“RRUGA E DIBRËS” – DREJT DIBRËS
Ndërtimi i “Rrugës së Arbrit” do të mbetet në histori si beteja më e madhe intelektuale dibrane. Njerëz me dije të thella historike, ekonomike, sociale i “ranë me grusht”, “malit që s’bëzan” duke nxjerrë në pah thesaret ndër mijëravjeçarë të një rruge që bëri histori të papërsëritshme. Ka ardhë dita që ata që zgjuan malet me zërin dhe penën e tyre, që bënë kronikën e përditshme të betejës për hapjen e tuneleve dhe trasesë, që e çuan këtë vepër-histori në besimin absolut të njerëzve se ajo tash është e gjallë, e kalueshme, me histori të vjetër e të re…
Si pjesë e kësaj pene, në disa numra, do të përcjell atë që ruaj në arkivin tim ikanak, ndjenjat dhe meditimet, të miat dhe të bashkëluftëtarëve në këtë betejë të lavdishme.…
Lexo më shumë