Letër në redaksi / Tefta Cami: Ahmet Cami e kishte kthyer Çetën e tij Antifashiste në Çetë Partizane në maj të 1943


Letër drejtuar, z.Zabit Lleshi e z. Xhevat Jella!
E lexova shkrimin tuaj për “Çetën Partizane të Gollobordës”, që përkujtoni 80 vjetorin e krijimit të saj në gusht të këtij. Në gusht të 1943 është krijuar Batalioni i Rinisë “Nazmi Rushiti” me përbërje shqiptarë e maqedonas dhe disa çeta të tjera me Urdhër të Shtabit të Serbisë, zotërinj. Tempo, Jankoviç e Kolishevski e kanë cilësuar Ahmet Camin si nacionalistë të thekur. Edhe Haxhi Lleshi kështu e ka cilësuar. Prandaj nuk i është dhënë titulli “Hero i Popullit” që Dibra e ka pas propozuar dy vite para vitit 1970.
Ju i jeni përmbajtur informacionit për krijimin e Batalionit Partizan të Dibrës, që Pali Carapuli ka futur në AQSH në vitin 1980, ku mohohet prania e Çetës Partizane të Gollobordës në krijimin e Batalionit. Ky veprim është manipulim i mëvonshëm, i bërë me urdhër të shefit të tij, H.Lleshi.
Ahmet Cami e kishte kthyer Çetën e tij Antifashiste në Çetë Partizane në maj të 1943.
Ahmet Cami, pasi përcjell mbretin Zog, kthehet ne Elbasan e jep dorëheqjen dhe merr familjen e vjen në Viçisht.
Në janar të 1940 krijon Çetën Antifashiste të Gollobordës së bashku me Uke Dan Camin, që ishte kryetar i Malit të Gollobordës. Prandaj edhe Çetës i vendosën atë emër. Anëtarë të Çetës vetëm 3 kanë qenë nga Golloborda, ndërsa të tjerët nga Gryka e Vogël e Gryka e Madhe.
Moisi Cami shkruan pas një viti të krijimit të Çetës Antifashiste të Gollobordës bën dy aksione, një në fund të marsit e një me 2-3 prill të 1941 dhe armatos gjithë Çetën. Për këto aksione arrestojnë me 5 prill 1941 Ejup Shahin Camin, se italianet i shohin revolen me inicialet e oficerit italian të Batalionit të Divizionit “Firencia” i disllokuar në Krivarek, që kishin vrarë gjatë aksionit në depot e armatimit dy netë më parë. Arrestojnë edhe 7 të tjerë, ku 7 vetë ishin burra e djem Cami dhe një nga Luznia. Me 12 prill i fusin në pushkatim natën tek varret e Tërbaçit. Meqë ishin të palidhur e natën, kur i vendosin në rrjesht, ata shpërndahen nga të gjitha anët dhe arritën të pushkatonin vetëm 3 vetë, Ejup Camin, Musa Camin e Mexhit Lezin nga Luznia.
Sipas Ditarit të Ahmet Camit me 7 prill 1941 vjen Haxhi Lleshi me disa civil. Ahmeti shkruan, se po takohej për herë të parë me të.
Haxhiu i kërkon, që të takohen me majorin serb, që ndodhej në Krivarek të Tërbaçit, për t’i ndihmuar Ahmeti me forcat e tij.
Haxhi Lleshi me një major serb kishin ardhur në Viçisht me 300 forca jugosllave për të penguar sulmin e Italisë ndaj Mbretërisë së Jugosllavisë. Por Ahmeti i thotë, se nuk bashkepunoj me ju, se hasmi i vjetër nuk bëhet mik. Unë me forcat e mija do të luftoj më vete. Dërgon një grup në Gjoricë me kryetar Fasli Camin, për t’i udhëzuar, që të luftojnë më vete. Por gjatë kthimit natën vritet Fasli Cami, si mësuesi i parë dëshmorë në Shqipëri nga pararoja italiane apo serbe.
Të nesërmen e varrimit me 8 prill, Lut Lleshi e njofton Ahmetin, se Haxhiu e Ymer Lleshi janë nisur për në Pogradec dhe nuk marrin pjesë në varrim.
