Shfaqet në Tiranë dhe Prishtinë opera “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”
Nga Dashnor Kokonozi
Me qejf shkuam të shohim operën që muzikanti e muzikologu Vasil S. Tole i ka kushtuar Skënderbeut, me libret të punuar nga ai vetë mbi një tekst të F. Nolit.
Kisha kureshtje të shoh një opera shqiptare të ditëve tona sepse nganjëherë kemi përshtypjen se krijimtaria operistike ka përfunduar në muze, për t’u shijuar tashmë me rivëniet e veprave të dikurshme.…