Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës (GARD) është qendra e parë komunitare në Dibër.
E krijuar për t’i ardhur në ndihmë komunitetit rual dhe mbështetur nga European Endoëement for Democracy, ka si qëllim të forcojë rolin e shoqërisë civile në vendimmarrjen publike, advokacinë, qeverisjen e mirë, ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen aktive të rinisë dibrane. Evidentimin e problematikave të komunitetit dhe ndihmesën për një zhvillim të qëndrueshëm të këtij rajoni. Gjithashtu, është një qendër në shërbim të individëve, organizatave lokale dhe kombëtare, të cilat mund të kryejnë aktivitetet e tyre në ambientet e GARD.
Dibra është një rajon me shumë potencial dhe tradita. Por me një shoqëri civile jo shumë aktive. Përpos sfidave që shoqëria dibrane ka hasur këto 30 vite tranzicion, prej disa vitesh përballen me sfidën më të madhe: rrezikun e ndërtimit të Hec Skavica.
Kjo jo vetëm i shkundi dibranët, por një pjesë të mirë e ndërgjegjësoi se çfarë i priste. Pati shumë nga ata që nisën të jenë më aktivë dhe të duken ne media e terren. Ndërkohë që grupi i aktivistëve prej 20 vitesh vijonin luftën e tyre kundërshtuese.
Të gjithë këta aktorë nisën të krijonin lidhjet mes tyre për të vijuar një kauzë të fuqishme përballë një qeverie dhe një propagande mediatike tepër e fuqishme duke përdorur edhe krizën energjetike të vitit 2022.
Pa hyrë në detaje, mund të themi që ky rrjetëzim nisi të krijonte shkëputjet e para dhe vijuan kështu ndasitë dhe “lufta” për udhëheqje.
Pavarësisht përpjekjeve të njëpasnjëshme dhe bashkëpunimeve edhe me organizata ndërkombëtare, sërish uniteti ishte jo ai i duhuri. Përpos kësaj, një tjetër fakt që na e bënte këtë bashkim edhe më të vështirë, ishte mospasja e një hapësire tonën ku të mblidheshim dhe të diskutonim mbi idetë e përbashkëta, ndasitë, qoftë për çështjen Skavica, por edhe për problematika të tjera.
Prandaj, pasi u diskutua gjatë mes një pjese prej nesh, u vendos që duhej bërë i mundur ky ambient, për t’u dhënë mundësinë të gjithëve të bëheshin pjesë e një grupi me të drejta të barabarta.
Pas ndihmës që na dha European Endowement for Democracy me qendër në Bruksel, zyra e GARD u bë e mundur të hapej me 1 Mars 2023.
Përzgjedhja e emrit “Grupi i Aktivistëve Ruralë të Dibrës”, nuk është i rastësishëm, por ka për qëllim ftesën ndaj të gjithë atyre që duan të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Dhe, mbi të gjitha, për të gjithë ata që jetojnë në zonat rurale dhe nuk kanë pasur diçka që t’u përkasë atyre.
GARD është një Qendër Komunitare, në shërbim të shoqërisë civile dibrane dhe OJQ-ve, të cilat bëjnë një punë të pandalshme me komunitetin.
Pjesë e këtij grupimi aktivistësh janë organizata të ndryshme dhe aktivistë të pavarur, që janë aktivë në kundërshtimin e projektit Skavica, përfshirë këtu edhe Shoqatën për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të zi, si një ndër zërat kyç në këtë çështje. Mjediset e GARD nuk do të jenë gjithmonë të hapura për ta, për të gjithë gjithë kontributin e tyre për më shumë se 20 vite në mbrojtje të Dibrës.
GARD nuk mban qëndrime politike. Mjediset e saj u përkasin të gjithëve, pa dallim.
Zyra e GARD, në fund të rrugës Mith’hat Ademi, pas shkollës “Demir Gashi, është e hapur çdo ditë, ndërsa në fundjavë organizohen edhe takime me numër të madh pjesëmarrësish.