Xhafer Martini sfidoi epokën e lirisë

 

Më 30 tetor 2023 në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u mbajt një sesion jubilar për krijimtarinë e Xhafer Martinit.

Më datë 30 tetor 2023, në kuadrin e Muajit të Letërsisë dhe Arteve, në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, u mbajt një sesion jubilar për krijimtarinë e Xhafer Martinit.
Veprimtaria u organizua nga Lidhja e Intelektualëve Dibranë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.…

Lexo më shumë

Në vend të fjalës falënderuese

“Gjithçka për mua qe suprizë. Nuk dija se në takimin tim do të merrte pjesë akademiku Shaban Sinani, për më tepër, nuk dija që ai do të fliste; as që ma merrte mendja që Agron Tufa do të dërgonte nga Zvicra një shkrim filozofik, por me fjalë të ngrohta e miqësore për mua dhe për krijimtarinë time; nuk dija që Miranda Goleci kishte përgatitur për mua librin e “Të tjerët për Xhafer Martinin”; nuk dija që piktori i talentuar Zaim Elezi do të bënte një portet timin, nuk dija që në takim do të këndonte Liri Rasha, nuk dija që vajza e Hasan Lekës, në mirënjohje për mua, do të më dhuronte një tufë me lule e të tjera.

Lexo më shumë

“Sfida” Xhafer Martini dhe (pa)urtia dibrane

Kanuni i Dibrës gjeti njeriun e duhur, në kohën e duhur. Qe një dhuratë nga Lartë. Çdo të ishte bërë sot me atë kanun, po të mos ishte bërë kjo punë nga Xhafer Martini? Ai e mbërriti të jetojë me brezin e fundit që kishte aplikuar dhe njohur Kanunin e Maleve të Dibrës. Nuk i la pleqtë dhe të urtët e fshatit të ikin nga kjo botë duke marrë në varr edhe Kanunin.

Lexo më shumë

Liri Rasha: “Kënga ime” në pesëdhjetë vite

Mbi 700 artdashës nga Lezha, Dibra, Tirana, Prishtina e trojet shqiptare ndoqën drejtpërdrejtë koncertin recital “Kënga ime” të artistes së madhe Liri Rasha, ku përfshihej repertori artistik i 50 viteve jetë artistike

Të gjitha këngët e kënduara prej saj janë bërë hite dhe kanë udhëtuar e udhëtojnë me kujtesën e njerëzve, që e duan këngëtaren e shquar dhe emocionohen nga magjia e shpirtit të saj artistik, që dallohet jo vetëm në interpretimin e lirikave dibrane, por duke u shfaqur në këtë skenë edhe si orteku i këngës epike shqiptare.

Lexo më shumë

Agron Tufa fiton çmimin letrar “Vehxhi Buharaja” 2024

 

Poeti Agron Tufa u nderua me çmimin letrar “Vexhi Buharaja” 2024 në gjininë e poezisë. Ky ka qenë edicioni i pestë i këtij konkursi, i cili organizohet nga Bashkia e Beratit, në nderim të dijetarit, përkthyesit, studiuesit dhe poetit Vexhi Buharaja.
Njoftimi u shpall me 10 maj 2024 dhe autorit iu bë e ditur me një email.
Juria e këtij konkursi këtë vit ishte e përbërë nga Ymer Ciraku, Dok.…

Lexo më shumë

“Brenga e prokurorit” vlerësohet si “Proza më e mirë” në panairin “Kamza Lexon”

Ahmet Prençi është sot një nga autorët shqiptarë më të lexuar të momentit.

Romani i Ahmet Prençit vlerësohet “Për sfidën ndaj natyrës “absolute” të drejtësisë, linjat e paqarta midis fajit dhe pafajësisë, si dhe rrëfimit linear përmes përshkrimit të dilemave të thella morale, “telasheve” etike dhe ndjenjës së zhbërjes së vet-vetes, për të sjellë peizazhin bashkë-kohor të individit mes të vërtetës dhe kompleksitetit të ligjit”.

Lexo më shumë

Vlerësime kritike për romanin “Brenga e prokurorit”

Në romanin “Brenga e prokurorit”, ashtu si te romani “Anja”, duket se pika më e fortë e autorit është krijimi i karaktereve, metamorfizimi i tyre nga të qënurit real në një të vërtetë fiktive. Prokurori Martin Guri, grotesku Zambak Boja e sidomos vrasësi Marjan Boja – ky i fundit një karakter që nuk shqitet nga vëmendja e lexuesit, një ndër karakteret më të mirëgdhendur në veprat e botuara – krijojnë atmosferën e Sicilisë së romaneve të Leonardo Shasha-s.…

Lexo më shumë

Romani “Brenga e Prokurorit” si manifest për drejtësinë

Kur një vepër letrare si romani “Brenga e Prokurorit” e tejkalon vetveten dhe bëhet udhërrëfyes për një kategori të caktuar shoqërore, siç janë prokurorët, gjyqtarët, avokatët, gazetarët etj., atëherë, kjo vepër e ka kryer misionin e saj utilitar në dobi të shoqërisë. Kjo vepër nuk mund të rreshtohet tek ato vepra që konsiderohen “letërsi për letërsinë”, por letërsi për shoqërinë. Kjo, për mendim tim është arritja më e madhe për një autor, i cili hyri në letërsinë shqiptare pa shumë bujë, nëpërmjet librit poetik “Udhë në pasqyrë”, romanit “Anja” dhe së fundi “Brenga e Prokurorit”.

Lexo më shumë

“Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” – disa nga risitë e librit rë Esat Rukës

 

Esat Ruka si etnomuzikolog, artist, është i lidhur ngushtë me tabanin popullor, me tokën amë. Këto lidhje të autorit me tokën dhe kulturën tonë popullore, i japin pa dyshim veprës së tij dimensionin e trazuar të kohës.

Esat Ruka është munduar me mjaft kujdes, t’ju jap vëmendjen e kujdesshme të gjithëve, ndaj duke lexuar këtë libër nga fjala në fjalë, nga faqja në faqe do të kujtojmë e rikujtojmë gjithmonë emrat e mëdhenj studiuesish, themeluesish të folklorit dhe etnomuzikologjisë shqiptare, veprimtarë mjaft të zellshëm e punëtorë të pa lodhur të kulturës tonë kombëtare, drejtues kulture, amatorë e profesionist nga jugu në veri, veprimtarë mjaft të zellshëm, që kanë lënë ndër vite vërtet një emër të ndritur.

Lexo më shumë

Revista LIFE në Nju Jork: 
Kriza shpirtërore e Nënë Terezës sipas sociologut Gëzim Alpion 

Arben Çokaj

Frankfurt am Main, 11 dhjetor 2023

Ne korrik 2020, Bloomsbury Academic botoi në gjuhën angleze në Indi, Angli, Amerikë dhe Australi monografinë e Gëzim Alpion Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj). Edicioni i dyte i librit doli në 2022 and i treti më 10 Tetor 2023, që përkoi me përvjetorin e lindjes së autorit.

Lexo më shumë
1 2 3 56