kemi dëgjuar nëpër media fjalën “dhunë” … dhe nga kjo fjalë tepër “shurdhuese” për personat e vëmendshëm, shohim shkaqet e më pas pasojat e tmerrshme. Gjithkush mund të thotë: -O Zot na ruaj! Këta s’janë njerëz! Por … a është e mundur që dhuna të jetë një lloj parazit i vogël i cili pickon këdo, por efekti apo sëmundja që shkakton të shfaqet në kohë të ndryshme?!…
Lexo më shumë