Jonida, Logopedja pioniere e Dibrës

Jonida Trupja

Nga Samet Zagradi

Jonida Trupja është një ndër logopedistet e para të Dibrës. Ajo është nga Staraveci. Arsimin e mesëm e ka kryer në shkollën e mesme “Said Najdeni” në Peshkopi, ndërsa  studimet e larta i ka kryer në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike ,  në programet e studimit Bachelor dhe Master Shkencor  në degën Logopedi.

Lexo më shumë

Tre ditë në bjeshkë: nga Ilnica në Radomirë

dav

Endrit Shima nga kompania Zbulo.org më njofton për një tur katër ditor nëpër vargmalin Korab- Koritnik në data 17-20 qeshor. Piknisja do të ishte në Fshatin Pupinarë në zonën e Maqellarës dhe pika finale e mbërritjes që do të shoqëroja grupin ishte Fshati Radomirë. Gjithashtu, më informuan për përbërjen e grupit ishte Ervin Lani, guidë turistike nga Shkodra, Jim dhe Joe çifti nga Anglia si dhe Camel një studente nga Australia.…

Lexo më shumë

Vepra e Naim Plakut, një testament fjale

Katër dekada pas ndarjes nga jeta të autorit të poemës së famshme “Bagëti e Bujqësi”, lindi një tjetër poet i talentuar, me të njejtin emër. Jo në Frashër të Përmetit, por në Sllatinë të Dibrës.
“Data shënonte 14 nëntor 1940. I jati, Shemsiu ishte në punë e vonë, kur u kthye, e mori vesh se ishte shtuar me një djalë….Emri Naim ishte emër i librave.…

Lexo më shumë

KËSHTJELLA NË RUAJTJEN E KUFIJVE LINDOR E JUGLINDOR TË VENDIT

 

KËSHTJELLAT NË MAT

Mati dhe Dibra janë dy krahina të rëndësishme në luftën e popullit tonë me Skënderbeun në krye kundër pushtuesve osmanë. Mati ka qenë krahinë e principatës së Kastriotëve. Në këtë principatë kishte disa fortesa e kështjella. Në një dokument që bën fjalë për dështimin e kryengritjes së Gjon Kastriotit në vitin 1430 dëshmohet se …osmanët pasi pushtuan vendin rrafshuan për tokë të gjitha kështjellat e tij me përjashtim të dy fortesave që i mbajtën për vete.

Lexo më shumë

Zambaku i Korabit

Besmira Ahmati ka personalit të fuqishëm në lulëzim. Natyra i ka dhënë diçka plus njerëzve të tjerë ose do të ishte mirë me thënë i ka dhënë shumë pluse.Ajo ka energjinë e mendjes, bukurinë e shtatit dhe sjelljen fisnike nga gjaku e vetja. Shkreptima e parë e talentit të saj u shfaq në konkursin ndërkombëtar në lëndën e fizikës për shkollat e mesme.…

Lexo më shumë

Udha jemi ne

E prita me kënaqësi kërkesën për hartimin e një reçense për vëllimin “Udha jemi ne” të shkruar nga Mimoza Tola. Kjo lidhet edhe me faktin se i dua fëmijët, por edhe me respektin që ndjej për shkrimtarët që shkruajnë për fëmijë. Ndërkaq më nxiti dhe kureshtja për të parë trajtimin e tematikave të reja bashkëkohore, mënyrën artistike se si përcillen te lexuesi i vogël episodet, ndodhitë, ngjarjet që bëhen objekt i krijimit; cilat janë figurat letrare të përdorura; gjetjet artistike apo ngjyrimet e freskëta që, doemos i duhen një vëllimi për fëmijë, po aq sa i duhen ngjyrat një mozaiku…

Fëmijët ose lexojnë më të bukurën, ose nuk lexojnë fare.…

Lexo më shumë

Faton Daci, fizioterapisti i Dibrës

Faton Daci

Faton Daci është mjek fizioterapist, i cili e ushtron profesioni e tij me shume pasion dhe dëshirë. Është themeluesi i Shoqatës Shqiptare të Fizioterapisë, e cila që prej vitit 2012, ka organizuar mjaft veprimtari të suksesshme, si kongrese ndërkombëtare dhe trajnime për fizioterapistët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në rajon. Gjithashtu, klinika dhe trajtimi i pacientëve janë pjesë e punës së përditshme, një pune e cila i jep kënaqësi kur shikon përmirësimin e gjendjes së pacienteve.

Lexo më shumë

Letër nënës nga shumë larg

Mentor Faik Hoxha ka një karrierë të spikatur si poet, gazetar dhe studiues. Ka botuar në shtypin ditor dhe në revista ta njohura me qindra artikuj politikë e social-kulturor, mbi 500 portrete dhe intervista ekskluzive me figurat më të rëndësishme politike, artistike, kulturore shkencore e sportive të 27 viteve të tranzicionit shqiptar, si dhe 12 libra të gjinive të ndryshme letrare; poezi, reportazhe, studime letrare e historike, intervista me personazhe VIP të politikës, skenës dhe ekranit shqiptar.…

Lexo më shumë

Dasma

Një ditë kur dielli ia bënte me sy fshatit Rreng, u kthye Thartin Shtaza nga Kanadaja. I gjithë fshati u gëzua madje sa nuk pëlcitën nga qejfi sepse kish ardh prej kurbeti i biri i Bevramit, e fill të nesërmen do martohej. Kërciti lodra e surleja dhe krejt fshatin e përpiu një aheng i paparë e i padëgjuar në anët tona.…

Lexo më shumë

Zenel Hoxha vlerësohet me Urdhërin Europian “Kalorës i St George” në Austri

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Zenel Hoxha është vlerësuar të shtunën në Austri. Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit.(St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve. Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman.…

Lexo më shumë
1 140 141 142 143 144 161