Në Shqipërinë verilindore, në qarkun e Dibrës ndodhet një vend, mrekulli e natyrës, që quhet Tërnovë.
Tërnova është një fshat në njësinë administrative të Zerqanit, Bashkia Bulqizë, i cili i ngjan një kështjelle, i rrethuar nga malet, të cilat ngrihen thikë dhe duken si muret e saj dhe në brendësi ndodhen shtëpitë.
Tërnova shtrihet në pjesën veriore të Qytetit të Bulqizës, njëzet kilometra në rrugë tokësore nga qyteti, kufizohet me Zerqanin, i cili është dhe qendra e komunës, me Sopotin, me Valikardhën, me Strikçanin, me Smollikun, me Okshtunin dhe me Martaneshin e Kaptinën në rrethin e Matit, e cila është në kufi me fshatrat e Tiranës e Shëngjergji.…
Tërnova, një perlë e natyrës fshehur mes malesh
