Hidroenergjia në Shqipëri, nga Enver Hoxha tek EBRD-ja


Një kodër me një tub uji të projektit hidroenergjit Ternove. Kjo tregon se ndërtimi është plotësisht i pamjaftueshëm për të shmangur rrëshqitjet e tokës.

Enver Hoxha, ish-diktatori komunist në Shqipëri, sundonte në një mënyre aq të çuditshme saqë ai e gjeti veten të izoluar nga sunduesit e tjerë komunistë. Midis gjërave të tjera, ai e përmbyti shtetin me 3 milionë njerëz me 750 000 bunkerë betoni, të ndërtuar duke injoruar njerëzit, natyrën por edhe rregullat ushtarake- duke parë se si disa prej tyre ishin ndërtuar përballë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që shumica e bunkerëve po çmontohet për skrap, qeveria shqiptare, e inkurajuar nga kontribuesit ndërkombëtarë si Banka Europiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERZH/EBRD), Banka Botërore ose Banka Gjermane e Zhvillimit KfW, i ka hedhur sytë nga një marrëzi tjetër e betonuar. Mbi 300 hidrocentrale në faza të ndryshme planifikimi ose përgatitjeje duken sikur do të zënë vendin e bunkerëve në këtë vend kryesisht malor.

Këtë javë Bankwatch vizitoi HEC-in e Tërnovës (8.4 MW), të zhvilluar nga Canadian Hydro Investment dhe kompania shqiptare Theodori pranë qytetit të Bulqizës ne Shqipërinë qendrore. Centrali, i financuar nga EBRD dhe Societe Generale filloi punën vitin e kaluar. Kanale të tjera që sjellin më shumë ujë janë ende nën konstruksion. Projekti na është sjellë në vëmendje pasi banorët në disa fshatra kanë protestuar për disa vite kundër centralit, ndaj frikës se mund të ketë një ndikim në ujitje, rrjedhimisht duke ndikuar jetesën e tyre, duke qenë se të ardhurat e tyre vijnë kryesisht nga agrikultura.

Një nga 750 000 bunkerë në Shqipëri, e ndërtuar gjatë regjimit të Enver Hoxhës.

Hidrocentrali i Tërnovës merr ujë nga Liqeni i Zi, një liqen akullnajor që është një monument natyre i njohur nga shteti, duke e lidhur atë me rrjedha ujore dhe liqene të tjerë akullnajorë me anë të tuneleve dhe kanaleve.

Me këtë projekt, EBRD-ja, krenare me standardet e saj mjedisore, duket sikur do të bëjë Enver Hoxhën krenar, duke shtyrë natyrën jashtë rrugës e duke ecur drejt një “të ardhmje të ndritur”. Si rrjedhim, nuk ka rëndësi qe projekti nuk ka masa anti-erozionit, duke e kthyer të tërë kodrën në një rrjetë të çarash me rrezik të lartë shkarjesh dheu dhe erozioni. Banorët e zonës kanë frikë se kjo do të dëmtojë rrugët që ata përshkojnë për të shkuar tek kullotat dhe pylli.

Kanalet që lidhin liqenet dhe rrjedhat e ndryshme sjellin shumë sedimente që kanë ndryshuar hidrologjinë e Liqenit të Zi.

Gjithashtu, fakti që Inspektorati i Pyjeve e ka gjobitur kompaninë disa herë për gërmime në pyje pa lejet e duhura vetëm na jep përshtypjen se, për sa i përket zbatimit të rregullave mjedisore, EBRD-ja nuk e ka monitoruar këtë projekt nga afër aq sa duhet.

BANORËT I DRUHEN MUNGESËS SË UJIT

Në disa fshatra njerëzit protestuan, me frikën se hidrocentrali do t’jua marrë ujin që përdorin për vaditje. Protestat ndodhën pasi nuk pati konsultime me banorët mbi projektin dhe pasojat e tij. Është e vështirë të maten pasojat e projektit, pasi nuk varet vetëm nga disponueshmëria e ujit por edhe nga infrastruktura e vaditjes.