Deri me 27 prill arrestojnë 19 burra e djem Cami si antifashistë me Ahmet Camin si organizatorë dhe i çojnë në burgun e Tiranës e të Burrelit nga muaji prill 1941-gusht 1942. Ahmeti ka dhënë 300 apo 600 napolona flori, siç shkruan gjykatave të korruptuara dhe kanë dalë me një vendim të rremë të firmosur nga z/ministri i MPB, Beqir Valteri, që ishte kunati i mbesës tonë. Pra, Haxhi Lleshi s’ka ndihmuar në lirimin e tyre.
Ahmet Cami në maj 1943, sipas Fjalorit Enciklopedik, botim i ASHSH në vitin 1985, shënohet se Çeta Partizane e Gollobordës me 25 maj 1943.
Ahmet Cami, sipas kujtimeve të Esat Camit, qe ngarkuar në maj të vitit 1943 nga Zoi Themeli e Njazi Islami (dy përfaqësues të KQ të PK) të takojë parinë Dibrës e të Matit deri edhe Muharrem Bajraktarin, që të bashkohen me Frontin Antifashistë. Të gjithë kanë pranuar, por pa Haxhi Lleshin, sepse është i lidhur me Jugosllavët si paraardhësit e tij.
Sipas kujtimeve të Uke Camit, Esat Cami, Ibrahim Lecit, Ahmet Cami qe ngarkuar nga Zoi Themeli e Njazi Islami të organizonte krijimin e Batalionit Partizan të Dibrës. Ahmeti zgjodhi fshatin Gjoricë e Epërme, se ishte vend i sigurtë, sepse shumica e popullsisë ishin farefisi e lidhje miqësore të tij.
Ibrahim Leci thotë: Më dha letër Ahmeti t’ia çoj Haxhiut, që ishte me Çetën e tij në Zogje, që të vijë me 26 korrik në Gjoricë për krijimin e Batalionit. Çoi të tjerë për Çetën e Grykës së Madhe dhe Çetën e Sllovës. Kur ne u bashkumë vjen Tempo me Miladin Popoviçin dhe thonë komandanti e komisari duhet të jenë komunistë, kështu emrojnë komandant Haxhi Lleshin dhe komisar Esat Ndreun.
Në informacionin e Pali Carapulit e në kujtimet e Haxhi Lleshit hiqet e mohohet organizatori i organizimit të krijimit të Batalionit Ahmet Cami e Çeta e tij Partizane.
Ju besoj, e keni lexuar bisedën e Haxhi Lleshit me profesorin e nderuar Kristo Frashëri në vitin 1982, që ka publikuar gazeta “Panorama”, ku Haxhi Lleshi, përveç të tjerave, e urdhëron profesorin, që t’i heqë Camet nga historia dhe të mos i përmendë as për mirë e as për keq, se të gjithë ishin tradhëtarë, sipas tij. Në atë bisedë e përbalt, e akuzon, e denigron, e mohon dhe shpreh urrejtje për Ahmet Camin. Urrejtja është shprehje e primitivizmit dhe nuk mund të merren si burime objektive historike. Në festën e krijimit të Batalionit në vitin 1973, foli Haxhi Lleshi në meting kundër Cameve e Ahmet Camit dhe e mori përgjigjen, se ju shpernda metingu e u shqetësua Aparati i KQ për ndodhinë. Në vitin 1992, në takimin me zgjedhësit, Haxhi Lleshi e ka cilësuar Ahmet Camin tradhëtarë e armik. Ndërsa Latif Dema i është përgjigjur: “Për ne Ahmet Cami ka qenë një komandant hero. Por ty të paska ardhur pleqëria nga koka e jo nga këmbët. E ka botuar gazeta RD.
Është e çuditshme në Shqipëri, që historikisht tradhtarët i kanë etiketuar patriotë, tradhëtarë dhe veten e kanë quajtur si patriotë.
Ju ftoj, që të merrni pjesë në Sesionin Shkencor që do të zhvillohet në fund të shtatorit 2023 në orë 11-14 në Sallën e Madhe të Muzeut Historik Kombëtarë për Çetën Antifashiste-Partizane të Gollobordës, ku do të referojnë historianët.
Tefta Cami, Pogradec, e mërkurë, 30 gusht, 2023