Kastriotët e Kastriotit

Studjues të huaj, që kaluan nëpër krahina të veriut në shek. XIX ndeshën në gojëdhëna e toponime për Skënderbeun, që gjenden kudo në hapsirat shqiptare. Mbi një bazë të tillë ata dhanë mendimet e tyre për origjinën e Kastriotëve. Nuk kemi informacion për ndonjerin të ketë kaluar nëpër Dibër, të kishte informacion për fshatin Kastriot dhe të mos e merrte në konsideratë e të shkruante për të, që të shërbente si nxitje për studime të mëvonëshme.…

Lexo më shumë

Mbetjet urbane në Bulqizë

“Ne synojmë me këtë projekt që të vejmë Bashkinë Bulqizë përballë përgjegjësisë me situatën reale në terren e cila është përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, të rrisë buxhetin që të përmirësojë cilësinë e shërbimit të pastrimit në mënyrë që të mbroje mjedisin nga ndotja që i vjen nga keqmenaxhimi i mbetjeve dhe hedhja e tyre pa kriter në mjedis nga komuniteti.

Lexo më shumë

Një jetë në skenë me trofe e tituj të lartë

 

Tetëdhjetë vite në jetën e njeriut të grishin në bialncin e punëve të kryera, pse jo edhe të përjetimit të një pensionimi aktiv. Në jetën e një artisti vitet të japin kurorë nderimi për faktin se arti nuk njeh moshë. Është shkruar e kënduar se „nuk ka moshë kur këndon“, apo se „robi plaket kur don vetë“, por në rastin e artistit popullor Imerr Neli, bilanci është jo vetëm shumë i pasur me krijimtari e interpretime, por edhe me trofe e Tituj të Lartë si nga Juritë e hierarkive artistike, ashtu edhe nga protokollet e qeverisjeve Vendore dhe të Presidentëve të Republikës.…

Lexo më shumë

Tërnova, një perlë e natyrës fshehur mes malesh

Në Shqipërinë verilindore, në qarkun e Dibrës ndodhet një vend, mrekulli e natyrës, që quhet Tërnovë.
Tërnova është një fshat në njësinë administrative të Zerqanit, Bashkia Bulqizë, i cili i ngjan një kështjelle, i rrethuar nga malet, të cilat ngrihen thikë dhe duken si muret e saj dhe në brendësi ndodhen shtëpitë.
Tërnova shtrihet në pjesën veriore të Qytetit të Bulqizës, njëzet kilometra në rrugë tokësore nga qyteti, kufizohet me Zerqanin, i cili është dhe qendra e komunës, me Sopotin, me Valikardhën, me Strikçanin, me Smollikun, me Okshtunin dhe me Martaneshin e Kaptinën në rrethin e Matit, e cila është në kufi me fshatrat e Tiranës e Shëngjergji.…

Lexo më shumë

ANTON ÇETA I DIBRËS

Nuk më kujtohet mirë viti, por duhet të kenë kaluar nja shtatë-tetë vjetë që kur në Muzeun Historik Kombëtar, Aqif Ademi, nga Maqellara, promovoi një libër për vendlindjen e tij, emri i të cilit nuk më kujtohet. Salla ishte mbushur plot se maqellarasit e duan njeri-tjetrin; nga ana tjetër, njerëzit i bren kurioziteti se mos e kanë emrin në libër. Të lënë në anonimitet për një kohë të gjatë, tani duan të jenë në qendër të vëmendjes.…

Lexo më shumë

Dibrani që nuk ngopet me tituj kampionësh!

Arbër, nëse dikush të sheh kuptohet qartë nga format e trupit që je pjesë e sportit të bodybuilding. Pra, ti je një kampion! Na fol pak mëshumë për veten tënde?
Unë kam lindur në fshatin Kurbek të Maqëllarës në vitin 1986. Atje kam kaluar fëmijërinë time. Shkollën e mbarova në Maqëllarë dhe çdo gjë kujtoj nga ajo kohë ka qenë e bukur.…

Lexo më shumë

Xhaketa e Aliut

Është ditë e hënë. Ora shënon tetë e mëngjesit dhe kafeneja e Lal Pogës ende nuk është hapur! Zakonisht Lala çel në orën shtatë, por hajde merre vesh pse sot e ka thyer këtë rregull. Tani sapo erdhi edhe Aliu dhe u bëmë gjashtë vetë që presim të hapet dera e lokalit. Jemi ngulur përballë tij dhe pyesim njëri-tjetrin: di gjë ti Servet, ç’ka ndodhur me Lalën, që sot nuk ka çelur si gjithëherë në orar?…

Lexo më shumë

Një ditë në Prat, aty ku festojnë banorët e Katër Grykëve

Një ftesë nga Tofik Totraku
Natën e 20 majit 2018, ditën kur do të festonin Katër-Grykët e Dibrës festën pagane të Shënkollit në Prat, rreth orës 12.00 të natës, më ra zilja e telefonit:
-Përshëndetje! Jam djali i Mehmet Totrakut. Uroj që ke kthyer në vendlindje!
-Faleminderit dhe ju përgëzoj o Latif!
-Jo, nuk jam Latifi. Jam djali i vogël i Mehmetit, jam emigrant në Itali.…

Lexo më shumë

Batalioni partizan i Dibrës

Gjatë vitit 1943 lufta kundër fashizmit italian çoi në zhvillime të reja e të rëndësishme për fatet e Atdheut dhe popullit shqiptar. Jashtë këtyre zhvillimeve nuk mund të mbetej Dibra, përkundrazi aksionet e Çetës së parë të Dibrës (20 qershorit 1942)u shtuan. U krijuan Çetat e reja partizane si ajo e Grykës së Madhe, Sllovës në shkurt të vitit 1943 dhe Çeta e Gollobordës në ditët e para të muajit gusht 1943.1 U shtuan radhët e luftëtarëve, lindi nevoja e krijimit të njësive më të mëdha ushtarake si batalionet, brigadat, divizionet e korparmatat.…

Lexo më shumë

Adem Bunguri, laureat i çmimit “Dea Dardanicae” në Kosovë

Në mjediset e Muzeut të Kosovës, u organizua më 28 mars 2018 ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas vlerësimit të Jurisë Profesionale, Adem Bungurit, iu nda Çmimi për Veprimtari jetësore “Dea Dardanicae”.
“Nuk kam dyshim që juria profesionale ka vendosur drejt. Çmimet e tilla jepen për të vlerësuar punën e juaj dhe jam mirënjohës për punën tuaj.…

Lexo më shumë
1 107 108 109 110 111 158