Rrëfime nga një profesor i gjeologjisë

Ai ka dalë tani në pension, por mua më duket ende ai nxënësi i pjekur i ish Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas në vitin 1968, ku unë nisa karrierën time si mësues i matematikës por që i shoqëroja nxënësit bashkë me inxhinier Luanin nëpër marshuta në zonat minerale të Pishkashit, Bushtricës, Katjelit, Gurit të Kuq, Çervenakës etj. Mandej student në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave ku unë gjithashtu dhashë mësime matematike disa vjet.…

Lexo më shumë

Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Mbi 30 kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë kanë bërë shkurtime dhe kanë vonuar prej muajsh pagat për minatorët për shkak të rënies së çmimeve të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Shumë minatorë që po vuajnë mungesën e pagës shprehen se nuk kanë protestuar dhe as kanë denoncuar pranë institucioneve shtetërore, me shpresën se dita-ditës kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Lexo më shumë

Uji për vaditje është problemi dhe shpëtimi i bujqësisë në Maqellarë

Liqeni i Grezhdanit. / Foto: Facebok/I Love DIBRA

Maqellara është zona më e madhe e Dibrës, e shtrirë rrëzë malit të Kërçinit dhe Velivarit dhe buzë Drinit të Zi, me një territor fushor që ndryshe njihet dhe si “hambari i Dibrës”. 

Maqellara ka një popullsi rreth 14 mijë banorë, të cilët shquhen për karakterin e tyre punëtor. Në ngastrat e tyre bujqësore marrin rendiment të lartë prodhimi të krahasuara në nivel rajonal dhe kombëtarë.

Lexo më shumë

A janë të pastra paratë e shqiptarëve?!

Është për të ardhur keq, që kapacitetet intelektuale të angazhuara dhe të specializuara nuk kanë krijuar traditën institucionale përkatëse, në mënyrë që të jenë të afta të prodhojnë ligje e rregulla adekuate. Emërimet nepotike dhe politike janë karakteristika kryesore e personelit edhe për këtë kategori.

1. MORRAT E KOHËS SË TALLONIT.
Në fund të viteve ‘90, kohë që përveç të tjerash, shpalosi krizën ekonomike të akumuluar në shumë vite, ndodhi edhe një “shaka” e pistë në treg.…

Lexo më shumë

Dilemat e Shpendit

 

Ashtu si shpendët që nuk ndalen në fluturimin e tyre, ashtu dhe Shpendi Qoku, djaloshi nga Kllopçishti i Maqellarës, nuk di të ndalet në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Pasi mbaroi shkollën e mesme, si të gjithë të rinjtë e tjerë, ai qe larguar drejt Italisë, në kërkim të një jete më të mirë. Punoi plot 15 vjet, kryesisht në zonën e Bolzanos, aq të njohur për kultivimin e mollës.…

Lexo më shumë

Ferma e familjes Ndregjoni

 

Ashtu si për të gjithë shqiptarët e tjerë, vitet nëntëdhjetë e gjetën familjen e Haziz Ndregjonit në Brezhdan të Dibrës në një huti e konfuzion të plotë. Hazizi kishte shërbyer për vite e vite si punonjës në ndërmarrjen bujqësore të asaj kohe. Fëmijët akoma të vegjël, pa ndonjë zanat, fare pak tokë. Shpresë dhe frikë për të ardhmen. Vuri pak blegtori si fillim, një lopë, një kalë dhe 20 kokë dhen.…

Lexo më shumë

Ndërtimi i HEC-eve në Bulqizë, me ndikim në mjedis dhe në konflikt me banorët

Shumë projektet për ndërtim HEC-esh në zonën e Bulqizës kanë sjellë përplasje mes banorëve dhe kompanive koncesionare. Shkak për një përplasje të tillë kanë qenë mos konsultimi me banorët dhe ndikimet në mjedis që kanë këto projekte. Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëhet me dije se në Bulqizë janë 9 projekte për ndërtim HEC-esh që pritet të vihen në zbatim dhe 28 projekte të tjera që janë në ndërtim e sipër.

Lexo më shumë

Rrugët lidhëse me Rrugën e Arbrit në Katër Grykët, Muhur e Luzni për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit historik e malor të kësaj zone

Agim Totraku duke mbajtur referimin.

Me përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse me aksin kryesor të Rrugës së Arbërit do t’i jepet një hop zhvillimit të mëtejshëm jo vetëm ekonomisë, por dhe zhvillimit tëturizmit historik e malor të kësaj treve.

SHTRIRJA GJEOGRAFIKE
Në perëndim të trevës së Dibrës e në lindje të Matit, në zemër të masivit malor që i bashkon këto dy treva me tradita e me histori, që shkojnë deri thellë në histori, brenda një kështjelle madhështore natyrore e legjendare, shtrihen Katër Grykët.…

Lexo më shumë

Vjeshtë në Dibër

Foto: Plantacion mollësh në Dibër. Foto: Fotot marrë nga Facebook/Dibra Traditë dhe Turizëm

Molla në Dibër ze një vend të rëndësishëm në kulturat drufrutore. Bashkë me qershinë ata kryesojnë listën me nga 450 hektarë gati secila. Në renditjen varietore të mollës, vendin e parë e zë Starkingu me gati 40 përqind të sipërfaqes. Pastaj vjen Goldeni me gati 30 përqind e më pas Green Smithi me 15 përqind të totalit. Diferencën e bëjnë varitetet e tjera.

Lexo më shumë

Përmirësimi dhe ndërtimi i rrugëve lidhëse me Rrugën e Arbërit të njësive Administrative të Klosit e Burrelit për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit të kësaj zone.

Në foto: Sali Bushi duke mbajtur referimin.

Bashkitë e Klosit dhe Burrelit së bashku me fshatrat të cilat bëjnë pjesë në këto bashki vendosen në pjesën perëndimore të Qarkut të Dibrës. Në Bashkinë e Klosit bëjnë njësitë administrative Klos, Xibër, Suç e Gurrë, ndërsa në Bashkinë e Burrelit bëjnë pjesë njësitë administrative Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis e Ulëz dhe fshatrat që bëjnë pjesë në këto njësi administrative.…

Lexo më shumë
1 2 3 4 5 6