Hahn në Kala të Dodës

Hahn.G.J. është emër i njohur për lexuesin tonë.E njohur është edhe vepra shumë-vëllimëshe e tij.Unë do të sjell në kujtesë për gazetën “Rruga e Arbërit” udhëtimin e Hahn në Radomirë. Konsulli i absburgëve e ka vizituar Radomirën më 1863. E ka bërë të njohur në gjuhën gjermane më 1867 “Udhëtim nëpër viset e Drinit e Vardarit”.Në shqip është përkthyer më 2001.…

Lexo më shumë

Shaban Dervishi, një jetë me krenari dhe dinjitet

Nga Faik Xhani

Më 31 korrik 2017 pushoi së rrahuri zemra e Kryetarit të Nderit të Shoqatës “Bashkimi i Pergjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë” Shaban Dervishit.

Shaban Elez Dervishi lindi më 2 tetor 1936 në Lugjej (Dardhë) të Dibrës. Rrjedh nga një famije me tradita patriotike dhe bujarie.

Babai i tij, Elezi, kryesisht u mor me blegtori. Ai gjatë Luftës Nacionalçlirimitare u lidh me lëvizjen dhe ndihmoi me sa mundi për çlirimin e atdheut.…

Lexo më shumë

Jeta dhe karriera ime janë frymëzuar nga Herkuli

Bisedoi: Samet Zagradi

Në qoftë se nuk do të isha marrë me sport, do të doja të bëhesha biznesmen ose politikan. Por jo politikan “Made in Albania”. Politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim. Në qoftë se do isha biznesmen i madh që punon për familjen, njerëzit e varfër që nuk kanë mundësi pune.

Lexo më shumë

Dhunohet busti i atdhetarit  Mersim Dema

Nga Hysen Likdisha

Në një nga mëngjeset e meskorrikut 2017, Shupenza, njësia administrative me të njëjtin emër e Bashkisë Bulqizë, është zgjuar duke u përballur me një ngjarje aspak të këndshme e përçudnuese, atë të heqjes së kokës të bustit të atdhetarit  dhe patriotit të shquar të kësaj zone, Mersim Dema.  Natyrisht që një ngjarje e tillë, ka shokuar banorët, pasi në një situatë normale, një gjë e tillë nuk do ti shkonte askujt ndër mend që mund të ndodhë. …

Lexo më shumë

Rruga 15 vjeçare e shkollës “Sarina 2002”, një histori suksesi

Me pasionin për zhvillimin e arsimit parauniversitar në Mëzes Fushë, Z.Liman Hoxha hapi Shkollën 9 Vjeçare Jopublike “Sarina 2002”, me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nr.300, datë 14.10.2002, ndërsa për funksionim e gjimnazit “Sarina 2002” leja u dha me urdhër nr.162 me datë 09.06.2005 nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Emri “Sarina”vjen si fryt i bashkimit të emrave të fëmijëve të Presidentit të shkollës Liman Hoxha: Samel (Sa), Sara (Sar), Romina (Ina).…

Lexo më shumë

NJERI E KUADËR I MIRË, PUNËTOR I PALODHUR

postmortum


 

Në fillim të muajit nëntor, krejt papritur u nda nga kjo jetë në moshën 75 vjeçare Gani Lami, person i njohur e i respektuar në tërë zonën e Bellovës e në mbarë Dibrën, Hero i Punës Socialiste. Nuk ishte i sëmure, përkundrazi, i shëndetshëm e plot gjallëri, por një atak e ndau Ganiun nga jeta dhe gjiri i ngrohtë i familjes.

Lexo më shumë

Portrete njerëzish, siç i kam njohur unë…

Është e njohur ndihmesa që i ka dhënë Dibra në fushën e letërsisë dhe arteve kulturës kombëtare. Në letërsi njihet ndihmesa e Haki Stërmillit, Inajet Shehut, Arian Kadiut, Xhafer Martinit etj. Dibra i ka dhënë muzikës shqiptare kompozitorin e njohur Muharem Xhediku, autorin e sa e sa këngëve dhe sidomos tangove të tij të mrekullueshme. Janë të njohur këngëtarët e muzikës popullore si Aziz Ndreu, Liri Rasha, Caje Poleshi, Qerim Sula, Shaban Dervishi, Abdyl Sturçja, Melita Shehu etj.…

Lexo më shumë

ROUTLEDGE boton veprën e GËZIM ALPION
‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’

Vepra e Dr Gëzim Alpion, sociolog në Universitetin e Birminghamit në Angli,‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, (‘Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza’), u botua nga Routledge në Londër dhe New Yok më 29 shtator 2017. Ky libër e ka gjenezën në turneun e leksioneve që Alpion zhvilloi në Indi nëvitin 2005. Përveç autoriteteve fetare dhe akademike, leksionet e Alpion tërhoqën edhe vëmendjen e botuesve.…

Lexo më shumë

Vjollca Kola, një jetë në arsim

Vjollca Kola

Ajo lindi në një familje të madhe me 5 fëmijë, me prindër që bënë gjithçka që këta fëmijë të edukohen dhe arsimohen, pavarësisht çdo pengese të atëhershme. Kjo familje u fali aq shumë dashuri fëmijëve të saj, saqë bija e kësaj familjeje e shpërndau pa kursim në breza të tërë. Ajo tashmë është në pension dhe pas 38 vjetëve në arsim akoma ruan mirësinë, artin e fjalës dhe dashurinë e pakursyer për këdo që ka pranë.…

Lexo më shumë

Ali Puca, mësuesi me zemër të madhe

Ali Puca

Gryka e Madhe është shquar gjatë gjithë historisë së saj në luftën për liri dhe pavarësi. Ajo ka nxjerrë burra trima, të mençur, udhëheqës e prijësa popullorë, heronj e dëshmorë që mbetën të paharruar, si Mustafa Shehu, Fasli Malja, Sal Meta, Ismail Baloshi, Ahmet Loka, Sal Zeneli, Sulejman Shehu, Jakup Cani, Hasan Pata, Isak Metalia, Jashar Kola, Ramiz Hyseni, Ramadan Cani etj.…

Lexo më shumë
1 138 139 140 141 142 158