Dhjetë vite pritje për dy muaj punë…


Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim. Rruga përgjatë Planit të Bardhë, krejtësiht i ri, është shumë i rëndësishëm për cilësinë e udhëtimit nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas, duke hequr përfundimisht nga harta rrugore rrugën e vjetër nga Qafa e Buallit në Klos. Kthesat e vështira të Klosit tashmë janë vetëm në kujtesën e udhëtarëve.