“Lirinë nuk ua solla unë,
por e gjeta në mesin tuaj.”
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Në maj të vitit 2011, ndodhesha i ftuar në qytetin BorastëSuedisë, në një ceremonipëruruese tëlibri tim për fëmijë “Eh, more Bubulino!” (Men käraBubulino!) të përkthyer në gjuhën suedeze. Në kujdesin e poetit, gazetarit dhe përkthyesit të njohur Sokol Demaku dhe të drejtorit të shkollës “Fjardingskolan” Per Kettisen, u zhvilluan disa takime dhe veprimtari emocionuese, veçanërisht në shkolla të cikleve të ndryshme me mësues, me lexues të vegjël e të rinj, me prindër dhe intelektualë, të cilat i ruaj në kujtesë si gjëratështrenjta e, mes tyre, edhe këtë emocion, që e përjetova dhe që erdhi rasti për ta rrëfyer:
Në shkollën 6-vjeçare “Fjardingskolan”, pas prezantimit që iu bë librit të përkthyer, lexuesit e vegjël, krahas ngjarjeve dhe personazheve të librit, nisën të më bënin pyetje edhe për atdheun tim, Shqipërinë, por donin tëdinin edhe për ndonjë hero dhe histori të tij.…
Lexo më shumë