Për herë të parë klubi Discover Albania e vendos malin e Korabit si atraksion turistik. Misioni ka nisur më 5 mars dhe më 2 korrik, anëtarët e klubit synojnë ngjitjen në majën më të lartë në Shqipëri.
Fundmaj, ditë e shtunë, unë së bashku me tim atë morëm rrugën për në Malin e Korabit.
Pika e nisjes për ngjitje alpinistike (edhe pse ne nuk kemi kishim këtë plan) në Korab është fshati Radomirë, i lidhur me rrugë automobilistike me Peshkopinë.
Ngaqë nuk ka furgona për të arritur deri në vend, por edhe ato që të çojnë në zonat rrotull që përbëjnë Kalanë e Dodës, lëvizin vajtje-ardhje vetëm një herë në ditë. U nisëm me makinën tonë. Megjithse është disi rrangalle, punën e bëri fort mirë. Ne u nisëm nga fshati im (Sohodoll) drejt Kalasë së Dodës, fiks në orën 8 të mëngjesit. Rruga nuk është e keqe, por kthesat janë rraskapitëse.
Peizazhet që ndesh rrugës të marrin me vete në të gjelbërtën e tyre. Ecja normale, e kalon ose jo një orë, dhe gjendesh në Kalanë e Dodës. Sapo kalon urën e Veleshicës dhe ngjitesh në ca kthesa që formojnë zig-zage, në të përtejmen e Veleshicës shtrihen shpate të thepisura gipsi. Këtu pranvera vjen me pak vonesë dhe rrugës lulet kanë çelur. Rruga dukej sikur priste arat ku në to po mbilleshin misrat. Thuajse në çdo arë kishte një burrë që mbante plugun që tërhiqte kalin dhe dy-tre nga pas që hidhnin farë.
“Ecni edhe pak, dhe futuni në rrugën e parë majtas”, tha një plak me kësulë, me një palë mustaqe të pazgjatura, pasi e pyetëm se cila është rruga për në fshatin Radomirë, pasi në anën shqipëtare të Malit të Korabit, është më i afërt.
Në Radomirë arritëm për një orë e dhjetë minuta. Ishte një diell rrezëllitë, dhe vendi ishte qetësi. Rrallëkënd shihje në rrugë. Sapo futesh në këtë fshat, veç lartësisë së malit më të madh ndeshesh edhe me lartësinë e një xhamie të ndërtuar nga emigrantët e këtij fshati. Parkuam makinën aty në një hapsirë ngjit një kafeneje, që më vonë mësuam nga pronari se ishte edhe hotel, dhe u ulëm të pinim një kafe. Hotele ishin 3, pastaj në raste fluksi turistësh, gjë që rrallë herë ndodhte, i merrni banorët në shpitë e tyre.
U ulëm jashtë, ku gjendeshin dy tavolina, për të shijuar pamjen që ky vend ofron. Përballë nesh, në një arë të pjerrët, një djalë diku rreth 12 vjeç lëronte arën me kalë. Herë ulej e ngrihej dhe vazhdimisht i rrëshqiste plugu nga duart. Gjatë qendrimit në kafene, mësuam që ishte i biri i një burri që rrinte ulur në një tavolinë tjetër dhe që tërë kohën pinte duan me llullë.
Pas kafesë, u nisëm për në Malin e Korabit. Korabi përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerore të paleozoit, me strukturë luspore e bllokore dhe nga gipset permo-triasike tepër të shkatëruara nga tektonika. Dhe kur sheh përreth, disa gipse të ngjajnë me pasqyrën. Relievi është shumë i thyer, në veçanti relievi i formuar nga gëlqerorët është mjaft i ashpër, me kreshta e maja të mprehta që përfundojnë në gremina, kurse në rreshpet është relativisht më i butë, kështu që duhet forcë dhe dëshirë për ta parë këtë vend.
Sa nisesh, të gugullon në vesh uji i pastër kristal dhe i ftohtë akull. Është uji që furnizon gjithë qytetin e Peshkopisë dhe një pjesë të madhe të fshatrave të Dibrës. Rruga deri në rrafshat e Korabit zgjat dy deri në tre orë. Ecja sipër vertet që të lodh, sidomos nëse je disi moshë e thyer. Por ajri i pastër, aroma e luleve, e pishave e degdis lodhjen. Kodrina, rrafshnalta dhe fusha të gjelbërta shtrihen pa fund. Rrugës ndeshesh me barinj që kullosin tufat e mëdha me dhenë.
“Me këto jetoj, unë s’kam gjalë për gurbet”, tha një bari, moshë thyer. Sepse në këto zona jetojnë me emgracion, kryesisht në Angli. “Shes qumështin dhe qingjat, jetojmë”, tha bariu.
E lëmë atë në punën e tij dhe ngjitemi sipër, bashkë me tim atë. Përgjatë rrugës lëvizin njerëz tek-tuk. Vende-vende, në qoshke dhe skuta nuk ka shkrirë akoma dëbora. Dhe jo rrallë, buzë dëborës kanë çelë lule.
Në mes një livadhi takuam tre të rinjë, (jemi nga Dipjaka thanë), të cilët mblidhni një lloj luleje të verdhë e quajtur aguliçe. “10 mij lek i shkon kilja, ama të thara” tha njëri prej tyre. Njëri nga ata shprehet se këtu është bukur, por këto ditë janë, si me thënë në orar të punës dhe do vijnë herë tjera, me arsyen e vetme për të eksploruar këtë vend.
“Çdo pranverë e bëjë më këmbë që nga bjeshkët e Gramës e deri këtu”, thotë i treti, pak më i burrëruar se dy tjerët.
