Nuk ka mërgimtarë, anulohet veprimtaria

Marshimet e Rekës së Epërme, i cili është kthyer në traditë, nuk u zhvillua këtë verë për shkak të pandemisë që ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut.

“Takimet e Rekës së Epërme”, një veprimtari e nisur vite më parë, me qëllim rritjen e turizmit dhe njohjen me kulturën dhe zakonet e zonës, këtë vit duket se nuk do të zhvillohet. Faqja e tyre në facebook nuk ka asnjë njoftim për veprimtarinë që është mbajtur më parë në fund të gushtit.

“Për shkak të gjendjes me pandeminë janë ndaluara tubimet e këtij lloji”, thotë Tafë Ameti, nënkryetar i shoqatës për kulturë “Reka e Epërme”.

Lexo më shumë

Nga ‘Skënderbeu në Skënderbe”, rrugës së vjetër të Arbrit…
Nga ARTAN LLESHI

Në rrugën e vjetër të Arbrit. Poshtë, rruga e re në ndërtim. Foto: facebook.com/maratonalbania

NGA ‘SKËNDERBEU NË SKËNDERBE’, OSE SA AFËR DIBRA DHE TIRANA

Mjaftoi vetëm një ngacmim në sedër i mikut dhe kolegut tim Adrian Bregu, pjesëmarrës aktiv i grupimit “Maraton Albania”, që të bëhesha edhe unë pjesë e maratonës së parë “Arteria e Arbrit”.  Adriani më tha se “do të bënim një marrshim 116 km nga ‘Skënderbeu në Skënderbe’, nga ai i Tiranës tek ai në Dibër të Madhe, në gjurmën e Rrugës së vjetër të Dibrës (Arbrit).

Lexo më shumë

Si të mbrojmë biodiversitetit në basenin e Drinit
VEPRIMTARI / Ditët e Drinit të Zi

Më datë 26 korrik 2020, në masa speciale dhe protokolle shëndetësore në një anije në liqenin e Ohrit, u mbajt ngjarja kryesore e festimit për Ditën e Drinit të Zi. Kjo ngjarje është një pjesë e festimit të Ditës të Drinit të Zi nga të  katër vendet në të cilat shtrihet baseni.

Si  aktivitete paraprake  në kuadër të festimit të Ditës së “Drinit  2020” në pjesën e  Maqedonisë, u bënë vizita të lumenjve në terren, degëve të Drinit dhe liqenit të Ohrit dhe u bënë video materiale për disa prej tyre.

Lexo më shumë

Turizmi në Dibër, risitë dhe problematikat
Nga BUJAR KAROSHI

Pamje nga “Kampinu i fluturave”, një nga destinacionet e reja turistike të kësaj vere në Dibër.

Situata pandemike në vend dhe botë ndërpreu këtë vit udhëtimet jashtë vendit, kështu që interesi për turizmin vendas, së paku mediatikisht, ishte në rritje këtë vit. Dhe në këtë interes nuk mund të qëndronte jashtë vëmendjes Dibra, me të gjitha resurset e saj natyrore, që nga lumi e deri te mali.

Tre televizionet kombëtare në vend, Top Channel dhe Klan i kanë kushtuar reportazhe guidave dhe vende turistike në Dibër.

Lexo më shumë

ULTRAMARATONA “ARTERIA E ARBRIT”
67 maratonistë në gjurmët e rrugës së vjetër të Arbrit

Nga ceremonia e hapjes në sheshin Skënderbej në Tiranë (Foto: B.Karoshi).

Më 24 korrik  pasdite, në sheshin Skënderbej në Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së Ultramaratonës së parë të quajtur “Arteria e Arbrit”.  Kjo maratonë, 116 km e gjatë, e organizuar nga shoqata “Maraton Albania” zhvillohet për herë të parë në këtë aks, me synimin e krijimit të një tradite në të ardhmen.

“E ndjej thellë emocionin e dhënies së sinjalit të hapjes, për një veprimtari sportive në përmasa të tilla, e cila që në hapin e parë, i ka kaluar caqet kombëtare”, tha në ceremoninë e hapjes Dashamir Çali, kryetar i shoqatës “Maraton Albania”.

Lexo më shumë

Nga Korabi në Kacni, destinacionet kryesore turistike

MALI KORABIT

Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, në lartësi  2,764 m mbi nivelin e detit. 

Rruga drejt majës së Korabit është shumë tërheqëse për vizitorët, të cilët mund të shohin edhe bukuri natyrore të rralla si fusha e Korabit, bejshka e Shehut, liqeni i Zi, gropa e Panairit. Gjithashtu ka shumë vende për të ngritur kampingje, mund të bëjnë xhiro me kuaj, vizitojnë stane dhe shohin jetën baritore.

Lexo më shumë

Uji për vaditje është problemi dhe shpëtimi i bujqësisë në Maqellarë

Liqeni i Grezhdanit. / Foto: Facebok/I Love DIBRA

Maqellara është zona më e madhe e Dibrës, e shtrirë rrëzë malit të Kërçinit dhe Velivarit dhe buzë Drinit të Zi, me një territor fushor që ndryshe njihet dhe si “hambari i Dibrës”. 

Maqellara ka një popullsi rreth 14 mijë banorë, të cilët shquhen për karakterin e tyre punëtor. Në ngastrat e tyre bujqësore marrin rendiment të lartë prodhimi të krahasuara në nivel rajonal dhe kombëtarë.

Lexo më shumë

Motive tiranase nga Zaim Elezi (Zaya)

Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Pra, ky vit shënon edhe 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë. Në këtë kuadër, piktori dibran Zaim Elezi – i njohur me pseudonimin e artit ZAYA – hap një ekspozitë me piktura për kryeqytetin tonë, Tiranë, kushtuar traditës si dhe peizazhit tiranas me rrethina.

Lexo më shumë

Përgënjeshtron kompania: Asnjë problem me Urën e Vashës
ISH KRYEMINISTRI BERISHA: “URA E VASHËS ËSHTË ÇARË 30 CM.”

Dhjetë kamionë të tonazhit të rëndë kalojnë njëkohësisht mbi urë, testojnë cilësinë

Një status i ish-kryeministrit Sali Berisha më datë 7 gusht 2020, i cili shpërndante një video amatore nga Ura e re e Vashës, dyshonte për problematikë në ndërtimin e urës.

“Ura është çarë rreth 30 cm, ku ka humbur kolonat e betonit” shkruante mes të tjerash ish-kryeministri.

Por ndërsa bëhej publik ky status, 10 kamionë të tonazhit të rëndë po kalonin së bashku mbi urën e re të vashës, duke realizuar kështu një nga proceset e punës që kanë të bëjnë me kolaudimin e punimeve.

Lexo më shumë

Sabri Lusha – Njeriu shembull
Nga Halil RAMA

Njeriu shembull Sabri Lusha u përkujtua me një dokumentar, në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Familjarë dhe miq të tij të shumtë, të cilët e ndoqën me interes të veçantë dokumentarin e realizuar mjeshtërisht nga ikona e gazetarisë sportive, Defrim Methasani, jo vetëm u përlotën por edhe shprehën nderimin dhe respektin e veçantë për të paharruarin Sabri Lusha.

Ai lindi në Ndërshenë, në këtë fshat të bukur dhe piktoresk, në këtë vend të bekuar, por disi të fshehur mes malesh te larta, ku ndahet Reçi me Lurën.., aty ku të duket se toka takon me dorë qiellin.

Lexo më shumë
1 2