Kryeinxhinieri fjalëpak e punëshumë

Rreth një vit më parë u nda nga jeta inxhinieri i palodhur, qytetari korrekt dhe i përkushtuar, bashkëshorti i sjellshëm dhe prindi shembullor Xheladin Torba. E shoqja Resmia dhe dy djemtë e tij Ermali dhe Andrini do ta kujtojnë gjithmonë me respekt jo vetëm për vlerat dhe cilësitë personale profesionale, perspektivën që u hapi me djersën dhe ndershmërinë e tij.
Xheladini lindi në Shimçan në vitin 1943.…

Lexo më shumë

Kampionët tanë të botës!

Krenarë për djem të tillë, që nderojnë Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë, me titujt e tyre kampion dhe gjurmët e mëdha që lënë pas…

Viti 2018 shënoi disa kulme sportive, për djemtë tanë sportist cilësorë, që arritën të fitojnë tre tituj kampion bote në boks dhe në kikboks, brenda pak muajve. Konkretisht Gjetan Keta, u bë fitues i titullit kampion bote në boks, Ferit Keta në kikboks dhe Adriatik Cami në kikboks.…

Lexo më shumë

46 të rinj nga Dibra, 3 ditë, 8 grupe, 8 propozime dhe 2 fitues!

Një kamp përgatitor mblodhi bashkë 46 të rinj dibranë me qëllim dizajnimin e zgjidhjeve inovative për problemet që paraqet zhvillimi në Dibër. Kampi adresoi tri sfidat kryesore: mungesa e kreativitetit dhe imagjinatës në zhvillimin e produkteve të rinj, mungesa e kulturës së duhur dhe mospasja e modeleve që frymëzojnë të rinjtë.
Kampi përgatitor “Made in Dibra” u fokusua te frymëzimi i pjesëmarrësve për të gjetur mënyra se si Dibra mund të kthehet në një qendër kulturore dhe turistike në Ballkan.…

Lexo më shumë

Cubat e Dibrës

“Ti mor kros i Korkonikës,
A s’i ke njohun cubat e Dibrës”?
Ta çojnë mallin për grikë t’Radikës.
Për grikë t’Radikës e Llokopojë,
Na lshoi zoti veri e vdorë,
Nuk e pamë shoqi shojnë.
Tridhet vetë çi patëm shkue,
Për haber tre vetë kan’ pshtue.
Ene di, n’at’ Gramë na mbetën,
As xhenazet nuk ua xhetëm,
Vjen Elezi, çiçe vetëm.

Elezi, kur ua pat tregue ngjarjen katundarëve, u pat thanë se secili prej shokëve të tij, pjesën e parave e ka pasë me vete, por mbi të ranë dyshime të mëdha.…

Lexo më shumë

Vlerësim për mirëkuptimin, harmoninë dhe qytetarinë e komunitetit dibran

Më 10 janar 2019, një përfaqësi e Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, u ftua nga Insitucioni i Presidentit të Republikës në një takim audiencë me Kryetarin e Shtetit, Shk. tij, Z. Ilir Meta. Në këtë takim mernin pjesë një përfaqësi nga Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së si dhe këshilltari i Presidentit të Republikës z. Ylli Asllani.
Presidenti Ilir Meta, vlerësoj rolin dhe kontributin disa vjeçar të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, e themeluar më 1908 nga lëvizjet kombëtare dhe vlerat e komunitetit dibranë në tërsi.…

Lexo më shumë

A duhet t’i pyesin studentët prindërit apo gjyshërit si u shkolluan ata?

Nga Abdurahim Ashiku

Jam në krah të studentëve, madje i kam zili për freskinë që i sjellin kohës, në pamje fizike, por edhe në mendimin plot bukë.
Thashë se “i kam zili” sepse brezi im, tash gjyshër, lindur e rritur në tjetër kohë, nuk e kishte gojën të mbushur që të dilte e protestonte si ata protestojnë sot. Jetonte kohën më të vështirë pas një lufte shkatërrimtare në qelizë të jetës.…

Lexo më shumë

Ra Amerika dhe u zbulua Dibra…

Po, po u zbulua. Emri i saj kalon zgavrave të gojës, pëlcet bullçinjtë fry si tullumbace, merr arratinë mediave të shkruara e fluturuese, përplaset në foltore kuvendare, ulet pasdarkeve odave pranë sobave prej llamarine skuqur nga zjarri i druve të dushkut këtij dimri të egër…
Aq shumë flitet e bërtitet për të sa gjëma më vjen edhe këtu, njëmijë kilometra larg.…

Lexo më shumë

Elez Isufi, dibrani që u dekorua nga mbreti i Austro-Hungarisë

Kujtoj se asht e tepërt me u zgjat në përshkrimin e gjendjes s’administratës, kur ishte Ahmet Zogu kryeministër e ministër i Punëve të Mbrendshme, mbasi të interesuemit e dinë fare mirë. Veprimet arbitrare dhe ilegale provokuen që të bahesh antentati kundër Ahmet Zogut në parlament. Ahmet Zogu shpëtoi me nji plagë të vogël në dorë. Por, përveç disa pak besnikëve të tij, gjithë populli dhe ushtria u çue kundër tij dhe banë Revolucionin e Qershorit, i cili përfundoj me fitimin e kryengritësve dhe me ikjen jashtë Atdheut të Ahmet Zogut me shokët e vet…
Elez Jusufi e çmonte delikatesën e gjendjes së turbullueme, prandaj herë pas here i shkruente dhe i tërhiqte vrejtjen ministrit të Mbrendshëm, Rexhep Shalës, ashtu dhe Bajram Currit.…

Lexo më shumë

Syri i një mjellme në Korab

Ka rrugë të cilat nuk maten me kilometra e orë udhëtimi, por me mori emocionesh. Ndaj, kur rrugëton, ashtu si uji që rrjedh e gurgullon në shtratin e vet duke lenë pas brigjet, ato nuk të tradhëtojnë kurrë. Sidomos kur e panjohura mes bukurive magjike të bën mik shpirtëror duke i shfletuar. Ndaj sa here nisem në rrugë të largëta me padurimin për të arritur sa më parë në destinacion, i shpreh emocionet frymëzuese për t’i bërë pjesë në krijimtari, biseda miqsh e të njohur.…

Lexo më shumë

Karakteri atdhetar i luftërave të Skënderbeut, themelues i shtetit të parë kombëtar shqiptar

Skënderbeu nuk ka qenë as “Atlet i Krishtit” dhe nuk ka luftuar as për Krishtërimin, ashtu siç nuk ka luftuar as kundër Islamit. Skënderbeu ka qenë “atlet” vetëm i atdheut të vetë, sepse ai ka luftuar për të mbrojtur atdheun dhe shtetin e vet nga të gjithë armiqtë pushtues ngado që i vinin ata: si nga ata që i vinin nga Lindja islame, siç ishte ushtria e Perandorisë Osmane, ashtu edhe nga ata që i vinin nga Perëndimi i krishterë, siç ishte ushtria pushtuese veneciane.…

Lexo më shumë
1 104 105 106 107 108 161