Mandej takuam disa turistë të huaj, dhe anglishtja ime edhe pse jo aq e mirë, gjithnjë ia del të merret vesh me të huajt. Të them të drejtën thellë më erdhi turp, pasi ato vinin nga Çekia, për të dytën herë në Korab, ndërsa unë, bir i këtij vendi, jam për herë të parë këtu.
Arritëm në fushën e Korabit, fiks në vendin kur gratë përcillni burrat për në kurbet (oj fusha e Korabit e mjera unë o/ taj na erdhe hakut e mjera unë o).
Kodrat dhe lëndinat ndërthuren me njëra-tjetrën dhe të krijojnë një pamje mahnitëse. Lulet me ngjyra kanë pushtuar lëndinat dhe herë-herë kanë mbirë edhe mbi dëborë. Këtu e zë dëbora dëborën, duke qenë se ajo rri aty për dymbëdhjetë muajt e vitit.
Kur ngjitesh për në Korab të duhen kë këpucë të forta, dhe mundësisht të mso fusin ujë, sepse këtu ka ujë në çdo 200 metra. Madje i gjithë uji, futet nëpër gropa dhe damarë nëntoksorë dhe mandje ridel në Radomirë. Oshtima e ujit të ndjek gjatë gjithë rrugës, dhe ky tingull vërtet që është shumë relaksues.
Pamja është pabesueshme kur hedh sytë rrotull vetes. Ku gjendesh? 2000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Oksigjen me shumicë dhe mushkëritë ngopen tërësisht.
Gjatë rrugës në ngjitje të shoqërojnë masive pyjorep prej bredhi dhe pishe. Aroma e pishave të deh, siç të deh edhe dëshira e të jetuarit këtu.
Drurët rrallohen me ngjitjen e lartësisë, dhe fillojnë e nxjerrin kokën kullota alpine. Drurët këtu janë ruajtur mirë nga banorët dhe kanë fare pak dëmtime, ku: ose janë mirëmbajtur, ose banorët janë pak në raport me të shkuarën por edhe me drurët që gjenden këtu rrotull.
Kullotatat e këtushme, mbajnë gjallë tërë atë pasuri blektorale duke na sjellë kështu mishin dhe produktet më natyrale dhe në kushtet më të favorshme për prodhimin e tyre.
Ka shumë cirqe akullnajore që zbresin shkallë-shkallë në gropën e Panairit në verilindje dhe atë të staneve të Preshit në jugperëndim. Disa prej tyre janë kthyer në liqene të vogla akullnajore. Korabi në përgjithësi është i zhveshur nga bimësia pyjore, por dallohet për kullotat alpine shumë të pasura.
Pasi kaloi mesdita, konsumuam ushqimet që patëm me vete. Këtu gjithçka, madje edhe buka me krypë shijon, sidomos pas lodhjes.
Kthimi nuk është më i lodhshëm dhe zbret shpejt, por kur ndahesh me atë pamje as këmbët nuk të bëjnë. Dëshira për tu kthyer sërish të kaplon akoma pa ikur.
Unë dhe im atë nuk pretendonim alpinizëm, por vetëm unë doja të njihesha me vendin. Sepse, sa herë dëgjoja emrin Korab, ndjeja diç si boshllëk në krahërorë. Dhe jo rrallë, ndër biseda me shokë në Fakultet, më vinte turp të thoja se nuk kam qenë kurrë në Malin Korabit.
MALI I KORABIT PËFSHIHET NË GUIDAT TURISTIKE
Të pushtojmë Korabin” ky është misioni i Klubit Discover Albnia. Misoni ka nisur më 5 mars dhe do zgjasë deri në kurorëzimin e tij më 2 Korrik 2017. Kjo është hera e parë Mali i Korabit përfshihet në guida si atraksion turistik, dhe madje si pikë finale.
Është hartuar një program guidash -përkatësisht 18 udhëtime – që do paraprijnë për përgatitjen e nevojshme për të bërë pushtimin e Korabit. Gjithashtu, krahas udhëtimeve që do kryhen çdo javë, do të jepen dhe informacionet përkatëse për pajisjet dhe veshjet e nevojshme që duhet të keni me vete.
Kjo bëhet me qëllim për ti dhënë mundësi çdo personi që dëshiron të bëjë këtë udhëtime ku të ketë kohën e duhur për t’u përgatitur. Guidat që do të zhvillohen dhe do të paraprijnë ngjitjen e Korabit janë të niveleve të ndryshme dhe fillojnë nga më të lehtat, deri tek ato më sfiduese. Në fund do të jetë guida (tour lideri) që do të përcaktojë nëse mund të bëhesh pjesë e këtij misioni ose jo. Sigurisht bazuar në kushtet fizike dhe shëndetësorë.
Bazuar në të gjitha kushtet dhe elemntët që ndikojnë në mbarvajtjen e udhëtimi Klubi Dicover Albania e ka konsideruar udhëtimin për në Korab si “shumë i vështirë”. Në të gjithë renditjen, vetëm Korabi cilësohet si i tillë, jo vetëm nga lartësia, por edhe nga kushtet infrastukturore, klima, shërbimet që ofrohen dhe kthimin.
Mali Korabit, 2764 metra i lartë, ndodhet edhe maja më e lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni, duke qënë se është mal kufi-ndarës. Gjithashtu, Korabi, që renditet i katërti në të gjithë Ballkanin pas Rila (Bullgari), Olimpit (Greqi) dhe Pirini (Bullgari), është ndër malet që të ofron pamje fantastike të natyrës me peizazhe përrallore.
Ka pasaktesi fale talentit ne leterse qe ka autori.
Une ndjehem keq kur njerez jo profesionist futen ne livadh te huaj ne gjeologji, gjeografi apo pylltari.