Xhevat Dani i Podgorcës së Dibrës

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kam shëtitur Amerikën, kam shëtitur Evropën, Francën, Italinë. Kënaqësia ime është vendlindja ime. Këtë kam zgjedhur. Fëmijët janë në emigracion. Punojnë me djersën e ballit.

M’u desh që për disa minuta ta shkëpus nga atmosfera tepër e gëzueshme e ditëlindjes së 70-të të tij, nga pjesëtarët e familjes së tij të ngushtë që kishin fluturuar (ndër ë tjera me një shishe stërmadhe me verë italiane me një urim domethënës) për të qenë të pranishëm në ditën e shënuar të babait, xhaxhait, gjyshit nga miqtë dhe shokët dhe në veçanti nga ata që nuk ishin ndarë me të që nga viti 1966, shokë klase e që nga viti 1970 kolegë në profesionin e agronomit, aq të dashur me njeri tjetrin që së bashku ishin gëzuar në takimet e përvitshme me njeri tjetrin dhe ishin hidhëruar duke përcjellë shokë në amshim.…

Lexo më shumë

Shuhet ish mësuesi, specialisti dhe drejtuesi i devotshëm dibran

Një zile telefoni në një orë të papërshtatshme më bëri të ndihem ndryshe dhe të përjetoj dhimbjen që secili nga ne merr në raste të tilla. Njëri nga djemtë më të mirë të fisit dhe fshatit Sohodoll, Lulzim Methasani, kish ndërruar jetë. Një atak kardiak, ndaloi së rrahuri jo vetëm zemrën e tij, por edhe frenoi përfundimisht në moshën 66 vjeçare, një jetë të mbushur me shumë punë e përkushtim, duke  lënë gjurmë kudo ku shkeli.…

Lexo më shumë

Hajdar Poliçi punoi plot pasion e përkushtim gjatë gjithë karrierës së tij.

Hajdar Poliçi  lindi në Katundin e Ri, me  15 dhjetor 1947, në një familje të thjeshtë punëtore.
Babai i Hajdarit, Rama, deri nga vitet 1960 është marrë me bujqësi e blegtori. Rama ishte njeri shumë punëtor, inteligjent e njeri besimtar.  Në punët e tij të përditshme e ndihmonin shumë edhe fiziku i tij i veçantë, zgjuarsia dhe pasioni. Ai bënte gjithçka, siç thotë populli: “Çfarë i shihte syri, i bënte dora”.…

Lexo më shumë

Fragment nga reportazhi “Pas gjysmë shekulli, mes nxënësve të mi…”

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

…Një emigrant, një që vjen nga një vend i huaj dhe që shkon për arsye të ndryshme në një vend tjetër, shkon gjithnjë me mendimin për tu kthyer. Fatkeqësisht emigrantët mbeten emigrantë. Gjithmonë e kemi në mendje që një ditë do të kthehemi por se kur është ajo ditë është e pamundur ta përcaktosh.

… Qëllimi i shoqatës“Nënë Tereza”është që gjuha shqipe të bëhet pranë gjuhës greke në shkollat greke, aty ku mësohet gjuha greke, atje duhet të mësohet edhe gjuha shqipe.

Lexo më shumë

Hazis Ndreu, mjeshtri i alegorisë

Kur bëhet fjalë për përdorimin e alegorisë në praktikën jetësore, Haziz Ndreu ishte Njëshi. Me të nuk ka të krahasuar asnjë në Dibër, por as jashtë saj. Po Hazizi ishte Njëshi edhe si  mbledhës i alegorisë. Ai ishte Njëshi edhe si vlerësues i saj. Ai ishte si ai gjeologu i mirë që vetëm nga disa vija ose nga disa pika dallon një lloj minerali nga minerali tjetër.

Lexo më shumë

FJALË E FRAZEOLOGJIZMA TË RRALLA

FJALË TË RRALLA

M
► majsk / majsk / mȃjsk: Sapun me erë të mirë, sapun majsk. Nga pers. mysk, lloj bime në formë myshku me erë të mirë. Ne besojmë se dhe myshk vjen nga i njëjti burim.
► m’tëj / m’təj / m’tȅj; m’tova: Është e njëjtë me fjalën zbuloj. E m’tova ku e kishte hallin. Duhet të ketë lidhje burimore me (ku)mtoj, prej këndej (ku)ptoj, mtoj.…

Lexo më shumë

Drini i Zi

Sa këngë janë kënduar për Drinin, sa legjenda janë treguar për të! Sa ndodhi dhe ngjarje! Sa urime, por dhe mallkime ka marrë Drini i Zi! Thonë se në kohë të hershme Drini ka qenë thjesht një lumë. Ndoshta nuk ka pasur as emrin që ka sot.
Edhe i zi nuk i thoshin atëherë, se uji i tij nuk është as i zi e as i kuq edhe kur vjen i rrëmbyeshëm.…

Lexo më shumë

Kampioni i sfidave të jetës…

Pas sfidave të vështira në malet e Dibrës, Shqipërisë dhe Ballkanit, “Mjeshtri i sportit” ia del të sfidojë edhe sëmundjen e rëndë dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

kica.jpg dhe te gjitha fotot Alpinizem

E pabesueshme, por e vërtetë. Besnik Kica, është dibrani që ia doli në Itali të mposhtë sëmundjen e globit dhe më të rrezikshëm, Covid -19. Vetëm një muaj më parë, marr një mesazh nga dyert e spitalit nga Besniku që me zërin që i dridhej më tregoi që kish dalë nga situata e vështirë e intubimit dhe tashmë ndodhej në pavijon me mjekimet e radhës.…

Lexo më shumë

Mall dhe krenari për mësuesin tim

Të shkruash për mësuesin është e vështirë, se ai është psikolog, ku njeh mirë karakteret e din të sillet me secilin prej tyre, duke të imponuar respektin e dashurinë. Kështu ishte mësues Xhelali. Sigurisht edhe metodist e gjithmonë i përgatitur për të shpjeguar leksionet e radhës. Ndaj, kur thuhet se nxënësi është pasqyrë e mësuesit, kështu vërtet ishin qindra breza që përgatiti  mësues Xhelali nga Grykë Noka, në Fushë Muhur, Sinë, Arras e së fundi në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë.

Lexo më shumë

KONSPIRANCION DHE DIVERSION NDAJ RRUGËS SË DIBRËS

Punimet e rrugës së Arbrit në Qafën e Tujanit. Foto: B.Karoshi, 2013

Rizgjim pas pesë vjetësh…

RRUGA E ARBËRIT- rruga që duhej ndërtuar e para në Shqipëri…
E ndërtonte valuta e madhe e kromit, rrjedha çurg e djersës dhe të gjakut të minatorëve heroikë të kromit të Bulqizës, Batrës së Martaneshit, Tërnovës…
Nuk u ndërtua…
Konspiracioni dhe diversioni ndaj saj e kanë mbajtur dhe e mbajnë Dibrën në skaj të vëmendjes historike të shtetit shqiptar…
Tash, në kohë ngujimi nga pandemia botërore KOV-19, në skenë kanë dalë përsëri llapaqenet, politikë e mediatike të cilët kërkojnë që RRUGA E ARBRIT të harrohet, ti ndalin fondet e të ndërpriten punimet, të dhunohet…
Dhe kur ndodh kjo?…

Lexo më shumë
1 75 76 77 78 79 161