Si të mbrojmë biodiversitetit në basenin e Drinit


Më datë 26 korrik 2020, në masa speciale dhe protokolle shëndetësore në një anije në liqenin e Ohrit, u mbajt ngjarja kryesore e festimit për Ditën e Drinit të Zi. Kjo ngjarje është një pjesë e festimit të Ditës të Drinit të Zi nga të  katër vendet në të cilat shtrihet baseni.

Si  aktivitete paraprake  në kuadër të festimit të Ditës së “Drinit  2020” në pjesën e  Maqedonisë, u bënë vizita të lumenjve në terren, degëve të Drinit dhe liqenit të Ohrit dhe u bënë video materiale për disa prej tyre.

Tema e këtij viti  ishte “Normaliteti i ri në mbrojtjen e biodiversitetit në basenin e Drinit”. Organizatorët e veprimtarisë ishin Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm nga Dibra në partneritet me Qendrën e Gjelbërt Rajonale  nga Ohri.

Veprimtarinë kryesore e hapi koordinatori i Projektit të Drinit, Dejan Panovski, në emër të Partneritetit Global për Ujra-Mediteran, organizatë e cila financiarisht mbështet festimin e Ditës të Drinit, si aktivitet që realizohej në suazat e Projektit të Drinit.

Ky ishte viti i shtatë i festimit të “Ditës të Drinit”, i cili ka qëllim të sensibilizojë opinionin publik për çështjet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e pellgut të përbashkët të Drinit.

Ekspertët kanë përgatitur Planin Strategjik për Pellgun e Drinit, ndërsa përfaqësuesit politik të shteteve të prekura  e aprovuan atë. Ky dokument përmban masa për menaxhim dhe ofron zgjidhje. Ato zgjidhje duhet të shoqërohen me vendime të qarta politike në interes të menaxhimit të përbashkët me pellgun e Drinit, i cili përmban jo vetëm aspektin e fuqishëm ekologjik por edhe aspekt ekonomik dhe energjetik.

“Qëllimi i jonë është të punojmë bashkërisht dhe të mbrojmë Pellgun e Drinit prandaj për këtë nevojitet që në  mënyrë aktive të kyçen edhe institucionet kompetente  që  bashkërisht të përfshihemi në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohemi”, tha Shuip Marku nga Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të komunitetit Dibër.

Prof. Dr. Suzana Patçeva mbajti trajtesën me temë “Mbrojtja e biodiversitetit në rrjedhat e lumenjve përgjatë rajonit të basenit të Drinit të Zi”. “Mbrojtja e llojshmërisë së botës shtazore dhe bimore dhe sigurimi i kualitetit të ujërave të lumenjve, degëve të Drinit dhe Liqenit të Ohrit janë me një rëndësi të madhe, si në nivel nacional,  po ashtu edhe në nivel lokal, për arsye se popullata lokale në atë mënyrë siguron mjedis të shëndoshë jetësor”, tha mes të tjerash ajo në referimin e saj.

Projekti i këtij viti i përkushtohej edhe gjeneratave të reja. Nxënësit e SHFK “Vanço Nikoleski” nga fshati Leskoec dhe nxënësit nga SHF e Debërcës ishin përfshirë në projekt. Për edukim më të mirë, nga ana e ekipit hulumtues u përpunuan tre video edukative, linqet e të cilave i gjeni në fund të shkrimit.

Veprimtarisë iu bashkua onlinë edhe prof.dr. Suzana Patçeva. 

Në fund pjesëmarrësve ju shpërndanë pyetësorë, përmes të cilëve u vërtetua se të gjithë pjesëmarrësit në këtë seminar edukativ përfituan dituri të mëdha dhe e kuptuan rëndësinë e Pellgut të Drinit dhe mbrojtjen e biodiversitetit për gjithë rajonin.

  1. MARKU

Për më shumë ndiq videot:

https://www.youtube.com/watch?v=3kbKhDZAfU4

https://www.youtube.com/watch?v=YdGbRyEQKAë 

https://www.youtube.com/watch?v=4lVTosLsYcs