Populli i Dibrës është shquar në luftën për liri e pavarësi. Kontributi i tij zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Janë të njohura luftërat e Skënderbeut kundër Perandorisë osmane, ato të luftës kundër Tanzimatit, Hajredin Pashës, mbrojtja e Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës, kryengritjet e mëdha 1910-1912 e tjerë. Nëntë vjet iu desh Dibrës të luftojë për mbrojtjen e pavarësisë kundër copëtimit të saj nga pushtuesit serbë, siç thuhet edhe në këngën:
“Në tanë Europën ka shkue fjala,
çe nëntë vjet luftojmë me krajla…”
Pas një periudhe relativisht qetësie në vitet 1924-1939 filloi një luftë e re që për humbjet e jetëve njerëzore, të pasurisë së fituar me djersë gjatë shumë brezave ishin më të mëdha se luftërat që kish përballuar Dibra nga shumë pushtues të tjerë.…
Autor: migaaved
Turi i malit dhe bjeshkës së Gramës
Familja e Kastriotit në Dibër të Poshtme
Toponime, tregime, legjenda e mite, që lidhen me figurën e Skënderbeut apo me Familjen Kastrioti, gjenden ku më shumë e ku më pak në gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Ndër to, toponimet, po shfrytëzohen e vlerësohen si elemente të domosdoshme në ngritjen apo mbrojtjen e një teorie që lidhet me ngjarje historike. Kjo është edhe arsyeja që shumë sosh (toponime historike) janë pjesë e krenarisë kombëtare dhe që dalëngadalë bëhen pjesë e vetëdijes sonë kombëtare.…
Lexo më shumëVranezet e Staravecit
Setki Vranezi nuk ishte më shumë se dy trembëdhjetë vjeç, kur i ngjitej babait të tij, Bedriut, duke e ndihmuar për të kullotur e mbarështuar bagëtitë. Disa ishin të fshatit e disa ishin të familjes. Nisi kështu një dashuri e një pasion, që nuk do të shuhej kurrë, duke u transmetuar më tej, ashtu siç kishte ardhur deri aty i trashëguar në breza.…
Lexo më shumëMësuesja që shkruan poezi…
Në qytetin verior të Bulqizës mësuese Barie Çupi e njohin të gjithë, simësuese e përkushtuar pas gjuhës frënge, lëndë të cilën e jep në Shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, por nxënësit dhe kolegët e saj e njohin dhe si një poete, mbasi herë pas here publikon poezi në rrjetet sociale.
Pasioni i saj për gjuhën e letërsinë, leximin por edhe të shkruajë e ka shoqëruar që në shkollën e mesme por edhe ne studimet universitare… Poezia e mësuese Barie Çupi vjen natyrshëm, e shkruar bukur e me frymëzim.…
fjalë e frazeologjizma të rralla
Fjalë të rralla
DH
► dh’giell: Thëngjill-i, gaca.
► dhajshta (të): Njësoj me të dhirta, prej dhie. Gjithçka që bëhet me lesh dhish, por edhe tufa e dhive. Mutaf i dhajshtë. Çorape të dhajtë. Të dhajshta e të leshta kam 50 krerë (dhi e dele kam 50 krerë).
► dhemës / dhémës-a, por edhe dhém’s-a: Vemje. Njëlloj me vem te Çabej, larva leshtore e disa fluturave, e cila dëmton pemët dhe barishtet.…
Do t’i marrësh me vete apo do t’i lesh këtu
Në kohën e Zogut, një qeveritar i rangut të lartë shkon në një fshat të Dibrës dhe pyet se si silleshin nëpunësit e qeverisë me popullin e rrethit. Selim Mandri, një plak i zgjuar dhe i guximshëm, i drejtohet qeveritarit të ardhur:
– A do t’i marrish me vete këto nëpunësit që na ke sjellë apo do t’i lash këtu?
– Jo, do t’i la këtu, – foli pushtetari.…
Dy gungaçët
Një burrë gungaç e zuri nata në rrugë dhe, ngaqë ishte ftohtë dhe nuk pati asnjë vend strehimi, u fut në një mulli, ku, të paktën, ishte ngrohtë dhe i mbrojtur nga bishat e malit. E zuri gjumi shpejt dhe nuk dihej kur do të ishte zgjuar, sikur në mes të natës të mos kishte shkuar në mulli një ushtri e madhe artistësh, ku disa u binin veglave, disa këndonin dhe disa kërcenin.…
Lexo më shumëKongresi i Dibrës, kongresi i zgjimit të ndërgjegjes sonë kombëtare
Nga Sakip Cami
Kongresi i Dibrës u mbajt nga data 23-29 korrik 1909. E veçanta e këtij kongresi është se ai organizua nga xhonturqit për qëllimet e tyre, për të shprehur afërsinë e shqiptarëve me turqit dhe u kthye në një kongres proshqiptar falë këmbënguljes së shumicës së delegatëve shqiptarë. Fakti që Kongresin e organizuan xhonturqit, debatet e ashpra të zhvilluara gjatë punimeve të tij kanë lënë të hapur shtegun për një interpretim jo të saktë të vendimeve të dala prej tij.…
Lexo më shumëDritan Jashari, këngëtari i epikës dhe lirikës
Këtë radhë u bë sebep këngëtari i muzikës popullore dibrane Dritan Jashari që dibranët me banim në Tiranë t’i iknin sado pak vapës së madhe të korrikut e të udhëtonin për në qytetin e bukur të Peshkopisë. Më 21 korrik 2019, këngëtari i njohur Dritan Jashari u nderua me titullin “Nderi i kulturës dibrane”, dhe me kwtw rast, në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi u zhvillua njw veprimtari e madhe.…
Lexo më shumë