“Ne duhet të largohemi nga nocioni i rremë se hidroenergjia është energji “e rinovueshme” duke qenë se shkatërron përgjithmonë ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe sjell dëme të konsiderueshme mjedisore për të gjithë jetën, duke përfshirë njerëzit”
Kjo deklaratë për shtyp ka të bëjë me ankesën tonë zyrtare pranë Byrosë së Komitetit të Përhershëm të Konventës për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe Habitateve Natyrore Evropiane (Konventa e Bernës) në lidhje me Projektin e Hidrocentralit të Skavicës (HEC). Konventa e Bernës është një traktat për të mbrojtur florën dhe faunën e egër dhe habitatet e tyre natyrore.
Pas një vizite të thelluar në zonën e prekur të projektit dhe konsultimit me palët e interesuara të projektit, ne paraqitëm një ankesë zyrtare prane Konventës së Bernës. Ankesa jonë pohon se HEC-i i Skavicës shkatërron habitatet e mbrojtura dhe, më konkretisht, shkel nenet 2, 3.1, 3.2., 4.1 dhe 10.1 të Konventës së Bernës.
Në ankesën tonë, ne ofrojmë prova të shumta se si autoritetet, në lidhje me këtë projekt, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme administrative për të mbrojtur speciet dhe habitatet (të renditura në Shtojcat I dhe II dhe Rezolutat nr. 4 [1996] & nr. 6 [1998]), dhe per faktin se lumi Drin i Zi duhet të shpallet një vend Emerald sipas Seminarit Biogjeografik 2011.
Na vjen mirë që, pas shqyrtimit të komenteve të marra nga qeveria shqiptare dhe koalicioni ynë i OJQ-ve gjatë janarit 2024, Konventa e Bernës, në mbledhjen e saj të prillit 2024, ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:
– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj.
– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.
– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.
– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,
– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.
Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.
Ne do të monitorojmë nga afër zhvillimin e projektit dhe do t’i ofrojmë informacion Konventës së Bernës deri në korrik 2024, siç kërkohet.
“Ne duhet të largohemi nga nocioni i rremë se hidroenergjia është energji “e rinovueshme” duke qenë se shkatërron përgjithmonë ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe sjell dëme të konsiderueshme mjedisore për të gjithë jetën, duke përfshirë njerëzit”, tha Grant Ëilson, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Ligjore e Tokës. “Ne jemi të kënaqur që Byroja e ka marrë seriozisht ankesën tonë dhe ne veçanërisht përshëndesim mbështetjen e tyre për parimin e parandalimit në përditësimin e tyre të fundit.”
‘’Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se nuk mund të sakrifikojmë natyrën dhe ekosistemet për zgjidhje të rreme, siç është diga në Skavicë, në emër të shpëtimit të së njëjtës natyrë nga kriza klimatike, e shkaktuar kryesisht nga vetë shkatërrimi i ekosistemeve – që diga do të sillte. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje që i shërbejnë dhe ruajnë gjithë jetën dhe jo krijojnë zona sakrificash”, thotë Zoe Lujic, Drejtore Ekzekutive e Earth Thrive.
“Ka pasur një kundërshtim në rritje ndaj Digës së Skavicës, një lëvizje për të mbrojtur lumin Drin, florën, faunën, sepse jeta dhe jetesa jonë varet nga ekzistenca e lumit Drin i Zi. Protestat për mbrojtjen e Drinit të Zi dhe Dibrës do të vazhdojnë, pasi ne vazhdojmë luftën tonë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të Dibrës në të njëjtën mënyrë luftojmë për të mbrojtur të drejtat e Drinit të Zi. Shkenca ka vërtetuar se hidrocentralet shkatërrojnë ndryshimet fizike të lumit, duke rezultuar në habitate të fragmentuara, biodiversitet të reduktuar, popullatë të rrezikuar të peshqve, ruan sedimentet dhe ushqimet që janë thelbësore për shëndetin e ekosistemit në rrjedhën e poshtme dhe përkeqësojnë ndryshimet klimatike. Ne i bëjmë thirrje ligjvënësve dhe komunitetit shkencor të gjejnë burime alternative, duke përfshirë energjinë diellore dhe energjinë e erës,” thotë Ferzileta Gjika, themeluese e lëvizjes Kundershtimi ndaj Digës se Skavicës.
Së fundmi, dëshirojmë të shprehim angazhimin tonë për të mbrojtur natyrën dhe komunitetet vendore në Dibër, në bashkëpunim me një koalicion më të madh njerëzish dhe aktorë të shoqërisë civile. Inkurajojmë të gjitha autoritetet, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe pushtetin vendor në Dibër, të shqyrtojnë me kujdes informacionin e projektit dhe aplikimet që do t’u dërgohen për këtë projekt.
I bëjmë thirrje vendim-marrësve që të kuptojnë sa më parë ndikimet shkatërruese negative të HEC-it të Skavicës dhe të anulojnë këtë projekt të dëmshëm para se të jetë tepër vonë, si për habitatet ashtu edhe për njerëzit.
Kontact:
Earth Law Center, SHBA
Website: www.earthlawcenter.org
Earth Thrive -Britani e Madhe
Website: https://earth-thrive.org/about-us/
“Kundershtimi ndaj Diges se Skavices”- Shqiperi
Website: www.stopskavica.org
Grupi i Aktivisteve Rurale-GARD – Shqiperi
Email: gardactivist@gmail.com
Shoqata North Green – Shqiperi
Email: info@northgreen.org
Website: https://www.northgreen.org/
Shoqata GLV Integrimi – Shqiperi
Email: integrimi2016@yahoo.com