“Një rrëfim mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi”
"NANA" - hapet të hënën më 20 shtator 2021 në galerinë FAB ekspozita personale e piktorit Zaim Elezi (Zaya)

Nga prof. Sadik Spahija*

Piktor: Zaim Elezi (ZAYA)
Titulli i ekspozitës: “NANA”
Çelja e ekspozitës: 20 shtator 2021, 18:00
Kurator: Prof. Sadik Spahija
Vendi: Galeria FAB, Universiteti i Arteve
Mbyllja e ekspozitës: 30 shtator 2021
Hyrja e lirë

Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.…
Lexo më shumë

Akademiku shqiptaro-britanik Gëzim Alpion nderohet me Dekoratën “Nënë Tereza”
Nga Frank Shkreli

Ditën e martë, më 27 korrik 2021, studiuesit shqiptaro-britanik Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli dhe biograf i njohur ndërkombtarisht i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i është akorduar “Medalja Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar akademik në studimin thelbësor të jetës dhe aktivitetit si dhe promovimin e Shën Nenë Terezës, duke e lartësuar modelin unik të vlerës së saj kombëtare shqiptare në mbarë btën.…

Lexo më shumë

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”
Nga Arben Çokaj
Frankfurt am Main, Gjermani

Gëzim Alpion “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New Delhi, London, Oxford, New York, Sydney: 2020,296 faqe ISBN: HB: 978-93-89165-05-0& 978-9389165-04-3; eBook:978-93-89165-06-7 https://www.bloomsbury.com/uk/motherteresa-9789389165067/

Alpion është një ndër studiuesit dhe autorët më të shquar anglisht-shkrues të kohës sonë, që merret me sociologji dhe me historinë e zhvillimet shqiptare, dhe ndër autorët më të besueshëm të përshkrimit të historisë rreth Nënë Terezës, murgeshës së famshme, që u bë e njohur me kontributin e saj humanitar.…

Lexo më shumë

Hidhet asfalt në rrugën e Arbrit, por trafiku i makinave është akoma i kufizuar
Nga Bujar Karoshi

Me gjithë premtimet për nisjen e trafikut gjatë verës së këtij viti, përmes bypass-it që kalon nga Qafa e Murrizës, kjo nuk është e mundur për të gjithë qytetarët. Lëvizja mbetet një privilegj për zyrtarët lokalë, deputetët, njerëzit pranë qeverisë dhe të afërmit e tyre.

Pamje nga sheshi i ndërtimit përpara hyrjes në tunelin e Murrizit. Deri më tani thuhet se kompania ka realizuar mbi 75% të punimeve.
Lexo më shumë

Shqipëria ka bukuri të pamata
Reportazh nga trojet shqiptare
Nga Osman Xhili

E kush mund ta refuzonte një ftesë zemre, për të vizituar disa atraksione të turizmit malor në Kosovë dhe në Shqipëri? Dy miqtë e mi të nderuar Izet Shulku dhe Lulzim Plaku e kishin menduar mirë e bukur programin e udhëtimit tonë dhe nuk na ngelej tjetër, vetëm se për ta zbatuar atë. Paketa e kësaj fundjave, në këtë fund korriku përfshinte një vizitë në Pejë të Kosovës dhe një tjetër në Valbonë të Tropojës.…

Lexo më shumë

Zeni Talja i Dibrës së Madhe, modeli i modestisë dhe i bujarisë
Nga Osman Xhili

Rrënjët e kësaj familje janë në fshatin Shtushnje të Dibrës tonë, ashtu siç janë dhe të shumë familjeve të tjera. Mbiemrat Pocesta, Kllobçishta, Dovolani, Maqëllara, Erebara, Grezhdani e shumë të tjera si këto, tregojnë qartë fshatrat nga janë larguar këto fise e janë ngulur në Dibër të Madhe, ku jetojnë dhe sot e kësaj dite.
Arsye të ndryshme, ndoshta ekonomike, ndoshta dhe hasmërie, mund ti kenë detyruar të parët e kësaj familje e të këtij fisi, për tu vendosur në fshatin Kojnarë të Dibrës së Madhe.…

Lexo më shumë

Dr. Fatmir Doda, mjeku i përkushtuar, personaliteti mjekësisë shqiptare
Nga prof. dr. Xheladin Çeka*

Ulind me 21 dhjetor 1933 në Durrës, ndërsa i ati, Xhelili ka lindur dhe është rritur në Reç të Dibrës. Në vitet 1955-1960 ka kryer Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1961, menjëherë pas përfundimit të studimeve, për rezultatet e larta të arritura në këto studime, u emërua as/pedagog në lëndën e Anatomisë Normale, pas një peripecie paraprake që lidhej me emërimin e tij fillestar në Kardiologji.…

Lexo më shumë

Gëzuar festën Dibër!
Nga Besnik Lami

Qielli i pastër e me ca avuj flakërues në horizont na tregon se edhe sot do të jetë ditë e bukur dhe e nxehtë si shumë ditë të tjera të kësaj vere të jashtëzakonshme. Bulevardi i bukur i Peshkopisë, bulevardi i blinave, që mban emrin e patriotit Elez Isufi, ka ditë që hijeshon nga flamujt, banderolat dhe parullat për 77 vjetorin e krijimit të Brigadës 18 S dhe 77 vjetorin e çlirimit të qytetit.…

Lexo më shumë

Kush e shëmton bulevardin ”Elez Isufi”?!
Nga Besnik Lami

Peshkopia është qytet verilindor i Shqipërisë, me një klimë të freskët e të ftohtë gjatë dimrit dhe me verë të ngrohtë e ajër të pastër. Ajo ka bulevardin kryesor “Elez Isufi”, si një nga bulevardet më të bukura të Shqipërisë. Bukurinë këtij bulevardi ia japin blinat e mbjellë në të dy anët e tij, që në vitet ’50-të,të cilët në pranverë e verë lëshojnë aromë të këndshme, e freskojnë bulevardin me hijet e tyre.…

Lexo më shumë

Ansambli Artistik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fiton Çmimin e Parë në Festivalin e Deçanit
Nga Halil RAMA

Mes 23 grupesh konkurruese, Ansambli Aristik “Hazis Ndreu”- “Nderi i Kombit” fitoi Çmimin e Parë në Festivalin Folklorik “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, që u mbajt para disa ditësh në Deçan të Kosovës.
Çertifikata e Çmimit fitues iu dorëzua Presidentit të këtij Ansambli, Z.Muharrem Gjoka-”Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti i Unionit të Artistëve të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj.
Gjatë kësaj ceremonie mbresëlënëse ai evidentoi vlerat artistike me të cilat konkurroi ky Ansambël në Festivalin folklorik që organizohet thuajse çdo vit në nderim të rapsodëve të mirënjohur shqiptarë Dervish Shaqe e Demush Neziri.…

Lexo më shumë
1 2 3