Tre muaj pas afatit të fundit, përgjatë së cilit duhet të rilindnin “100 fshatrat turistikë”, 4 ministritë përgjegjëse e kanë të vështirë të rendisin arritjet e premtuara. Heshtjen e tyre e thyejnë, rrugët e pashtruara, mbetjet urbane, dhe braktisja financiare në këto zona rurale si fakte të pamohueshme të një dështimi qeverisës. “Vetting” ka udhëtuar, në disa prej këtyre fshatrave, si Rabdishti i Peshkopisë, ku banorët që prej 30 vitesh presin shtrimin e një rruge 6 kilometrike, kanë vendosur që të mos u japin politikanëve atë që më shumë lakmojnë, votën dhe mundësinë e riciklimit të premtimeve të gënjeshtërta.…
Lexo më shumëAutor: migaaved
Ç’kemi asaj Dibre!
Nga Bujar Karoshi
Asaj Dibre ka filluar fushata… Na kanë hequr një deputet, por nuk na kanë hequr dëshirën për premtime…
Ata që janë në pushtet, thonë se kanë ndërtuar rrugë, ujësjellësa, kanë hapur vende pune e kanë gati projekte, por kërkojnë të tretin, që të mbajnë premtimet… Kush nuk i sheh sukseset, është veç me opozitën…
Ndërsa opozita do të bëjë mrekullira, sapo të fitojë me vota nga kutia…
Meqë është fushatë dhe gënjeshtra është e para, del e vërteta pa e kërkuar.…
Bashkia jonë është me fat që e ka një si Ai…
Ne jemi me fat. Nuk e di si do t’ia kishim bërë në bashkinë tonë pa të.
Në vjeshtë, kur nga malet vijnë rrebeshe, gurë e stuhi, që bllokojnë rrugën e ujërat hyjnë në tokat tona, Ai është aty duke ndihmuar në rikthimin në normalitet. Ndonjëherë hyn edhe në mes të lumit dhe unë kam shumë frikë mos rrjedha e furishme e merr me vete… Unë nuk di si ta falënderoj dhe e nxjerr në Facebook, shoqëruar me një ❤️….…
Dibër, zgjedhjet parlamentare: 73 kandidatë për 5 vende në parlament
Bujar Karoshi
Dy partitë kryesore, PD dhe PS, janë në luftë të ashpër për mandatin e tretë, i cili rrezikohet nga kandidati i pavarur
Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, që do të mbahen më 25 prill 2021, në Dibër zhvillohen në kushtet kur i është hequr një mandat deputeti. Nga 6 vende në parlament, që ka pasur Dibra në të kaluarën, tashmë do të jenë 5.…
Lexo më shumëDhjetë pyetje kandidatëve për deputetë
Nga Selman Mëziu
1- A do ta çojnë tokën bujqësore, pyllin, kullotën tek i zoti? (Format, reforma, mënyrat, koha e realizimit.)
2- A do të mundin ta ndalojnë hemorragjinë e rinisë dibrane drejt kurbetit?
3- A do të ndalohet/lejohet ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës që përmbyt gjysmën e sipërfaqes së tokës të Dibrës së poshtme bashkë me historinë e pasuritë e saj?…
Një gotë qelqi veneciane nga kështjella e Peshkopisë
Kështjella e Peshkopisë, e njohur me emrin “gradishtë“, gjendet në rrethinën juglindore të qytetit të sotëm, midis fshatit Begjunec në jug dhe përrroit të Peshkopisë në veri. Koordinatat gjeo-topografike të saj janë: x-41o41‘ 0‘‘; y-20o 26‘ 54‘‘ dhe z-698m. Terreni i brendshëm i saj me prerje eliptike ka syprinë të sheshtë, me pjerrësi të lehtë jugore dhe orientim lindje-perëndim. Ajo me bie me shpate të pjerrta e shkëmbore nga jugu dhe nga veriu, përkatësisht mbi fushën e fshatit Begjunec dhe përroin e Peshkopisë.…
Lexo më shumë‘Rruga e Arbrit’, fushata e fundit e premtimeve?
Bujar Karoshi
Në fjalorin e politikanëve të qeverisë dhe opozitës, Rruga e Arbrit duket se do të jetë një çështje elektorale edhe këto zgjedhje parlamentare
Rruga e Arbrit duket se do të jetë një çështje elektorale edhe këto zgjedhje parlamentare. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kandidatët për deputetë në Dibër nga ana e opozitës janë përfshirë në njoftime kontradiktore në lidhje me ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbrit.…
Lexo më shumë8 vjet nga nisja e peticionit
Kur e nisëm këtë peticion, nuk e kishim menduar se kjo do të zgjaste 8 vite. Sepse premtimet e drejtuesit të opozitës në atë kohë dhe drejtuesit të qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2013 ishte se “rruga do të mbaronte brenda mandatit të parë qeverisës”. Ajo nuk mbaroi as të parin, por nuk po mbaron as të dytin.
Një mungesë transparence mbi këtë investim ka munguar gjithmonë, qoftë kur u miratua ligji special që ia jepte rrugën me koncension një kompanie kineze, qoftë faktit të anulimit të kësaj kontrate ose edhe kontratës së dytë me kompaninë shqiptare.…
Lexo më shumëVepër shkencore me vlera të jashtëzakonshme etnokulturore
Nga Halil RAMA
Autori meriton përgëzime jo vetëm për guximin hulumtues, por edhe për dritën që hedh mbi një krahinë të harruar dhe nënvleftësaur nga regjimet dhe administratat qëndore shqiptare. Në fund të fundit Shqipëria është një dhe mbetet një unison ballkanik me vitalitet që po testohet sërish në kohë lirie.
Pararendja e shkrimit
Elexova me shumë vemendje dhe interes të veçantë librin studimor të veçantë të Prof.…
Vendlidja, burim frymëzimi për novelat e shkrimtarit Xhafer Martini
Në prozën e Xhafer Martinit një vend të veçantë zënë novelat (NOVELA, 2012). Në këtë vëllim janë përfshirë shtatë novela, që mbajnë titujt: “Korbin Kosta”, “Luna Kuna”, “Kushërira”, “Të dua, Bela”, “Trashëgimi”, “Bolsheviku i vogël” dhe “Balada e Drenushës”. Është një mëkat kulturor që këto novela kanë kaluar pa u vënë re, pa u analizuar dhe pa u përgjithësuar për vlerat e larta artistike që kanë.…
Lexo më shumë