Fshati i Strikçanit, rreth 22 km në lindje të Bulqizës, është i varur nga vaditja nga Korrik deri në Shtator. Fshatarët mbledhin nga 20 000 Lekë (afësisht 150 EURO) çdo vit për të paguar një punëtor të zonës për të pastruar kanalin e vaditjes me kazmë dhe lopatë.

Tubat e ujit janë të shtrirë nën kodra të pjerrëta që janë të prirura për rrëshqitjet e tokës.

Kohët e fundit, fshati mori disa qindra metra tub plastik nga administrata e zonës për të pakësuar humbjet në disa pjesë të kanalit, por një pjesë e tij kalon përmes shpateve malore të prirura ndaj rrëshqitjeve të dheut. Fshatit do t’i duhej një investim më të madh për ta përforcuar kanalin. Kryeplaku i fshatit thotë se punime të tilla do të kushtonin nga 10 mijë deri në 25 000 Euro, shumë më shumë se ç’mund të mbledhin fshatarët.

Nuk është surprizuese kur fshatarët irritohen kur shikojnë që qeveria i jep investuesve përjashtime nga taksat ose edhe akses ndaj ujit që ju duhet dëshpërimisht fshatarëve.

Rrjeti disa kilometra i kanaleve konkrete vështirë se do të nxisë potencialin turistik të rajonit.

EBRD-ja nuk duhet të përsërisë gabimet e Hoxhës: Investimi masiv dhe i paarsyeshëm në bunkerë betoni i dha një goditje të fortë ekonomisë shqiptare. Shqipërisë nuk duhet t’ia mbushim tokat, lumenjtë dhe liqenet me beton. EBRD-ja do ta mësonte këtë nëse do të uleshin për 5 minuta me njerëzit e mençur të Bulqizës dhe fshatrave përreth.

 

 

Klara Sikorova (Kërkuese) dhe Igor Vejnovic (oficer policie ujore) kontribuan në shkrimin e këtij artikulli.

Faleminderit Olsi Nikës, EcoAlbania dhe aktivistëve dhe komuniteteve lokale për kontribuimin e tyre.

Shih shkrimin në origjinal në linkun: https://bankwatch.org/news-media/blog/enver-hoxha-ebrd-and-back-hydropower-albania

Përktheu nga anglishtja:

Klovis Karoshi

2 komente

  1. I ke rene pikes por permende vetem fshatin Strikcan harrove fshatin Valikardhe me kryesore qe kete liqen ia dha zoti si shperblim por qe zoti nuk mendoi se do dalin disa te pa bese e do shesin cdo gje per nje vend pune apo per nje kembim leku per te bere pasuri apo per tu ngritur ne deture nese fshati Strikcan ,Sopot e Zerqan mbesin pa vaditie fshati Valikardhe mbetet edhe pa uje te pishem se nga rriedhiet e liqenit te zi ushqehet liqeni i bardhe liqeni i zogut liqeni i sopotit dhe nga ky liqen ushqehet edhe cerkajte nese e dini ku ndodhen se une kam pire uje ne ata vende nga ky liqen ushqehet lgata e murrries livadhi i zogut ,duke ditur qe liqeni i zi ne dimer mbyllej per te mbledhur rezerva per veren e vitit qe do vinte besoj qe liqeni i zi nuk ka aq prurie sa te furnizoi hidrocentralin qe eshte ndertuar ne Valikardhe dhe te kete prurie per Strikcanin dhe Valikardhen se keto dy fshatra jane te lidhur me shume ne kete liqen

    1. Une jetoj ne demokraci dhe nuk i frikem asnjerit kam folur gjithmon hapur dhe nuk me intereson hidherimi personal por me intereson popullui dhe bashfshataret e mi qe jane lodhur duke kerkuar te drejten e vet dhe disa bashkefshatare jane edhe ndiekur penalisht per arsye kundershtimidhe te theme te drejten ata qe dhane lejen per ngritien e keti hidrocentrali moren denimin e merituar edhe pse bashkfshateret Vlikardhesi dhe Strikcanesit ishin mbeshtetesit kryesore te atyre kur erdhi koha treguan se edhe keta duheshi ndegjuar para se ta ndertonin kete

Komentet janë mbyllur.