Biznesmenët katërgrykas të Dibrës dhe mundësitë për zhvillimin e zonës

Megjithëse nga kjo zonë, mbas vitit 1991, janë larguar mbi gjysma e banorëve të saj për jetë më të mirë, përsëri duhet theksuar se pas tyre kanë lënë resurse të mëdha për të jetuar, të cilat presin zhvillim, si në turizëm malorë, në mbarështim të blegtorisë, sidomos të dhisë, por dhe të frutikulturës të përshtatshëm për këtë zonë, si arra, lajthia për të cilat ka dhe shumë kërkesa në treg.

Lexo më shumë

A ka shkëmb graniti në sheshin “Skënderbej”?

 

Nuk vura re në shesh blloqe graniti nga Mali i Korabit… Mungonin përfaqësuesit e blloqeve të mermerit nga Korabi, me tregues fiziko – mekanik cilësorë e me larmi ngjyrash. Janë nga më të mirët e vendit tonë e më gjërë, sidomos ato të vendburimit të varrosur të Përroit të Veleshicës…  Nuk shikuam në shesh as ndonjë bllok magmatik të llojit bazik, gabrodiabaz nga Mali i Sorokolit… As nga Lura, e cila është mjaftë e pasur me lloje të shumta shkëmbinjësh, sidomos me ultrabazikë nga më cilësorët si dhe, zonën e Selishtës, zonën e Reçit, zonën e Gramës, Grykën e Lumit të Setës, Malin e Kërçinit dhe, vendosjen e një kristali të madh Gjipsi të lloit Selenit nga Vendburimi Radika, i njohur në të gjithë Evropën, i cili ndodhet në afërsi të qytetit të Dibrës, në Maqedoninë e Veriut.…

Lexo më shumë

Dibra e Madhe vendos të ngrejë shtatoren e Elez Isufit

Vendimi i Këshilli Komunal për të vendosur shtatore e “Gjeneralit me shajak” sjell reagimin e piktorit të njohur Zaim Elezi: “Boceti i shtatores i bërë publikë ka probleme me vizatimin, plastikën, modelimin dhe ajo që nuk tolerohet është kompozimi shumë i konsumuar, i parë dhe stërparë”.

Dibër e Madhe, 28.01.2021 – Këshilli Komunal i Dibrës së Madhe ka miratuar njëzëri me 28 janar 2021 vendosjen e shtatores së Elez Isufit në qytet.…

Lexo më shumë

Jo thjesht një letër malli nga Nazmi Koçi…

Në një mënyrë tjetër përsëri po duan të sakrifikojnë Dibrën për të ruajtur Shkodrën e Lezhën. Ne i duam shumë ata dhe kemi dhënë gjak për ti mbrojtur. Nuk ka lindur kot ajo thënia: “Dibra e Shkodra janë një vëlla”. Po duhet të gjenden mënyra që në këtë kohë ka me bollëk, që ata të ruhen e Dibra të mos sakrifikohet përsëri.

Lexo më shumë

Një paqetë cigare e një kile kafe…

1. – E THËNË…
Është e thënë dhe e përsëritur sa herë bie shi…
…Dy shokë ia kishin marrë udhës në këmbë.Njeri kishte një çantë në krah e një ombrellë që e ngulte dhe e shultë në tokë si bastun. Tjetri ishte me duar në xhepa. Një re e zezë kapi kupën e qiellit, e pa numëruar deri në dhjetë, ia behu një shi me shtamba.…

Lexo më shumë

Beteja e Lanë-Lurës 1921, një fitore e madhe dhe një harresë skandaloze

 

Njëzet e tetë vjet më parë, në nëntor 1992, mësova se lapidari modest kushtuar fitores së madhe në betejën epike të Lanë-Lurës, ( 26, 27 e 28 tetorit 1921), betejë ku Dibranët, (të vetëm, pa ndihmën e askujt, siç ndodhi në Vlorë më 1920 ku mori pjesë e gjithë Shqipëria) fituan betejën më të madhe (pas 18 betejave fitimtare të Skënderbeut kundër perandorisë osmane në Dibër në shekullin XV), betejën kundër pushtuesit serbo-jugosllav duke e mbyt atë në Drinin e Zi, lapidari simbol i asaj fitoreje u shkatërrua, u shkul nga vendi.…

Lexo më shumë

As në vdekje nuk jemi të barabartë!

A ka fakt më domethënës se ky raport zyrtar, i lëshuar më 11 janar 2021?! As në vdekje nuk jemi të barabartë, o Zot! Zyrtarisht jo. As në komunat me shumicë shqiptare. Po të ndodhte kështu me serbin në Kosovë do të shkonte puna deri në OKB!

Që në RMV nuk është zgjidhur ende problemi i statusit të gjuhës shqipe, fajin e kanë në radhë të parë partitë politike shqiptare në këtë shtet, të cilat nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 e deri më sot, pra plot tridhjetë vjet, participojnë në pushtet, por as shteti amë, Republika e Shqipërisë, nuk është pa faj, e as “shteti i dytë shqiptar në Ballkan”, Republika e Kosovës, nuk mund të amnistohet krejtësisht.

Lexo më shumë

Riza Shehu, misionari i hapjes së shkollave shqipe në Zerqan

Riza Shehu, me punën dhe veprën e tij edhe pse punoi e vrapoi plot vrull, pasion e përkushtim, si një misionar i vërtetë, në mësimin e gjuhës dhe hapjen e shkollave shqipe, si dhe çështjen kombëtare shqiptare, mbeti i harruar dhe i pavlerësuar nga regjimi komunist, por edhe pas ’90 me ardhjen e demokracisë?! Kjo heshtje absurde dhe e pajustifikuar, çuditërisht vijon edhe në ditët e sotme, pas 30 vitesh demokraci…

‘Porta e madhe’ e familjes së shehelerëve të Zerqanit, ne fillimshekullin e XX, nxorri mjaft pinjollë të saj që vijuan rrugën e të parëve të Teqesë së Zerqanit, Sheh Mustafës dhe Sheh Sulës, në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, për liri e pavarësi të atdheut.…

Lexo më shumë

Maqellara, dikur “hambari” i Dibrës, sot qindra hektarë tokë lihen djerrë

Njësia Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër njësitë më të mëdha në vendin tonë, që numëron rreth 14 mijë banorë. Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet kjo njësi administrative me fshatrat e saj, ka qenë dikur prodhuesja më e madhe e produkteve bujqësore. Fusha e Maqellarës, e rrethuar me burime ujore nga të katër anët, përfshirë lumin Drin i Zi, njihej për prodhim të jashtëzakonshëm para viteve 90-të.…

Lexo më shumë

“Agrinet Albania“, mbi 10 vjet ndihmë për fermerët e Maqellarës

Ishte vërtet fat e mirësi për fermerët e Maqellarës, që të binin në kontakt me stafin e mrekullueshëm të fondacionit “Agrinet Albania”, me qendër në qytetin e Korçës. Historia nisi këtu e dhjetë vite të shkuara, në takimet që organizonte agrobiznesi shqiptar. Fillimisht ishin lidhje të brishta, takime me dy tre fermerë, që më vonë u shpeshtuan, për të lidhur një miqësi që nuk do të shuhej më.…

Lexo më shumë
1 55 56 57 58 59 158